Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Më të mirën për momentin më të rëndësishëm të jetës. Pse të mos e sjellësh fëmijën në jetë në Amerikën e Jugut, fare pa stres, të përgatitur më së miri dhe plotësisht të relaksuar? Për 3.500 dollarë, një shumë qesharake për paketën standarde, 7.500 dollarë për paketën Relaks 24/7, apo për 15.000 dollarë për versionin luksoz me shofer, babysitter dhe kurs spanjishteje?
Për gratë shtatzëna ruse që ndeshin në faqen e internetit "ArgentinaFamily", kjo ëndërr është e arritshme. Dhe sikur të gjitha këto të mos ishin sa duhet të mahnitshme, në faqen e agjencisë lexon edhe për fitoren shtesë: "Merrni një pasaportë të dytë, që në asnjë vend të botës nuk jepet kaq shpejt dhe që i mundëson të gjithë familjes suaj hyrjen pa viza në më shumë se 170 vende."

Pronarja e agjencisë "ArgentinaFamily” është 26-vjeçarja ruse Elena Kuklina, me banim në Buenos Aires, e cila aktualisht ka probleme me drejtësinë argjentinase. Para pak kohësh hetuesit e kthyen përmbys apartamentin e saj luksoz me qira në lagjen e zgjedhur Puerto Madero në portin e Buenos Airesit dhe sekuestruan 66.920 dollarë, laptopë dhe celularë. Policia e kishte në vëzhgim atë që nga dhjetori. Nga njëra anë Kuklina thuhet se ka përfituar duke manipuluar me fondet publike, por mbi të gjitha duhet të ketë falsifikuar dokumente për hyrjen në vend të më shumë se 70 grave shtatzëna ruse. Agjencia e saj thuhet se ka dhënë informacione false mbi vendet e banimit, me qëllim që të jepej më shpejt nënshtetësia. Po zhvillohen hetime edhe lidhur me shitjen e certifikatave të lindjes dhe kartave të identitetit shtetasve rusë. "Është një biznes prej miliona dollarësh”, thotë Florencia Carignano.
Pasaporta shumë e lakmuar argjentinase
Carignano është prej më shumë se tri vjetësh shefe e shërbimit të imigracionit në Argjentinë. Vetëm e qetë ajo nuk është, kur pyetet për makinacionet e rrjeteve si "ArgentinaFamily". Rreth 10.500 gra shtatzëna erdhën në Argjentinë nga Rusia vitin e kaluar dhe për këtë vit parashikohet dyfishi i numrit. Gjë që në vetvete nuk do të ishte problem, thotë ajo sepse "kushdo që dëshiron të qëndrojë në vendin tonë është shumë i mirëpritur. Problemi është se shumë gra ruse nuk qëndrojnë këtu, ato thjesht marrin pasaportat dhe shkojnë në vende të tjera. Dhe ne më pas zbulojmë tre spiunë rusë në Slloveni me pasaportë argjentinase. Kjo është frika jonë."

"Kohët e fundit ne kontrolluam 33 gra shtatzëna ruse, që kishin treguar si vendndodhjen e tyre një hotel me pesë yje dhe arritëm të gjenim gjithsej tri prej tyre", thotë Florencia Carignano. Në kohën e agresionit rus kundër Ukrainës pasaporta argjentinase është në fakt si një lloj "jackpoti" për shumë rusë. Fëmijëve të lindur në Argjentinë u jepet automatikisht shtetësia argjentinase. Nëna dhe babai më pas mund të aplikojnë lehtësisht për shtetësi. Me "pasaportë” argjentinase ke mundësi të hysh pa viza në 171 vende. Gjë që ka vënë në lëvizje qeverinë amerikane, sepse kushdo që ka një pasaportë argjentinase mund të aplikojë për një leje qëndrimi dhjetëvjeçare në SHBA.
"Turistët e rremë” pengohen të hyjnë në vend
Dhjetë ditë më parë autoritetet argjentinase ua refuzuan fillimisht hyrjen gjashtë grave shtatzëna ruse. Florencia Carignano kujton: "Gratë, që mbërritën këtu në aeroport në javën e 33-të të shtatzënisë, ishin vetëm, nuk kishin para dhe as një fluturim kthimi të rezervuar". Më pas policët u bënë disa pyetje. "Por ato nuk ishin në gjendje të na thonin as se ku donin të shkonin në Buenos Aires, apo cilin hotel kishin rezervuar, adresat nuk ishin të sakta ose nuk ekzistonin fare. Dhe për ne ishte e qartë, se kishim të bënim me „turistë të rremë". Pra, ata nuk kishin ardhur këtu për turizëm."

