LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka qetësi në “Përputhen”/ Arjan Konomi “përplaset” me Nedën: Mos fol, vetëm 1 eksperiencë ke

2022-09-24 11:16:00, Lifestyle CNA

Nuk ka qetësi në “Përputhen”/ Arjan Konomi

Situata e tensionuar mes Edës dhe opinionistes Neda Balluku ka “ndezur gjakrat” mes kësaj të fundit dhe opinionistit Arjan Konomi.

Menjëherë pas transmetimit të takimit të Mateos me Kamilën, Neda e pyeti konkurentin për shijet që ka për vajzat.

 “Si ka mundësi që një djalë si ty mund të shfaqë interes për dy vajza, të cilat janë të kundërta, si Kamila dhe Eda. Më jep përshtypjen e atij djalit që mendon ‘Unë bëj eksperienca, por pastaj në fund do zgjedh një vajzë të mirë për shtëpi’. Këtë ide më jep”, u shpreh ajo, ndërsa u pasua me ndërhyrjen e Edës.

Kush ishte goca që bënte eksperienca dhe goca e mirë mes ne të dyjave?”, tha konkurentja.

Nuk ka qetësi në “Përputhen”/ Arjan Konomi

Ndërkohë, opinionistja iu përgjigj: “Mua më pyet kush janë eksperiencat e Mateos? Di unë! Pyete vetë!”

Por kjo situatë nuk mori përlqimin e Arjanit, i cili doli në mbrotje të Edës dhe i kërkoi Nedës të mos flasë.

Pjesë nga debati:

Arjani: Të flas unë që kam shumë eksperienca se ti duke mos pasur fare eksperienca, përveç njërës në jetën tënde, të siguroj që njerëzit pa eksperienca janë më të çuditshmit nga eksperienca jonë në “Përputhen” dhe nga eksperienca e jetës. Ata mund të shfaqin papritur atë që kurrë nuk e ke besuar.

Nuk ka qetësi në “Përputhen”/ Arjan Konomi

Neda: Nuk është e thënë që duhet të marrësh pjesë në Luftën e Dytë Botërore për ta njohur dhe për ta kuptuar. Nuk ta bën përvoja personale aftësinë për të gjykuar.

Arjani: Po tani ti nuk mund të ndash të thuash një vajzë e mirë, një…

Neda: Unë ndava djalin me zgjedhjet që bëra.

Arjani: Jo, ndave dy vajza dhe s’jam dakort fare./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga