"Homeland above all"/ The concert that brought together artists and the public in Pogradec
In front of hundreds of citizens and tourists, the concert...
In front of hundreds of citizens and tourists, the concert...

Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njerëzore që kur e dëgjon të bën të përjetosh shumë ndjesi bashkë, ka brenda trishtim, dhimbje, por mbi të gjitha shumë dashuri, frymëzim dhe shpresë për jetën.
Violeta dhe Ylberi janë një çift nga Kryezi të Pukës, të cilët janë të martuar prej 16 vitesh dhe nga kjo martesë kanë sjellë në jetë dy vajza të cilat, për fat të keq, për arsye të një problemi gjenetik vuajnë nga sindromi i Lennox Gastatut që karaterizohet nga epilepsi në moshë të hershme dhe në forma te ndryshme të konvulsioneve dhe prej vitesh janë edhe të paralizuara, pra në pamundësi fizike për të lëvizur dhe kujdesur për veten e tyre.
Por, pavarësisht gjithçkaje, ata për asnjë çast, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk kishin rreshtur së kërkuari dhe shpresuari për një shtatzëni në të cilën fetusi të mos ishte i prekur nga ky sindrom gjenetik. Derisa më në fund, në Qershor të vitit 2021, pasi kishin trokitur dhe vizituar shumë qendra dhe klinika të ndryshme por pa marrë asnjë zgjidhje, ata u paraqitën në Spitalin Hygeia dhe kryen konsultën e tyre të parë me mjekun Dr.Hakan Satiroglu.
Nga ekzaminimet e mëparshme të dy fëmijëve ishte konstatuar se ata kanë mutacion gjenetik homozigot të gjenit KTCD3 c.1547C>Gp.Ser516, dhe të dy prindërit janë mbartës të këtij gjeni, raste këto që janë shumë të rralla, mund të ndodhin vetëm 1 në 1 milion raste. Pasi u zbulua që prindërit janë mbartës të këtyre gjeneve prof.Hakani ju rekomandoi të kryenin proçedurën e IVF (In Vitro Fertilisation) me PGD (Preimplatation Genetic Diagnosis) dhe NGS. PGD është një analizë që shërben për testimin gjenetik të embrioneve përpara implantimit në uterusin e nënës.
Pavarësisht vështirësive që paraqiste ky rast, falë punës dhe eksperiencës së laboratorit dhe mbi të gjitha falë përkushtimit dhe profesionalizmit të dr.Hakan Satiroglou dhe të gjithë ekipit, u arritën të gjendeshin 2 embrione të shëndetshme që u transferuan te nëna dhe sot pas 9 muajsh pritje, më në fund, mes emocionesh dhe lotëve të gëzimit, Violeta dhe Ylberi mbajnë në krahë vajzën e tyre, Lunastella.
Siç thotë edhe prof.Hakani, sot, ne jemi krenarë që kemi qënë pjesë e këtij rrugëtimi sa të vështirë po aq edhe të bukur, sepse janë pikërisht raste të vështira si ky që na bëjnë të besojmë cdo ditë e më shumë te shkenca dhe mjekësia./CNA.al
Public Health expert, Erion Dasho, has shown what awai...
Ndonëse shumë ekspertë të shëndetësisë kishin paralajm...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri së fundmi një ...
Disruption of the child's sleep has many reasons that ...
Në ditët e sotme, ne kemi qasje të lehtë në substancat...
The Ministry of Health has published the new data rega...
Tirana mirëpret Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për...
A large number of people are dealing with the lack of medi...
Do you want to know how to strengthen your immune syst...
The World Health Organization has called for vigilance...
The Minister of Health and Social Protection has visited t...
According to scientists, the use of e-cigarettes could cau...
Një shishe me uthull molle në frigoriferin tuaj është në f...
The Ministry of Health has published the data of the p...
Shpesh njerëzit me probleme të caktuara fillojnë të pinë d...
Nuk është vetëm dieta dhe ushtrimet fizike, ato që ndi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Nëse vuani nga ankthi, ai mund të jetë mjaft dobësues. Ës...
Njerëzit mund të pinë alkool dhe të humbasin peshë, thonë ...
Quitting smoking can be difficult. But now scientists hav...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...