Presidenti Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të riklasifikuar marihuanën
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ...

Bashkimi Europian do t’i japë Ukrainës një kredi pa interes në vlerë prej 90 miliardë eurosh për ta ndihmuar financimin e vendit të shkatërruar nga lufta, pasi dështoi të arrijë një marrëveshje për një propozim që synonte përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur nevojat ekonomike dhe ushtarake të Kievit në vitet në vijim.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, shkroi në "X" më 19 dhjetor se fondet do të jenë për vitin 2026 dhe 2027.
“Ne premtuam dhe e realizuam”, tha ai.
Zyrtarët e BE-së nisën takimin më 18 dhjetor lidhur me arritjen e një pajtimi për çështjen e financimit. Bisedimet u përqendruan në një propozim që parashihte përdorimin e dhjetëra miliarda eurove nga asetet të ngrira ruse për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës.
Megjithatë, shqetësimet ligjore bënë që disa vende anëtare të bllokut të mos e pranonin këtë propozim. Në vend të saj, u arrit marrëveshja për kredinë, e cila bazohet në huamarrje në tregjet e kapitalit dhe mbështetet nga “rezerva buxhetore e BE-së”, term që rëndom përdoret për të përshkruar kapacitetin shtesë të huamarrjes.
“Pas diskutimeve të gjata, është e qartë se kreditë për reparacione do të kërkojnë më shumë punë, pasi udhëheqësve u nevojitet më shumë kohë për t’i shqyrtuar detajet”, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së.
Financimi për Ukrainën është shndërruar në një çështje madhore për bllokun prej 27 anëtarësh, teksa Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar mbështetjen e tyre financiare dhe shtete si Hungaria po shtyjnë përpara idenë e reduktimit të financimit.
Nga ana tjetër, Polonia e krahasoi situatën me një zgjedhje mes “parave sot ose gjakut nesër”.
Samiti i BE-së u mbajt pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi ashpër udhëheqësit e bllokut, duke përdorur një term që mund të përkthehet si “derrkuc”. Ai përsëriti pretendimet se Moska përmes forcës do të arrijë qëllimet e saj në luftën në Ukrainë nëse një nismë amerikane për paqe nuk prodhon një marrëveshje që i plotëson kërkesat e Rusisë.
Putin pritet të mbajë konferencën e tij vjetore për shtyp më vonë, më 19 dhjetor, ku ka gjasa të flasë edhe për propozimin lidhur me asetet. Rusia ka kërcënuar me veprime të gjera ligjore për çdo përdorim të aseteve të saj të ngrira.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në samit, duke u thënë udhëheqësve se propozimi për një kredi të mbështetur nga asetet e ngrira ruse, që aktualisht mbahen në BE, është i preferueshëm, por që në fund nuk ka rëndësi mënyra se si shfrytëzohen fondet, përderisa gjendet një zgjidhje.
“Nëse në pranverë Ukraina nuk e merr financimin përkatës – që në rast paqeje, do të përdorej për rindërtimin e vendit dhe në rast të vazhdimit të luftës në prioritete të tjera, para së gjithash në ndërtimin e dronëve – prodhimi i dronëve në Ukrainë do të ulet ndjeshëm”, u tha ai gazetarëve gjatë një konference, pasi mori pjesë në samit.
Ai shtoi se Ukraina aktualisht përballet me një mungesë të ndihmës së huaj prej rreth 53 deri në 59 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm.
Shtetet perëndimore e kanë mbështetur Ukrainën e shkatërruar nga lufta përmes mbështetjes së drejtpërdrejt buxhetore dhe ndihmës ushtarake, që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj gati katër vjet më parë. Por, periudha e ardhshme mund të jetë ndryshe.
SHBA-ja ka sinjalizuar që me shumë gjasë nuk do të dërgojë para, duke ia lënë barrën BE-së dhe vendeve të tjera të G7-ës që të intensifikojnë përpjekjet dhe ta bëjnë këtë sa më shpejt.
