The Ministry of Health releases the figures/ How many cases have been confirmed with Covid-19
The Ministry of Health and Social Protection has publi...

Nuk është vetëm dieta dhe ushtrimet fizike, ato që ndikojnë në ekuilibrin energjetik të trupit tonë. Një faktor i lidhur ngushtë me metabolizmin energjetik të trupit tonë është ritmi cirkadian, një lloj ore biologjike që rregullon ciklet gjumë-zgjim, uri-ngopjes, dhe nivelet e hormoneve gjatë gjithë ditës.
Çoroditja e tij, duke ndryshuar kohën e ngrënies, mund të ndryshojë ekuilibrin e energjisë. Kështu thotë një grup studiuesish në një studim të botuar së fundmi në “Cell Metabolism”, duke vënë në dukje se ngrënia në orët e vona e rrit rrezikun e shtimit të peshës trupore.
Për të kuptuar punën e studiuesve ia vlen të kujtojmë shkurtimisht disa mekanizma bazë që rregullojnë urinë dhe konsumin e energjisë në trup. Në rregullimin e urisë angazhohen 2 hormone që transmetojnë impulse të fuqishme në tru, duke na bërë të ndihemi të ngopur ose të uritur.
Ato bartin mesazhe kontradiktore: njëra, leptina, është hormoni i prodhuar nga indi dhjamor. Ajo i kalon trurit mesazhin e ngopjes. Tjetra, grelina, prodhohet nga stomaku dhe stimulon oreksin dhe i transmeton trurit mesazhin e urisë.
Kur ushqehemi, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse futim në trupin tonë energji e cila transformohet gjithmonë, dhe bëhet e dobishme për të gjitha aktivitetet që trupi ynë duhet të kryejë gjatë pushimit por edhe aktivitetit fizik. Ose kur është shumë në raport me nevojat dhe kërkesat, depozitohet në formën e yndyrës, veçanërisht në nivelin e indit dhjamor, që luan një rol themelor në rregullimin e bilancit të energjisë.
Studimi përfshiu 16 njerëz me një indeks të masës trupore (BMI) në rangun e mbipeshës ose obezitetit. Para eksperimentit, pjesëmarrësve iu kërkua të flinin për një numër fiks orësh për 2/3 e javës, dhe të konsumonin një dietë të planifikuar për 3 ditët e fundit.
Secili iu nënshtrua këtyre 2 protokolleve për 6 ditë: në një eksperiment, ku u respektua një orar i rreptë prej 3 vaktesh në ditë në kohë normale. Në tjetrin, të treja vaktet ishin të njëjta, por u vonuan me rreth 4 orë në krahasim me të parën.
Qëllimi i studiuesve, ishte të kuptonin efektet e shkaktuara nga oraret e ndryshme të vakteve ushqimore, dhe sidomos mekanizmat e përfshirë në marrjen e energjisë, shpenzimin e saj, si dhe rregullimin molekular të metabolizmit të indit dhjamor.
Sipas asaj që është vënë re, të ngrënit vonë në mbrëmje dyfishon shanset për të qenë më të uritur në krahasim me të ngrënit më herët, dhe me një rritje të dëshirës për ushqime të kripura, produkte qumështi dhe perime, gjë që në fakt korrespondon me uljen e nivelit të leptinës në gjak.
Po ashtu, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes redukton shpenzimin e energjisë dhe temperaturën mesatare të trupit gjatë 24 orëve, veçanërisht gjatë 4 orëve të fundit të gjumit. Për të testuar nëse oraret e ngrënies kishin pasoja në nivelin molekular, u krye një biopsi nën lëkurën e indit dhjamor të bardhë tek një nëngrup pjesëmarrësish në studim. Dallime statistikisht të rëndësishme u vunë re në shprehjen e gjeneve të përfshira në metabolizmin e lipideve.
Në veçanti, të ngrënit në orët e vona, bën të zbehet shprehja e gjeneve përgjegjëse për zbërthimin e lipideve dhe lipolizës, si dhe gjeneve që pengojnë procesin e adipogjenezën. Ndërkohë u zbulua një rregullim i tepruar në gjenet përgjegjëse për sintezën e lipideve.
Kjo sugjeron se shumë më pak yndyrë arrin të “tretet” duke u grumbulluar në sasi më të mëdha tek ata që hanë zakonisht në darkë, në orët e vona të mbrëmjes. Nga ana tjetër, studiuesit nuk vunë re ndryshime të rëndësishme në lidhje me gjumin. Edhe pse kohëzgjatja dhe madhësia e kampionit të ekzaminuar ishin të kufizuara, parametrat e gjetur janë në përputhje me studime të ngjashme.
Kësisoj, studiuesit thonë se nevojiten më shumë studime afatgjata për të kuptuar nëse ndryshimet e vëzhguara fiziologjike dhe molekulare janë të qëndrueshme për një periudhë afatgjatë. Gjithashtu ata synojnë të testojnë nëse gjenet që kanë treguar ndryshime në shprehjen e tyre, mund të jenë objektiva të barnave kundër obezitetit./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Nëse vuani nga ankthi, ai mund të jetë mjaft dobësues. Ës...
Njerëzit mund të pinë alkool dhe të humbasin peshë, thonë ...
Quitting smoking can be difficult. But now scientists hav...
Shumë meshkuj do të jenë shumë të njohur me atë se si duke...
Lëkura e zhveshur është vetëm një klikim larg këtyre ditëv...
Seksi efikas është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë ( pra th...
Shqetësimet për peshën e Adoleshentëve arrijnë kulmin në m...
Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të n...
As part of the activities of Pink October, the month o...
US regulatory agencies said Friday that the BQ.1 and B...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
If you are lucky enough to live to the age of 80, then you...
Nutritionist Diola Dosti has warned about the dangers of m...
Renowned psychotherapist David J. Lieberman described 6 co...
Holding a small ball in your hands is one of the most ...
The numbers of people infected with Covid 19 are decre...
Ngrihet Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor. Në Mi...
In Albania, breast cancer has an increasing trend. During ...
When should you exercise after eating? Not surprisingl...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...