LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

2023-01-01 18:40:00, Kuriozitete CNA

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

When it comes to ancient mythology, it can sometimes be difficult to separate fact from fiction. While most myths are obviously fiction, they often contain at least a grain of truth. As ancient people had to get their inspiration from somewhere. Here are the 8 mythical countries that really exist.

1. Mount Olympus: Home of the Greek Gods

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Sipas fesë së lashtë greke, ky mal shërbeu si shtëpia e 12 Perëndive kryesore të fesë. Olimpi u përshkrua në Iliadën e Homerit si një akropol i lashtë, pra një kompleks pallatesh të fortifikuara në majën e një kodre. Ai përbëhej nga porta të arta të ruajtura nga tre Horai (perëndesha e stinëve) dhe pallate për secilin nga olimpët (Zeusi ishte më i madhi).

Në botën reale, Olimpi është mali më i lartë në Greqi. Mali ka 52 maja dhe gryka të thella. Maja Mitikas që supozohet se ka qenë shtëpia e Perëndive. Zona përreth malit është shpallur një vend arkeologjik dhe historik.

2. Pylli Sherud:Shtëpia e Robin Hud dhe e njerëzve të tij

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Robin Hud, është një i jashtëligjshëm heroik në folklorin anglez. Ai ishte një harkëtar dhe shpatar i aftë, dhe shumica e tregimeve mbi të tregojnë se vidhte të pasurit për t’ua dhënë të varfërve. Në shumicën e ritregimeve moderne, ai përshkruhet si me origjinë fisnike, dhe që kishte luftuar gjatë Kryqëzatave.

Sot ka ende një debat nëse Robin ka ekzistuar vërtet, dhe cila ishte origjina e legjendave të tij. Mitet bëjnë referenca të vazhdueshme ndaj figurave reale historike që datojnë që nga shekulli XVIII. Ka të dhëna reale që datojnë nga viti 1226, dhe që përmendin një njeri të quajtur Robert Hud, të cilit iu konfiskuan pasuritë dhe u bë një i jashtëligjshëm.

Edhe Pylli Sherud ekziston vërtet. Ai ndodhet në Notingem të Anglisë. Sot është një Rezervat Natyror Kombëtar me një sipërfaqe prej 375 hektarësh, por dikur zinte një hapësirë prej 40.000 hektarësh.

3.Troja:Vendi i betejës më të madhe të Greqisë së lashtë

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Në letërsinë greke, Troja ishte një nga mbretëritë më të fuqishme gjatë Epokës Heroike Greke. Sipas mitologjisë, Lufta e Trojës filloi kur princi i qytetit, Paridi, rrëmbeu Helenën. Thuhej se Helena ishte bukuroshja më e madhe e Greqisë së lashtë, e cila ishte e martuar me mbretin e Spartës Menelaun.

Menelau i bindi të gjithë udhëheqësit grekë që të sulmonin qytetin e Trojës. Ajo që pasoi ishte beteja më e madhe e mitologjisë greke. Lufta e Trojës përfundoi kur grekët mashtruan trojanët duke u fshehur brenda një kalë të madh prej druri që e kishin lënë para qytetit si një ofertë të supozuar për paqe.

Në historinë reale, Troja ishte një qytet në rajonin e Azisë së Vogël, ku ndodhet Turqia e sotme. Gërmimet në vitin 1871 gjetën rrënoja që përputheshin shumë me përshkrimet e qytetit antik. Siti arkeologjik përbëhet nga 9 shtresa që datojnë nga epoka e bronzit të hershëm (3000-2500 Para Erës Sonë) deri në Epokën Bizantine (rreth vitit 300 Pas Krishtit).

