“Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...

Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse në Kinë. Dhe si mjaft gjëra të tjera që shpiken për “herë të parë” në botë, edhe semaforët e shkretëtirës, posaçërisht për devetë, janë “Made in China”. Ato janë instaluar në zonën piktoreske Yueyaquan, në Dunhuang të provincës Gansu të Kinës Veriperëndimore, ku operatorëve të zonës iu desh të përdornin semaforët e shkretëtirës për të drejtuar kolonat e gjata të deveve që transportonin turistët e shumtë dhe shmangur bllokimin e trafikut në këtë kryqëzim të lashtë të "Rrugës së Mëndafshit".
Në fakt impianti i semaforëve të shkretëtirës ishte instaluar që në muajt e parë të 2021-it, por pandemia dhe masat e forta antiepidemike, kishin penguar turistët për të vizituar këtë zonë mjaft atraktive, falë malit Mingsha, kompleksit të shpellave Mogao, apo kalimeve Yumen dhe Yangguan, të cilat janë portat më perëndimore të Murit të Madh.
Pikërisht këtu ndodhet edhe burimi i famshëm i Yueyaquanit, i cili ka formën e Hënës së Re, i rrethuar nga një oaz i mrekullueshëm në mes të shkretëtirës. Pushimet katërditore të 1 Majit të këtij viti, ishin prova e vërtetë, jo vetëm për rikthimin e fuqishëm të turizmit në Kinë, por edhe për semaforët e shkretëtirës, të cilët kishin pritur pothuajse tre vite për t’u përuruar.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm numri i turistëve që lëvizën brenda Kinës gjatë këtyre pushimeve të shkurtra arriti në plot 274 milionë, 70.83% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 119.09% më lart se niveli i vitit 2019, para pandemisë. Meme të shumta nuk munguan të tregonin me humor radhët e gjata të qindra deveve dhe turistëve, duke pritur dritën e gjelbër në semaforët e shkretëtirës.
Ata që kishin zgjedhur të udhëtonin në udhët e dikurshme të karvanëve përgjatë Rrugës së Mëndafshit për në Azinë Qendrore dhe Evropë, këtë herë nuk u besonin syve. Marshimi i ngadaltë i deveve, zhurma e zileve të tyre, era që përplaset mbi duna, duke lëshuar tinguj të përkëdhelur harpe, por edhe ngjyrat e semaforëve, e kthejnë shkretëtirën e heshtur në një bulevard rëre të Shekullit XXI.

Por semaforët e shkretëtirës janë vetëm simboli i pushimeve të pranverës të këtij viti, pas tre vitesh luftë të vështirë kundër epidemisë COVID-19. CNN, CBS, Reuters, Bloomberg dhe një pjesë e madhe e mediave ndërkombëtare, iu dedikuan bumit turistik kinez, rigjallërimit të jashtëzakonshëm të konsumit dhe rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë.
Qendra statistikore e Ministrisë kineze të Kulturës dhe Turizmit parashikon se numri i udhëtimeve turistike do të arrijë në 4.55 miliardë gjatë këtij viti, shifër kjo 80 për qind më e lartë në krahasim me nivelin e 2022-it, duke gjeneruar afro 4 trilionë juanë të ardhura, ose 95 për qind më shumë në bazë të vëllimit të një viti më parë. Vetëm gjatë katër ditëve të pushimit të 1 Majit, të ardhurat nga turizmi i brendshëm arritën në 22.73 miliardë dollarë.
Të dhënat e fuqishme turistike dhe të konsumit forcojnë gjithashtu besimin e tregut për rritjen ekonomike të Kinës. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e ka ngritur parashikimin e saj për rritjen e PBB-së së Kinës gjatë vitit 2023 në 5.3 për qind nga një vlerësim i mëparshëm prej 4.6 për qind.
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po rishikon projeksionin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në vitin 2023 me 5.2 për qind.
Edhe Morgan Stanley, Goldman Sachs dhe banka të tjera investimesh kanë rishikuar gjithashtu parashikimet e tyre në rritje. Këtë vit Kina do të vazhdojë të jetë një nga vendet kryesore që do të shohë rritjen më të madhe në botë, ndërsa kontributi i saj në rritjen ekonomike globale do të jetë 30 për qind. (CRI)/ CNA.al
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
If we went back, it means that at the head of the coun...
First, there is no need to have a debate, when the pro...
He is Luiz Ajli, a typical Shkodran, talented and with...
53 years ago I was born in Vlora. My father lived in ...
Nadia immediately answered her granddaughter's first q...
The stone garden is one of the world's most unique forms o...
Strongly honor my Albanians, On the date of my birth ...
Erion Veliaj's outrageous campaign to line up well-kno...
There is the banality of evil according to Hannah Arendt's...
Many people, when they see the title I used, will say, wha...
The promise that if you die today we will honor you is a t...
In an unprecedented situation, prominent Albanian singers ...
The prime minister jumps. The head of the majority par...
33 years after the overthrow of communism, the ghost o...
Analyst Andi Bushati was on the same panel with Sali Beris...
The media in Albania is not free, because censorship i...
On the day of media freedom, it is perhaps the ideal occas...
Erion Veliaj is approaching May 14, without making any...
Today I read somewhere that as of May 1, the Court and...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
The spokesperson for the CEC of Kosovo, Valmir Elezi, has ...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...