LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ten animals that played an important role in World War II

2022-11-15 08:18:00, Kuriozitete CNA

Ten animals that played an important role in World War II

The story of animals engaged during the Second World War is very touching. They had no choice but to show loyalty, determination and occasionally bravery, whether they were dogs trained to find air raid victims buried under rubble, pigeons flying over dangerous enemy territory to pick up vital messages, or mules carrying ammunition and supplies through the jungles of the Far East. Here are the stories of 10 animals that played important roles during World War II.

1. Mules

Mushkat përbënin shtyllën kurrizore të logjistikës së ushtrisë britanike në terrene të vështira. Ato transportuan municione, pajisje të ndryshme, ilaçe, madje edhe të plagosur në një front që ishte mijëra km i gjatë. E para nga rreth 3000 mushka që shërbenin me Forcën Britanike të Ekspeditës zbarkoi në Francë në dhjetorin e vitit 1939 në krye të Trupave të Shërbimit të Ushtrisë Mbretërore Indiane dhe trupave të Regjimentit të Qipros.

Mushkat u përdorën në secilin nga frontet dhe në çdo lloj klime, nga kalimet në dëborë në Liban deri dhe shkretëtirat e Etiopisë apo terrenet më malore të Italisë. Po ashtu mushkat ndihmuan misionet në thellësitë e xhunglave të Birmanisë gjatë viteve 1943-1944.

2. Qentë

Qentë kryenin një sërë rolesh gjatë luftës, dhe mbi të gjitha si roje, pasi përdornin shqisat e tyre të mprehta të dëgjimit dhe nuhatjes, dhe lihnin kur afroheshin trupat armike. Qentë luftarakë u trajnuan për të goditur drejtpërdrejt armikun, ndërsa ata të shpëtimit transportuan furnizime mjekësore për ushtarët e bllokuar nën zjarrin armik. Qentë e tjerë u përdorën për të transportuar mesazhe, ose u trajnuan enkas për të nuhatur minat tokësore apo viktimat e varrosura nën rrënoja në vendet që ishin bombarduar.

3. Pëllumbat

Mbi 200.000 u dërguan në front nga Shërbimi Kombëtar i Pëllumbave në Britani. Ata përmbushën detyra nga të qenit mbartës të mesazheve deri tek të pasurit një kamera të lidhur në gjoks për të bërë fotografi nga ajri ndërsa zogu fluturonte mbi territorin e armikut.

Pëllumbat mbaheshin në raste të veçanta në bordin e avion bombardues RAF në misione në thellësi të territorit të kontrolluar nga armiku. Në rast se avioni rrëzohej dhe radiot e tij dëmtoheshin, pëllumbat mund të mbanin ende mesazhin dhe një ekip i përshtatshëm shpëtimi mund të dërgohej për t’i ndihmuar pilotët.

4. Kuajt

Kuajt u përdorën në mbarë botën nga të dërguarit e ushtrisë dhe partizanëve, nga skautët ose trupat luftarake në zona me terrene të vështira, si për shembull rajonet malore ose xhunglat, ku mjetet e motorizuara e kishin të vështirë apo edhe të pamundur të kalonin, dhe ku ushtarët duhej të lëvizin shpejt. Rreth 9.000 kuaj u kërkuan vetëm nga regjimentet britanike me mision paqeruajtës në Palestinë gjatë revoltës arabe të vitit 1939.

5. Elefantët

Elefantët u përdorën gjerësisht në Afrikë dhe Indi për transport dhe ngritjen e peshave të rënda gjatë luftës. Spikatën një grup elefantësh në në pronësi të Gilles Mekrell nga Shilong, Asam, që kishte biznesin e tij të transportit të elefantëve përpara shpërthimit të luftës.

Kur dëgjoi se një grup refugjatësh dhe disa ushtarë britanikë e kishin të vështirë të kalonin në Çaukan, ai u nis për t’i ndihmuar me elefantët e tij, në mot të keq dhe në një rrugë të konsideruar të pakalueshme. Ekipi i tij i elefantëve arriti të shpëtojë mbi 100 jetë.

6. Devetë

Disa njësi perandorake britanike përdorën devetë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Forcat e Mbrojtjes së Sudanit i përdorën devetë e tyre në patrullat e armatosura në Nilin e Sipërm, Legjionit Arab. Po ashtu edhe Korpusi i Deveve Egjiptiane dhe Trupave Indiane që kishin artileri.

7. Mangustat

Mangusta është një nga luftëtaret e natyrës, por ushtarët në Indi dhe Burma e zbuluan se ajo ishte bërë një kafshë shtëpiake shumë të dobishme. Për këtë arsye ata e trajnuan për të luftuar gjarpërinjtë helmues. Por një mangustë e mirë qëndronte edhe pranë ushtarëve gjatë natës, duke i paralajmëruar ata në kohë për afrimin e armikun në errësirë.

8. Macet

Macet ishin gjithmonë të dobishme në depo, kazerma dhe në anije për të asgjësuar parazitët. Një nga macet më me fat u shpëtua nga destrojeri britanik “Kozak” teksa notonte mbi disa nga rrënojat e luftanijes famëkeqe gjermane “Bismarck” pasi ajo u fundos në majin e vitit 1941.

Macja u shpëtua dhe u quajt, Oskar. Por pikërisht në momentin që po ngjitej në bord “Kozak” u godit nga një nëndetëse gjermane me një silur. Oskar i mbijetoi edhe asaj fundosje, duke u shpëtua nga luftanija “HMS Legion” që e çoi në Gjibraltar. Më pas maçoku iu bashkua aeroplanmbajtëses së famshme “HMS Ark Royal” ku ai u mbiquajt “Unsinkable Sam” (Semi që nuk mbytet).

Pasi “HMS Ark Royal” u sulmua në nëntor 1941, një nga anijet që i shkonte në ndihmë nga Gjibraltari mori një sinjal nga një destrojer, që raportonte se kishte parë një copë dërrase që pluskonte mbi ujë dhe një mace mbi të. Vendndodhja u dha me saktësi dhe Oskar u shpëtua sërish. Ai u kthye në Gjibraltar, ku u strehua në zyrat e Guvernatorit.

9. Miu

A small animal like a mouse would often provide much-needed comfort to those on active duty. Some became mascots. One such mouse, nicknamed "Eustace", was adopted by the crew of LCT 947, and landed with them in Normandy on June 6, 1944.

10. "Rat" of the desert

The greatest animal symbol of World War II is the red "mouse" of the Desert Rats, proudly emblazoned on the vehicles and uniform insignia of the 7th Armored Division. In fact, she is a lovable and friendly little creature, who was petted by many soldiers during the campaigns in the western desert.

Translated by CNA.al

Lajmet e fundit nga