4. Kameloti i Mbretit Artur

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Kamelot është një tjetër legjendë angleze. Legjenda e Mbretit Artur përqendrohet te Mbreti Artur dhe Kalorësit e tij të Tryezës së Rrumbullakët. Thuhet se mbreti Artur ishte në fillim monarku më i madh i Anglisë dhe kryeqyteti i tij ishte Kameloti. Variantet më të njohura të këtij miti flasin për tradhtinë ndaj tij nga kalorësit i tij i preferuar, Sër Lanselot, dhe mbretëreshës së tij, Ginevër.

Por a ka ekzistuar vërtet Kameloti? Në 1542, poeti Xhon Leland deklaroi se banorët përreth Kalasë Kedberi, një kodër e epokës së bronzit dhe hekurit në Somerset, besonin se ishte Kameloti origjinal. Kjo teori u përforcua nga fakti se kështjella është afër lumit Kam dhe fshatrave Kuin Kam dhe Uest Kamel.

Gërmimet gjatë shekullit XX, treguan se zona ka qenë vendbanim që në mijëvjeçarin e IV Para Krishtit. Dhe se rreth vitit 470 Pas Krishtit, një sundimtar i madh britanik dhe ushtri e tij ishin zhvendosur në zonë duke e fortifikuar shumë atë. Që atëherë Kalaja Kedbëri u cilësua si “Kameloti i vërtetë”.

5. Ishujt e Ciklopëve:Shtëpia e Ciklopëve të Mitologjisë Greke

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Një nga udhëheqësit grekë që luajti një rol kyç në rënien e Trojës ishte Odiseu. Ai dha idenë e përdorimit të një kali prej druri për të futur fshehurazi trupat greke në qytet. Por ai është protagonist edhe në mitë të tjera. Në disa prej tyre tregohet se si Odiseu dhe ushtarët e tij trima shkuan në Itakë, mbretëria e shtëpisë së Odiseut.

Odiseu u përball me shumë sprova gjatë rrugës për në shtëpi, por një nga më të rrezikshmit ishte Ishulli i Ciklopëve. Në fillim të udhëtimit të tij, Odiseu dhe 12 nga njerëzit e tij zbarkuan në një ishull ku gjithçka ishte më e madhe se zakonisht. Ata u ndeshën me një shpellë që ishte bosh, përveç disa sendeve të thjeshta të ndonjë bariu.

Ata vendosën të therin një nga qengjat gjigantë në ishull dhe të shijojnë një vakt të bollshëm.

Kur bariu u kthye, ai nuk ishte askush tjetër veçse ciklopi i fuqishëm Polifem, që ishte një nga djemtë e Neptunit. Polifemi gëlltiti menjëherë dy nga njerëzit e Odiseut përpara se të vendoste një gur në hyrje të shpellës, duke e zënë në kurth Odiseun dhe njerëzit e tij.

Odiseu dhe njerëzit e tij pritën derisa ciklopi të flinte dhe më pas e verbuan duke përdorur një trung të mprehur. I zemëruar, Polifemi e hapi hyrjen e shpellës, duke kërkuar Odiseun dhe njerëzit e tij. Duke e kuptuar se ata kishin dalë në det, Polifemi filloi të hidhte gurë në oqean në një përpjekje të kotë për t’i shtypur ata. Këta shkëmbinj mund të shihen edhe sot e kësaj dite në brigjet lindore të Siçilisë në Rivierën e Ciklopëve, Itali.

6. El Dorado:Qyteti i artë

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Legjenda e El Dorados u përdor fillimisht nga spanjollët në shekullin XVI për t’iu referuar një shefi fisnor vendas. Thuhej se ai mbulohej me ar dhe bizhuteri të shtrenjta dhe më pas  zhytej për t’u larë në liqenin Guatavita. Gradualisht legjenda evoluoi dhe u ekzagjerua nga një njeri i mbuluar me ar, në një qytet dhe përfundimisht në një perandori të mbuluar me  ar.

