Një vit pas marrjes së pushtetit, a do të qëndrojnë talibanët?
Një vit pas rrëzimit të Qeverisë afgane të njohur ndërkomb...

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin për deklaratat që kanë qarkulluar në Kosovë e Serbi, ku përmenden lufta dhe konflikti. BE e ka bërë të qartë, se "do t'i cilësojë përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.
Tri ditë para takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi që zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Bashkimi Europian kërkon nga palët përmbajtje nga retorika nxitëse.
Kurti e Vuçiq takohen më 18 gusht në Bruksel të ftuar nga kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell për të diskutuar "të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve”, siç thuhet në një komunikatë të BE-së.
"Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimor paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të cilësohen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri te ndonjë rritje e tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në një deklaratë për mediat të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano. BE-ja kërkon nga të dyja palët që duhet "menjëherë t'u japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgjegjësi”.
Kurti: Pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ditë më parë tha se "më datën 31 korrik, kur serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë "pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur në veri të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga ana tjetër tha se ai "ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet "likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar serbëve që jetojnë në Kosovë. Këto deklarime dhe zhvillimet që ndodhën në veri të Kosovës me 31 korrik, nxitën Bashkimin Europian të reagojë duke thënë se BE-ja pret që dy liderët t'i diskutojnë të gjitha temat sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.
"Bashkimi Europian rikujton se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë, e cila do t'i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Stoltenberg, në takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin
Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të takojë ndarazi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Më pas do të ketë konferenca për media. Pas zhvillimeve të 31 korrikut në veri të Kosovës, Stoltenberg tha se "NATO-ja me misionin e saj në Kosovë, KFOR, është e përgatitur të ndërhyjë nëse do të rrezikohej stabiliteti në vend”. "Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes demokracisë. Misioni i NATO-s, KFOR, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi në "Twitter" Stoltenberg, pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ku tha se ka biseduar lidhur me "tensionet e fundit në veriun e Kosovës”.
Më 31 korrik serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës duke kundërshtuar kështu një vendim të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave.
Pas ndërhyrjes ndërkombëtare, qeveria e Kosovës vendosi që vendimin e reciprocitetit ta shtyjë për një muaj deri më 1 shtator, ndërkohë që serbët lokal hoqën barrikadat nga rrugët./Dw
Një vit pas rrëzimit të Qeverisë afgane të njohur ndërkomb...
Dyzetedy shtete nga e mbarë bota kanë nënshkruar një dekla...
Zjarrfikësit ende po luftojnë me flakët në një treg të mad...
Pushtimi rus i Ukrainës ka ndërprerë zinxhirët globalë të ...
Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët...
Një zjarr masiv në verilindje të Spanjës u përhap me s...
Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po të Italisë ësh...
Shkrimtari Salman Rushdie është "në rrugën e rimëkëmbj...
Një delegacion i Kongresit amerikan mbërriti të dielën...
Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të ...
Ukraina synon më shumë depo armësh ruse, ndërsa frika për ...
Bashkimi Europian ka akuzuar talibanët se "kanë dështuar t...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se forcat ...
Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një z...
Sipas shifrave zyrtare, prindërit i financojnë fëmijët e t...
Konfiskimi i dokumenteve të klasifikuara të qeverisë ameri...
Një sulm terrorist me armë zjarri në Izrael ka shkaktuar p...
Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrim...
Pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pronar...
Sulmi me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie u dënua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...