web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa/ Nesër mbahen homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar

2025-04-03 11:45:00, Kulturë CNA

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa/ Nesër mbahen homazhet në

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar se nesër do të mbahen homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Homazhet do të mbahen në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”,-thuhet në njoftimin shpërndarë për mediat.

Margarita Xhepa është një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, e skalitur kujtesën e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj në vitet '60-të dhe deri më sot.

Aktoja ka luajtur mbi 150 role në teatër dhe ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga