web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident me një viktimë në Shkodër

2026-03-09 20:35:00, Kronika CNA

Aksident me një viktimë në Shkodër

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur në në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër.

Shtetasi N.K., ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.

Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /CNA





Lajmet e fundit nga