Encrypted conversations / Europol: Crime is moving online, end privacy in communication
Police forces across Europe are calling on governments...

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriutjanë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM. Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës. Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 1.713.758 zgjedhës, ndërsa jashtë vendit apo zyrat konsullore mund të votojnë 2.569 zgjedhës.
Siljanovska: Do të luftoj për shtet së të drejtës
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska në kuadër të fushatës është fokusuar tek keqpërdorimi i institucioneve nga ana e politikanëve. Ajo vlerëson se politika nuk duhet të privatizohet dhe personalizohet nga karaktere që vetëm e shfrytëzojnë atë. Ajo është përqendruar edhe për mbrojtjen e identitetit kulturor të vendit. Shteti europian duhet ndërtuar sipas traditës së heronjve maqedonas, vlerëson Siljanovska. "Ata që dhanë jetët për Ilindenin e parë, të dytë dhe të tretë, mund dhe duhet të avancojmë në Ilindein e katërt, Ilinden i cili do të shënojë Republikën, i cili do të jetë shtet i së drejtës”, thotë Siljanovska.
Pendarovski: Integrimi europian i vendit nuk vihet në dyshim
Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski ka kërkuar në fushatë nga qytetarë edhe një mandat për ta çuar vendin përpara, drejt integrimit evropian dhe standardit më të mirë të jetesës. "Ky president dhe kjo garniturë politike, asnjëherë nuk kanë dhënë premtime të rreme dhe shpresa për realizim të shpejtë të qëllimeve strategjike të shtetit. Edhe sot para jush nuk them se Maqedonia do të jetë një prej vendeve më të zhvilluara në Evropë, nuk them se i gjithë ai proces do të zgjasë vetëm disa muaj, por them dhe përsëris gjithandej, rreziku më i madh është nëse në zgjedhje u japim shansin atyre që e pamë se si udhëheqin njerëzit”, është shprehur Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së për President. Ai gjatë fushatës është fokusuar edhe tek humbja e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor.
Osmani: Kushtetuta duhet ndryshuar
Bujar Osmani, kandidati për president nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim është ka theksuar disa herë gjatë fushatës se në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të formohet qeveria e re, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, pa një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
"Pres që VMRO-DPMNE-ja opozitare, nëse arrin ta ketë shumicën në zgjedhjet parlamentare, të pajtohet me ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë, ndërsa kundërshtimin e deritanishëm të saj më tepër e vlerësoj si qëndrim për të fituar pikë politike”, thotë Osmani. Ai ka folur edhe për rreziqet ruse, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. "Kërcënimet ruse mund të kenë pasoja mbi marrëdhëniet ndëretnike, që janë shtylla e stabilitetit dhe e sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, vlerëson Osmani.
Taravari: Për një Maqedoni gjithëpërshirëse
Kandidati për president i koalicionit VLEN Arben Taravari gjatë fushatës ka thënë se rrënjët e besimit i ka në punën e palodhur për të forcuar demokracinë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi ekonomike dhe sociale për të gjithë qytetarët.
"Fokusi ynë kryesor nuk janë vetëm numrat, por çfarë përfaqësojnë ato numra, zërat, besimi dhe aspiratat e njerëzve. Fushata ime u mbështet në një vizion për Maqedoninë që përqafon diversitetin, promovon unitetin dhe ruan prosperitetin ekonomik dhe social për të gjithë qytetarët e saj”, shprehet Taravari.
Vankovska: Maqedonisë i duhen ndryshime rrënjësore
Kandidatja për presidente nga radhët e partisë "E Majta”, Biljana Vankovska përmes bashkëbisedimeve me qytetarët ka premtuar se do të angazhohet për zvogëlimin e buxhetit ushtarak, ndërkaq mjetet e tjera do t'i transferojë për arsim. Gjithashtu, premtoi se do të marrë masa edhe për parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi.
"Çështja është që të mos u jepni shpresë të zbrazët, por të filloni t'i ndryshoni gjërat. Për shembull, e zvogëlojmë buxhetin ushtarak, i transferojmë mjetet në arsim, e dimë se shkollat i kemi katastrofë, rrënohen, tualete të tmerrshme, nuk ka materiale mësimore”, vlerëson Biljana Vankovska, kandidate për presidente nga partia "E Majta”.
Jakimovski: Do ta bëjmë Maqedoninë krenare
Kandidati i koalicionit "Guxim për Maqedoninë” Stevço Jakimovski ka përsëritur disa herë në fushatë se nëse do t'i jepnin shans për president njëherë, shumë herë do të dëshironin që ta zgjidhnin. "Për herë të parë keni kandidat për president që është i gatshëm ta jep jetën për emrin dhe dinjitetin e Maqedonisë. Dhe mos thoni se nuk kishit zgjidhje, dhe mos thoni se të gjithë janë të njëjtë dhe mos thoni se ata janë të mëdhenj ne duhet të lëshojmë pe”, ka thënë Stevçe Jakimovski, kandidat për president.
Dimitrievski: Presidenti nuk duhet të zgjidhet nga Kuvendi
Zgjedhja e presidentit në Kuvend shkel Marëveshjen Kornizë të Ohrit si edhe Kushtetutën, thotë kandidati presidencial nga Lëvizja ‘E DI” Maksim Dimitrievski. Në rast se sillet një vendim që kreu i shtetit të zgjidhet në Kuvend, ai mendon se vendi atëherë nuk do të ketë aspak nevojë për institucionin e presidentit.
"Presidenti zgjidhet nga sovraniteti që qytetarët i japin funksionit që të jetë president i të gjithë qytetarëve. Unë si demokrat me bindje demokratike jam i gatshëm të debatoj për çdo ide por kuptohet që nuk është në dëm të shtetit ", thotë Dimitrievski.
Procesin zgjedhor të 24 prillit do ta vëzhgojnë mbi 940 vëzhgues dhe gazetarë të huaj./DW
Police forces across Europe are calling on governments...
The report of the State Department for Human Rights states...
The criminal trial against former President Donald Trump e...
The European Commission is taking measures to achieve a ba...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has responded t...
Germany and Britain on Monday arrested several suspected C...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, was victimi...
The head of the United Nations mission in Kosovo (UNMIK), ...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan met with his co...
British Prime Minister Rishi Sunak vowed on Monday to begi...
It seems that European countries, which possess Patriot an...
The Council of Ministers of the European Union (EU) has to...
China's first independently developed hydrogen-powered urb...
Authorities have evacuated around 60,000 people from their...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has vowed to...
Lista Serbe, the largest party of Serbs in Kosovo, has...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has considered ...
On Sunday in the north of Kosovo, votes are being held for...
Turkish President Recep Tayyip Erdogan will visit Iraq nex...
Ukrainian and Western leaders welcomed yesterday's approva...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
The Saranda police have cracked down on a criminal group t...
A 31-year-old man fell from a cliff on Mount Gopes in the ...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
The US and Iran have agreed to "stand down" after an excha...
Pakistan launched air strikes and sent ground troops into ...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...