Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila nisi me një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, pushteti dhe opozita kujtuan sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së.
Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë.
“Nuk thuhet kot se popujt, të cilët e harrojnë historinë e tyre, rrezikojnë përsëritjen e saj. Prandaj, ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për gjithë luftën e UÇK-së, të cilën ata e bënë për vendin”, deklaroi ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Osmani tha se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbëjnë “jo vetëm kujtesën tonë për historinë më të re të Kosovës, por edhe njërën ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë i ri”.
“Kushtrimi i dhënë më 5 mars nga komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij, ishte kushtrim i mobilizimit të vajzave dhe djemve të UÇK-së, të cilët përgjatë tri ditëve të betejës në Prekaz, në një përballje heroike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, fituan përjetësinë”, tha ajo.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skënderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.
“U jemi mirënjohës përjetësisht të gjithë burrave dhe grave të UÇK-së, të cilët i dolën zot atdheut e ranë për lirinë e tij, duke u shndërruar në pjesën më të lavdishme të historisë sonë. Ata dëshmuan se përballë dhunës së skajshme, gjithmonë forcohet skajshmërisht ndjenja për lirinë, përballë synimit për ta shfarosur apo dëbuar një popull të tërë, bëhet e pamposhtur bindja e tij për të jetuar i lirë”, tha Osmani.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se lufta e familjes Jashari ishte ngjarje e pashembullt, jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë botërore.
"Një të ngjashme nuk e njeh as historia botërore. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre shekullore, në tokën e lashtë të stërgjyshërve, nga baca Shaban, e deri te Blerimi i vogël, e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën atë deri në vetëflijimin e tyre të plotë. Lufta ishte aq legjendare, sakrifica aq sublime, kurse vetëmohimi aq tronditës, saqë kombi shqiptar kaloi në një dimension tjetër të vetëdijes, kurse bota u zhvendos nga orbita e vet politike. Ky është momenti kur UÇK-ja u bë frymë dhe e përfshiu të gjithë popullin tonë”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezistenca e familjes Jashari në Prekaz, "nuk është edhe një degë më shumë në pemën të historisë moderne të Kosovës, por është vetë trungu i kësaj peme".
Ai tha se në historinë e UÇK-së dhe të vetë shtetit, rezistenca e familjes Jashari dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare e "të tilla do të mbeten përjetë".
“Pas 5, 6 dhe 7 marsit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të rritej si një ushtri vullnetarësh, në të cilën do të mobilizoheshin të gjithë ata që kishin vullnetin dhe guximin për të luftuar për çlirimin e Kosovës”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet e luftës për kauzën kombëtare.
“Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kishte pasur kurrë një Kosovë të lirë e të pavarur. Pa Adem Jasharin dhe marsin e lavdishëm të 98-ës, vështirë se do të kishte pasur një Ushtri Çlirimtare. Prandaj, vlera e kësaj Epopeje, nuk mund të kuptohet si një ngjarje në kuadrin e historisë, por si një epokë që i bën bashkë të gjitha ngjarjet”, tha ai.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në historinë e popullit të Kosovës, nuk ka asnjë ngjarje tjetër "që arrin të ofrojë dhembshurinë dhe krenarinë, në të njëjtën kohë".
“Qëllimi i shuarjes së trungut tuaj familjar, një çerek shekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së popullit shqiptar në Kosovë. Qëndresa juaj atëherë ishte rilindje jona kombëtare. Rilindja juaj sot si familje, me breza të rinj e pasardhës të Jasharëve, është qëndresë jona që na mban në rrugën përpara”, tha ai.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, u tha deputetëve se “iu kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi, dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi me të tjerat”.
Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës për ndihmën e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Të dielën në Kosovë ka nisur shënimi i manifestimit treditor të UÇK-së.
Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.
Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.
Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj dhe më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e saj./REL
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk la a...
Ministri federal i Punës, Hubertus Heil, nuk pret që n...
Të enjten e javës së kaluar, kreu i shërbimit sekret të Uk...
Disa persona u grumbulluan dhe shqyen posterët e presi...
Autoritetet e Bangladeshit po hetojnë shkakun e një zj...
Politikanët e krishterë në Irak po përpiqen të rrëzojn...
Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7...
Në prag të 70-vjetorit të vdekjes së Josif Stalinit, qëndr...
Ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunën e Tu...
Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marsh...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se do të kishte "...
Autoritetet talibane nuk kanë dhënë asnjë zotim për ri...
Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë edhe përreth qytetit uk...
Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do t...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ndjek me vëme...
Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ka...
Shtetet kanë arritur marrëveshje historike për të mbro...
Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kua...
Shumica e gjermanëve janë të mendimit, se Ukraina duhe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...