Rreth 140 miliardë euro të asteve shtetërore ruse mbahen në kompaninë e tregjeve financiare Euroclear, me seli në Belgjikë, ndërkaq 25 miliardë euro shtesë të aseteve mbahen nëpër banka në mbarë BE-në, kryesisht në Francë, por edhe në një bankë private belge, në Qipro dhe Gjermani.
Kredia për reparacione është pjesë e një pakete më të gjerë financiare, e cila kap vlerën e 210 miliardë eurove, sipas Komisionit Europian. Kjo paketë përfshin po ashtu edhe 45 miliardë euro që do të përdoren për të shlyer një kredi që G7 i dha Ukrainës më 2024.
Ndërsa shumica e 27 vendeve anëtare të BE-së janë në favor të përdorimit të aseteve për të garantuar kredinë, Belgjika frikësohet se plani mund ta lërë atë të cenueshme ligjërisht, ndërsa edhe vende të tjera, përfshirë Italinë, kanë shprehur dyshime.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se nuk do të largohej nga samiti pa një marrëveshje për mënyrën se si do të financohet Ukraina gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri një paralajmërim të ashpër më herët gjatë javës, duke thënë se dështimi do të nënkuptonte se “aftësia e BE-së për të vepruar do të dëmtohej rëndë për vite me radhë, në mos edhe më gjatë, dhe se do t’i tregonim botës se jemi të paaftë të qëndrojmë së bashku dhe të veprojmë në një moment kaq vendimtar të historisë sonë”.
Gjatë një fjalimi në një ngjarje të Ministrisë ruse të Mbrojtjes më 17 dhjetor, Putin tentoi të fajësonte Europën dhe Ukrainën për dështimin e çdo përpjekjeje për paqe, duke u shprehur se Rusia do të marrë me forcë më shumë territor, nëse Kievi dhe udhëheqësit europianë, që ai i cilësoi si “derrkucë”, nuk e ndjekin qasjen e duhur ndaj propozimeve amerikane.
“Nëse pala kundërshtare dhe sponsorët e saj të huaj refuzojnë të angazhohen në diskutime thelbësore, Rusia do ta arrijë çlirimin e tokave të saj historike me mjete ushtarake”, tha Putin, duke hedhur poshtë çdo propozim që i kërkon Moskës të bëjë lëshime territoriale.
Aktualisht, Moska kontrollon gati një të pestën e territorit të Ukrainës, dhe zyrtarët rusë vazhdimisht kanë deklaruar se nuk do të bëjnë kompromis lidhur me pesë rajonet ukrainase që Putin, pa asnjë bazë, pretendon se janë ruse.
Një çështje që palët kanë mospajtim në negociatat ku është përfshirë SHBA-ja, Ukraina, Europa dhe Rusia, është pjesa e rajonit të Donjeckut që ende mbahet nën kontroll nga forcat ukrainase./ Rel
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ...
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Liban tha kët...
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që v...
Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, njoftoi se rak...
Në Komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje mortore dhe sipa...
Në samitin e fundit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor,...
Një ish-anesteziolog është dënuar me burgim të përjetshëm ...
Estonia ka raportuar se tre roje kufitare rusë hynë dhe që...
Kremlini ka deklaruar sot se Rusia do të kontaktojë me Sht...
Prokuroria Speciale e Kosovës të enjten ka ngritur aktakuz...
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e ...
Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbledhur të enjten n...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka deklaruar ...
Arrestimi arbitrar i qindra protestuesve të gjeneratës Z n...
Bisedime të reja midis të dërguarve rusë dhe amerikanë mbi...
Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se bllokada detare e shp...
Bashkimi Europian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masa...
Asetet e ngrira janë fonde financiare ose prona që pronari...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka paralajmëruar për...
Një i dyshuar është arrestuar në lidhje me një sulm kibern...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë po shko...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...