"Homeland above all"/ The concert that brought together artists and the public in Pogradec
In front of hundreds of citizens and tourists, the concert...
In front of hundreds of citizens and tourists, the concert...

Tirana mirëpret Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për Rininë, organizuar si një bashkëpunim i Zyrës Rajonale për Europën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Rinisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Tiranë.
Në sesionin hapës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehu angazhimin për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, në të gjitha nivelet.
“Ky forum është një mundësi fantastike për të bërë bashkë kaq shumë të rinj dhe specialistë të shëndetit publik nga i gjithë Rajoni Evropian i OBSH-së, për të krijuar rrjete dhe bashkëpunime, për të biseduar mbi pasojat e pandemisë së Covid-19 si edhe mbi aspekte të tjera të shëndetit dhe mirëqënies që prekin brezin e ri”, u shpreh ajo.
Duke folur për pasojat e Covid-19 në shëndetin mendor edhe të të rinjve, Manastirliu tha se Shqipëria po realizon integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore.
“Për herë të parë në Shqipëri kemi integruar shërbimet e kujdesit social, me ato të kujdesit shëndetësor, përmes zbatimit të modeleve të avancuara evropiane. Ky është thelbi i Strategjisë sonë të Re për kujdesin shëndetësor parësor. Me dhjetra psikologë të rinj po u bashkohen qendrave shëndetësore anëembanë Shqipërisë. Ky program i ri do të garantojë që djem e vajza, burra e gra të ketë akses në shërbime gjithëpërfshirëse, duke mbështetur vizionin tonë për një Shqipëri ku askush nuk lihet mënjanë, me objektivin final të garantimit të mbulimit shëndetësor universal”, tha Manastirliu para të rinjve.
Duke folur për sfidat e kohës, që nga lajmet e rreme për vaksinat; shëndeti mendor te shëndeti riprodhues dhe të drejtat që lidhen me të, deri te shëndeti digjital, Manastirliu bëri me dije se Shqipëria po zbaton një program për përmirësimin e aftësive dixhitale të fëmijëve dhe të rinjve.
“Sot, agjenda digjitale po kërkon të integrojë, të sjellë ndryshim e mundësi të reja për shtetasit tanë, e për më shumë për të rinjtë tanë. Me iniciativën e Kryeministrit tonë, Edi Rama, qeveria po punon për zbatimin e një programi kombëtar për përmirësimin e aftësive digjitale të fëmijëve dhe të rinjve përmes ngritjes së laboratorëve të teknologjisë në shkolla dhe përmes mbështetjes së programeve të para të vogla për mëkëmbjen e të rinjve. Investimi për rininë është investim te e ardhmja”, tha Manastirliu.
Forumi për Shëndetin dhe Mirëqenien e të Rinjve po zhvillon punimet e tij në Tiranë nga data 25-27 Tetor, i cili mbledh bashkë qindra të rinj nga 42 vende të Botës, së bashku me qeverinë dhe partnerët e shoqërisë civile, për t'u angazhuar në dialog të vërtetë, për të krijuar besim dhe për të gjetur mënyra më të mira për të përfshirë të rinjtë në vendimet e politikave që ndikojnë në shëndetin dhe të ardhmen e tyre. Në Forum merr pjesë edhe Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge./ CNA.al
A large number of people are dealing with the lack of medi...
Do you want to know how to strengthen your immune syst...
The World Health Organization has called for vigilance...
The Minister of Health and Social Protection has visited t...
According to scientists, the use of e-cigarettes could cau...
Një shishe me uthull molle në frigoriferin tuaj është në f...
The Ministry of Health has published the data of the p...
Shpesh njerëzit me probleme të caktuara fillojnë të pinë d...
Nuk është vetëm dieta dhe ushtrimet fizike, ato që ndi...
The Ministry of Health and Social Protection has publi...
Nëse vuani nga ankthi, ai mund të jetë mjaft dobësues. Ës...
Njerëzit mund të pinë alkool dhe të humbasin peshë, thonë ...
Quitting smoking can be difficult. But now scientists hav...
Shumë meshkuj do të jenë shumë të njohur me atë se si duke...
Lëkura e zhveshur është vetëm një klikim larg këtyre ditëv...
Seksi efikas është i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë ( pra th...
Shqetësimet për peshën e Adoleshentëve arrijnë kulmin në m...
Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të n...
As part of the activities of Pink October, the month o...
US regulatory agencies said Friday that the BQ.1 and B...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...