Dosja Meta/ Sot seanca në GJKKO, mbështetësit e ish-presidentit para gjykatës
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj ish-Presidentit ...

Më 3 tetor Gjermania feston ribashkimin e Lindjes dhe Perëndimit. Por si u arrit kjo? Si kremtohet kjo ditë? Dhe çfarë mendojnë sot gjermanët për bashkimin?
Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje. Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë, qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre.

Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t'i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si te fqinjët e tyre në RFGJ. Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Në vitin 1989 më në fund një valë demostratash në qytetet lindore gjermane çuan në hapjen e Murit të Berlinit – gjë që i hapi rrugën ribashkimit të dy Gjermanive RFGJ dhe RDGJ.
Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 nëntor. Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve.
Për këtë arsye nuk shihej e arsyeshme që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit.

Fare qetësisht. Kushdo që pret të shohë anembanë fishekzjarre dhe rrugë të mbushura me njerëz, do të zhgënjehet: Ndonëse thuajse në të gjitha qytetet organizohen veprimtari të ndryshme, si dita e portave të hapura apo festivale të vogla. Po ashtu çdo vit njëri nga landet e federatës organizon ceremoninë qendrore me rastin e 3 Tetorit. Zakonisht festa e madhe zhvillohet në kryeqyetin e landit organizator, e ky është pikërisht landi që në rotacion kryeson Këshillin Federal (Bundesrat).
Sivjet festa solemne zhvillohet në Saarland. Në kryeqytetin Saarbrücken nga 2 deri më 4 tetor organizohen aktivitete kulturore, turistike, evente kulinarie si dhe veprimtari me shkëmbim eksperience demokratike. Shumica e gjermanëve gëzohen që kjo është ditë pushimi.
Në fakt, prej kohësh do të duhej të kishte një monument memorial për bashkimin. Por pas diskutimesh që zgjatën gati një dekadë, më 9 nëntor 2007 Bundestagu vendosi që të krijohet "Memoriali i lirisë dhe bashkimit". Ideja ishte që përpara Forumit Humboldt në mes të Berlinit të instalohej një gjysmësferë 50 metra e gjatë – si një metaforë interaktive për demokracinë: Kur njerëzit të hyjnë në të, ajo anon në një drejtim – pikërisht në drejtimin ku shkojnë njerëzit. Por edhe sot më 2025 kjo ende nuk është realizuar. Kjo ka të bëjë me një grindje ndërmjet firmave të mandatuara dhe institucioneve përgjegjëse të qeverisë. Nëse dhe kur do të arrihet në një zgjidhje, kjo është e paqartë. Ndërkohë është vendosur vetëm bazamenti i gjysmësferës.
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve politike, sipas një sondazhi aktual të Institutit të Demoskopisë, Forsa, rezulton se Gjermania ende nuk e ka kapërcyer plotësisht ndarjen: Ndërkohë vetëm 35 për qind e të anketuarve thonë se Lindja dhe Perëndimi janë "zhvilluar thellësisht së bashku". Perceptimi në dy pjesët e vendit ka dallime të mëdha: Në Lindje 23 për qind mendojnë se gjermanët që nga viti 1990 janë bërë një popull, në Perëndim mendojnë kështu 37 për qind. Në 2019 ndjenja e unifikimit kishte nivelin më të lartë me një perceptim në kuotën 51 për qind të të pyeturve. Pyetjes së sondazhit nga Infratest dimap, se çfarë mungon për një unifikim të realizuar, 50 për qind u përgjigjën se mungon barazia e pagave, pensioneve dhe pasurisë./ DW
Policia britanike ka identifikuar të premten dy personat q...
Dronët në zonën ajrore të Gjermanisë kanë detyruar aeropor...
Skuadrat e futbollit të Manchesterit, kanë reaguar pas sul...
Kryeministri britanik, Keir Starmer foli pas takimit urgje...
Një valë moti mes stuhi po godet Greqinë perëndimore dhe p...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka paralajmër...
Shefi i Policisë së Manchesterit, Sir Stephen Watson, ndau...
Sindikatat në Francë po zhvillojnë një ditë tjetër grevash...
Kryeministri britanik, Keir Starmer pas sulmit në Manchest...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënsh...
Një sulm terrorist ndodhi këtë të enjte në një sinagogë në...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se...
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi rajonin e Marmarasë në ...
Qeveria vendos ushtarët për të siguruar infrastrukturën, p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rusia dhe alea...
Të paktën 17 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite q...
Mbrëmë në Milano, Romë, Torino e shumë qytete të tjera të ...
Ministrat e financave të G7 kanë vendosur të ndërmarrin ha...
Marina izraelite ka ndaluar një anije që transportonte ndi...
Të dhëna të dobëta për ekonominë, vlera të ulëta në sondaz...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...