LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunim me Luiz Ejllin?/ Stresi flet

2023-05-21 16:36:00, Lifestyle CNA

Bashkëpunim me Luiz Ejllin?/ Stresi flet

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stesi, ka zbuluar marrëdhënien që ai ruan me ish-partneren e tij, Keisin dhe nëse do të bënte një bashkëpunim me Luiz Ejllin.

Për sa i përket Keisit, Stresi është shprehur se ruan marrëdhënie shumë të mira me të dhe familjarët e saj.

I pyetur nëse do të pranonte një bashkëpunim me Luiz Ejllin, Stresi u përgjigj se është i hapur.

Ronaldo Sharka: Në çfarë raporti je t’i me Keisin?

Stresi: Në radhë të parë është një vajzë e mrekullueshme, shumë e mirë. Raporti mes nesh ka marrë fund, por respektohemi shumë familjarisht. Dy familjet kanë kontakt shumë të mirë, edhe aty ka ngelur domethënë.

Ronaldo Sharka: Të ka shkruar Keisi, jeni takuar?

Stresi: Jo kemi folur natën finale.

Erjola Doci: Kush ishte mesazhi i parë, kujt i çove mesazh sapo dole, mos vallë ishte Keisi?

Stresi: E vërtetë s’mund ta mohoj.

Erjola Doci: Po një bashkëpunim muzikor me Luizin do vinte?

Stresi: Për muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime.  Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika.

Erjola Doci: Domethënë Keisi dhe Kiara presin ndonjë baladë!

Stresi: Jo unë i kam mbyllur baladat për këtë vit./CNA.al

 

15:43 Lifestyle

Rrjeti

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa ka bërë tashmë pu...

22:28 Lifestyle

Olta

Pas përfundimit të “Big Brother Vip” tashmë personazhet e ...

Lajmet e fundit nga