LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Olta

2023-05-13 22:28:00, Lifestyle CNA

Olta

Pas përfundimit të “Big Brother Vip” tashmë personazhet e këtij reality kanë marrë pjesë në post Big Brother ku ka kanë mundësinë të shprehin pakënaqësitë, hatërmbetjet dhe për të risjell në vëmendje ndonëse edhe momentet më të bukura të këtij rrugetimi.

Gjatë kësaj bisede në moderim nga Arbana Osmani nuk kanë munguar as përplasjet mes Olta Gixharit dhe Bledi Manes.

Olta duket se "ia ka bërë 8 me 2" Bledit pasi i tha që hyri në Big Brother si tigër dhe doli si lepurush.

Olta: Ua kjo është bërë qesharake, mbaje Luiz.

Bledi: Nuk dua të bëhem pjesë e gjyqit popullor që i bëni ju çiftit, çifti i ri i sapomartuar ka nevojë të ketë kohën e vet, nuk më pëlqejnë këto lloj agresionesh ndaj të dyve, se e duan njëri-tjetrin, se nuk e duan, nuk u futem dot në lëkurë. Ajo që më shqetëson është agresiviteti i lojtarëve, ndërkohë që brenda shtëpisë ishin ushtarë të Luizit.

Olta: Unë nuk kam qenë kurrë ushtari i askujt.

Olta: S‘ishe ushtar i Luizit ti?

Olta: Ti pra që hyre si tigër, dhe dole si lepurush kur unë të vura në zarf të jkuq, kur dola nga jashtë pashë histerinë që bëhej për Luizin, herën e dytë u bëre ushtari i Luizit. Ti ke shpifur, je një shpifës, ti që bën sikur prishe bërthamën. Ik ore nga studio.

Bledi: Për të ofenduar, për të shpifur dhe për të qenë agresiv, kujdes me fjalorin.

Olta: Hajde tani ushtarër e Luizit thotë, gjithë ai burrë.

Bledi: Të lutem zonjë e nderuar, ti ishe ajo ushtarja e bindur brenda shtëpisë që rrije pronto dhe komunikonit edhe me sy kë do nominonit. Pas 133 ditësh ti na qenke bërë agresive./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga