LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi prekës i aktorit Petrit Malaj/ Kam punuar shofer për të rritur fëmijët

2023-05-20 22:07:00, Lifestyle CNA
Rrëfimi prekës i aktorit Petrit Malaj/ Kam punuar shofer për
Aktori Petrit Malaj

Aktori Petrit Malaj në një rrëfim të ndjerë ka zbuluar sakrificat që ka bërë për familjen e tij dhe ka dhënë ndër të tjera një mesazh të vyer për të rinjtë sot.

Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi, Malaj është shprehur se dikur për të mbajtur familjen dhe për të rritur fëmijët ka punuar shofer.

“Sot, njerëzit shkojnë deri në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time. Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”.

Ndër të tjera ai e ka parë si një shqetësim të madh neglizhencën që të rinjtë dhe prindërit sot kanë ndaj familjes.

Malaj gjatë rrëfimit tha se shkatërrimi i familjes në Shqipëri ndodhi që në 1997 kur baballarët i rrihin shpatullat djemëve kur u sillnin automatikun në shtëpi.

“Neglizhenca që mund të kesh sot ndaj familjes, është një neglizhencë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Unë i qëndroj një fakti tjetër. Ne si shoqëri vuajmë nga shumë gjëra. Ama ajo që na ka bërë të vuajmë më shumë është shkatërrimi i familjes. Që kur në ’97, babai i tha djalit bravo që solle thesin e miellit në shtëpi, i rrihte shpatullat që sillte automatikun në shtëpi. I thoshte djalit vidh, i thoshte merr armën. Shkatërrohet familja. Ku ka më familje më pas? Sepse ai nuk të pyet më”, rrëfeu ai./CNA.al

15:43 Lifestyle

Rrjeti

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa ka bërë tashmë pu...

22:28 Lifestyle

Olta

Pas përfundimit të “Big Brother Vip” tashmë personazhet e ...

Lajmet e fundit nga