Në fakt nuk është e ndaluar, që gratë që hyjnë në Argjentinë të lindin aty, por për këtë kërkohet një vizë e posaçme. Shefja e shërbimit për emigracionin në Argjentinë thotë se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës para një viti, ata kanë pasur një profil të qartë të njerëzve, që migrojnë në Argjentinë: gra nga Rusia, shumë prej tyre shtatzëna, shpesh vetëm dhe me mjetet e duhura financiare për të marrë një leje qëndrimi. Me fluturime të linjave Turkish ose Ethiopian Airlines, Emirates ose KLM. Dhe një "paketë” të rezervuar me një agjenci, që garanton shtetësinë argjentinase në kohë rekord.
Prokurori, që drejton hetimet për bandat kriminale të turizmit për arsye lindjeje, Federico Delgado, nuk mund të thotë asgjë për DW për procedimet që janë në vazhdim. Por Delgado e bën të qartë: "Hetimet tona ligjore në radhë të parë s´kanë të bëjnë me hyrjen e ardhshme të grave shtatzëna ruse, përderisa ato i plotësojnë kërkesat e autoriteteve për hyrjen në vend. Argjentina ashtu si me shumë vende të tjera, ka edhe me Rusinë një marrëveshje, që rregullon hyrjen për disa muaj”.
Për prokurorin nuk është vetëm perspektiva e një pasaporte, ajo që tërheq shumë gra shtatzëna ruse në Argjentinë. Vendi i Amerikës së Jugut e sheh veten edhe si një vend "krahëhapur", si një vend klasik imigracioni ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, me një histori të gjatë imigrimi në fillimin dhe mesin e shekullit të 20-të. Mbi të gjitha kujdesi mjekësor është i shkëlqyer.

"Sistemi shëndetësor shtetëror ashtu si dhe ai privat në Argjentinë janë shumë të mirë, saqë nuk kanë nevojë të kenë frikë nga krahasimi me Europën Jugore. Kjo dhe fakti që Argjentina është shumë e lirë për ata, që mund të paguajnë me dollarë, shpjegon se përse kaq shumë gra nga ana tjetër e botës dëshirojnë të lindin këtu”.
Në metropolin milionësh Buenos Aires tetë spitale janë bërë pika kontakti për gratë shtatzëna ruse. Për shembull spitali publik dhe falas Fernández, ku vizitat mjekësore pacientet e reja janë rritur me 50 për qind në tre muajt e fundit. Ose spitali privat Sanatorio Finochietto, ku në dhjetor një ndër tri foshnje ka lindur nga prindër rusë. Florencia Carignano është e lumtur për nënat, por ajo po ashtu thotë: "Nuk mund ta kthejmë vendin tonë në shtëpi lindjeje për të gjithë botën”./DW
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International...
Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, valën e sëm...
Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë s...
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk la a...
Ministri federal i Punës, Hubertus Heil, nuk pret që n...
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Disa persona u grumbulluan dhe shqyen posterët e presi...
Autoritetet e Bangladeshit po hetojnë shkakun e një zj...
Politikanët e krishterë në Irak po përpiqen të rrëzojn...
Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për ri...
Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë edhe përreth qytetit uk...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëme...
Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ka...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...