Nga “ethet” e garës, te misioni politik/ Flasin 3 nënkryetarët e sapozgjedhur të PD-së
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...

Qeveria izraelite ka miratuar planet për ndërtimin e pothuajse 5.300 shtëpive të reja në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha një grup monitorues më 4 korrik. Ky është vendimi i fundit në fushatën për përshpejtimin e zgjerimit të vendbanimeve, që synon të çimentojë kontrollin izraelit mbi këtë territor dhe të parandalojë krijimin e një shteti palestinez në të ardhmen.
Vendimi për vendbanimet kërcënon të rrisë edhe më shumë tensionet në Bregun Perëndimor, ku ka pasur rritje të dhunës që kur shpërtheu lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Grupi monitorues kundër vendbanimeve, Peace Now, tha se Këshilli për Planifikim të Lartë i Qeverisë izraelite ka miratuar apo avancuar planet për 5.295 shtëpi në dhjetëra vendbanime në Bregun Perëndimor.
Ky grup monitorues tha se Izraeli ka miratuar kapjen më të madhe të tokës në Bregun Perëndimor në më shumë se tri dekada. COGAT, trupi izraelit i mbrojtjes që mbikëqyr Këshillin e Planifikimit, nuk është përgjigjur për koment pas publikimit të këtyre informacioneve nga Peace Now.
Qeveria izraelite e Benjamin Netanyahut është e dominuar nga kolonët dhe mbështetësit e tyre. Ministri i financave, Bazalel Smotrich, është kolon dhe atij i është dhënë përgjegjësia për hartimin e politikave për vendbanimet. Ai ka thënë se zgjerimi i shpejt i vendbanimeve pjesërisht po bëhet për t’u siguruar që një shtet palestinez të mos mund të krijohet në të ardhmen.
Në muajt e fundit, dhuna është përshkallëzuar dhe janë regjistruar më shumë se 1.000 sulme të kolonëve ndaj palestinezëve, duke shkaktuar vdekje, dëmtim të pronave dhe në disa raste, duke detyruar palestinezët që të largohen nga fshatrat.
Palestinezët duan që Bregu Perëndimor, Jerusalemi Jugor – zona që u morën nën kontroll nga Izraeli gjatë luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967 – të jenë pjesë e shtetit të tyre të pavarur.
Vendimi për ndërtimin e shtëpive të reja për kolonët mund të zemërojë aleatin e Izraelit, Uashingtonin, që është shprehur kundër vendbanimeve, por ka bërë pak për t’i bërë presion Izraelit për këtë çështje.
Ndërkaq, çështja e shtetësisë palestineze është pjesë e një përpjekje për zgjidhje afatgjatë për Gazën. SHBA-ja e ka ngritur idenë që Autoriteti Palestinez, me bazë në Bregun Perëndimor, të qeverisë me Gazën pasi të përfundojë lufta dhe ka bërë thirrje që të ringjallet procesi i paqes, që do të çonte në krijimin e shtetit palestinez.
Këto ide i ka kundërshtuar fuqishëm kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./ REL
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i tha të enj...
Partia franceze e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëta...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë...
Mbylli sot punimet forumi për sigurinë dhe mbrojtjen n...
Një gjykatë ruse e ka dënuar qytetarin amerikan, Rober...
Forcat izraelite dhe grupi militant Hebzollah me bazë ...
Festa e 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të ...
Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedh...
Grupi libanez Hezbollah thotë se i ka hedhur mbi 200 raket...
Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh n...
Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për ...
Katër korriku, Dita e Pavarësisë, është një festë fede...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi ...
Partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar është pa...
Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet të mërkur...
Të mërkurën forcat izraelite kryen sulme në pjesën qëndror...
Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra të mërkurën ...
Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin...
Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen më 4 ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kry...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...