Breast cancer increasing trend in Albania
In Albania, breast cancer has an increasing trend. During ...

Ngrihet Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është mbajtur mbledhja e parë e këtij komiteti, ku janë zgjedhur drejtuesit e tij. Në kuadër të zbatimit të Ligjit të ri të Kujdesit Spitalor në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e Komitetit për Planifikimin Kombëta Spitalor, një organ këshillimor ekspertësh të cilët do të kontribuojnë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor, që do të shërbejë për implementin e autonomisë spitalore.
“Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor është krijuar për të mbështetur ndërtimin dhe hartimin e një plani kombëtar për spitalet, me ekspertizën e të gjithë ekspertëve, të cilët janë ftuar të jenë pjesë e këtij Komiteti Këshillimor, i cili ka për detyrë dhe funksion të tij të miratojë këtë plan por edhe të kontribuojë aktivisht në hartimin e këtij Plani Kombëtar Spitalor”, bëri me dije Manastirliu.
Duke folur për rolin e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, Manastirliu tha se duhet të hartojnë dhe miratojnë në një kohë sa më optimale Planin Kombëtar Spitalor, një plan 10 vjeçar që do të transformojë shërbimin spitalor në vend.
“Ky plan kombëtar ka një rëndësi parësore. E para në aspektin e një dokumenti strategjik për zhvillimin spitalor në vendin tonë. E dyta për kombinimin e këtij Plani Kombëtar Spitalor me planin e burimeve tona njerëzore, një plan i cili është duke u hartuar dhe do të shkojë paralel me projeksionet të cilat ne do të ndërtojmë në këtë Plan Kombëtar Spitalor; nevojën për investime afatgjata në sistem përsa i përket infrastrukturës spitalore; padyshim edhe nevojën për t’u adaptuar me ndryshimet demografike, me ndryshimet epidemiologjike, me barrën e sëmundshmërisë apo me elementë të tjerë socio-ekonomik që kanë vlerë të pasqyrohen në një plan afatgjatë të shërbimit spitalor në Shqipëri. Besoj fort që përpjekja jonë e përbashkët do të na çojë në realizimin e një dokumenti, i cili do të jetë një gur themeli për zhvillimin spitalor në vend”, tha Manastirliu.
Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor është një organ këshillimor i përbërë nga 9 anëtarë, për një mandat 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë dhe ka në përbërje: Prof. Arben Gjata, Prof. Anila Godo, Prof. Kozeta Sevrani, Prof. Arben Baboçi, Prof. Mihal Tase, Prof. Orion Glozheni, Prof.Ass. Edmond Zaimi, Prof. Ass. Durim Çela, dhe Prof.Ass. Alban Ylli.
Në mbledhjen e parë të Komitetit është votuar si kryetar Prof. Arben Baboçi dhe nën/kryetare Prof. Kozeta Sevrani.
Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor mblidhet me kërkesë të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe ka këto funksione:
- Analizon situatën aktuale të shtrirjes së shërbimit spitalor në vend.
- Vlerëson nevojat dhe kapacitetet spitalore bazuar në kriteret territoriale, demografike, socio-ekonomike, barrën e sëmundshmërisë si dhe plotësimin e kërkesave didaktike dhe shkencore të edukimit mjekësor.
- Paraqet për shqyrtim pranë Ministrit, Planin Kombëtar Spitalor.
- Jep mendime për çeshtjet e përcaktuara në Ligjin për Shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe për çeshtje të tjera që lidhen me politikat spitalore të kërkuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë./CNA.al
In Albania, breast cancer has an increasing trend. During ...
When should you exercise after eating? Not surprisingl...
We know that vitamin C, or ascorbic acid as it is know...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Staying in shape is not just a matter of sports. In fa...
The investment for the new operating block and the obstetr...
Produktet për rregullimin e flokëve mund të rrisin ndj...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Gjiroja ose sufllaqja është një ushqim i shpejtë mjaft i p...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Does the combination of banana and garlic seem strange to ...
As we age, our likelihood of developing a serious heal...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
It's easy to assume that you'll be able to sneeze whenever...
Today, the new academic year has started in all universiti...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
A new study has found that some men may have an allergic r...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
In the Regional Hospital of Berat, the Chemotherapy Un...
According to a survey, about 7 out of 10 people on Sunday ...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...