Pushtuesit spanjollë kërkuan ngado në Kolumbi, Venezuelë, Guajanë dhe Brazil për perandorinë e artë, të bindur se ajo ekzistonte. Ata zhdukën fise të panumërta indigjene, por nuk e gjetën asnjëherë qytetin mitik. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se legjenda origjinale nuk kishte të vërteta nga pas. Tekstet historike tregojnë për një fis inkas që jetonte pranë liqenit Guatavita në Kolumbinë e sotme. Fisi kishte vërtet një ritual, gjatë të cilit udhëheqësit hidhnin xhevahire, ar dhe thesare në liqen. Ky liqen mund të vizitohet ende sot. Por askush nuk ka gjetur ar.

7. Matsue:Hyrja për në botën e nëndheshme

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Sot Japonia konsiderohet një vend kryesisht budist. Por Japonia ka shumë tradita dhe mitologji që datojnë që para mësimeve budiste. Një nga këto është historia e Jomi No Kune, pjesë e një miti të hershëm të krijimit aziatik. Sipas këtij miti, 2 Zota ishin përgjegjës për të gjithë krijimin e botës.

Ata ishin Izanagi dhe gruaja e tij Izanami. Sipas mitit, Izanami vdiq duke lindur zjarrin. I pikëlluar, Izanagi ndërmori një udhëtim në botën e nëndheshme për të marrë shpirtin e saj. Ai zbuloi një vend të errët dhe të zymtë ku banonin shpirtrat që ishin të bllokuar në trupat e tyre.

Izanagi e gjeti gruan e tij, por iu tha që gjatë udhëtimit të tyre për në sipërfaqe, ai s’duhej ta shihte atë. Fatkeqësisht, sapo iu afrua sipërfaqes, ai e pa për një moment bashkëshorten dhe mundi të vërente vetëm një trup të dekompozuar. Izanami u zemërua dhe dërgoi demonët që të ndiqnin dhe kapnin burrin e saj.

Izanagi arriti të arratisej dhe të bllokonte me një shkëmb gjigant hyrjen për në botën e nëndheshme të quajtur Jomi No Kune. Legjenda përfundon me Izanami të tërbuar që premton të tërheqë çdo ditë 1000 shpirtra në botën e nëndheshme. Izanagi u kundërpërgjigj duke premtuar se do të krijojë 1005 shpirtra të tjerë. Shkëmbi që vendosi Izanagi për të bllokuar Jomi No Kune thuhet se ekziston edhe sot e kësaj dite. Ai mund të gjendet në zonën Matsue të Japonisë, prapa Tempullit Ija.

8. Rruga e Gjigantit:E ndërtuar nga zemërimi, e shkatërruar nga frika

From Olympus to Troy: Eight mythical places that really exist

Rruga e Gjigantit mund të gjendet në Qarkun Antrim në Irlandën e Veriut. Ajo përbëhet nga mbi 40.000 kolona bazalti të ndërlidhura, të cilat, sipas shkencëtarëve, ishin rezultat i një shpërthimi të lashtë vullkanik. Së bashku ato krijojnë imazhin e shkallëve që të çojnë nga maja e shkëmbit deri nën ujë.

Legjendat lokale thonë se kolonat e bazaltit janë mbetjet e një rruge të ndërtuar nga një gjigant i kohëve të lashta. Gjiganti, Fion Mekkamhel, u sfidua në një duel nga gjiganti rival skocez, Benandoner. Fion e ndërtoi rrugën për të kaluar Kanalin e Veriut që ndan Irlandën nga Skocia.

But in the end Fion hid from Benandonr, after realizing that his rival was much bigger than him. Fion's wife, Sadb, disguised him as a baby and placed him in a cradle. When Benandonner saw this giant man-child, he panicked, thinking that the child's father must really be a giant. He sped back to Scotland along the Giant's Causeway, destroying it as he ran.

Translated by CNA.al

08:46 Kuriozitete

How is snow formed?

Snow forms when temperatures are low and there is moisture...

08:23 Kuriozitete

Nga perceptimi i

1. 'Jingle Bells' ishte kënga e parë e luajtur në hapë...

Lajmet e fundit nga