web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas këmbësorin në aksin

2026-05-01 15:05:00, Kronika CNA

Makina përplas këmbësorin në aksin

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Udënisht. Sipas informacioneve një automjet me drejtuese shtetasen E. K., ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç.

I moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.05.2026, rreth orës 14.15, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Udënisht, automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga