web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve në Serbi “nuk janë shkelur”

2026-02-05 18:21:15, Kosova & Bota CNA

Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Serbi “nuk janë shkelur”, duke komentuar kërkesën e ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit amerikan të Shtetit për të shqyrtuar pretendimet mbi diskriminimin e tyre në Serbi.

Berisha pretendoi po ashtu se përfaqësuesit shqiptarë, që jetojnë në jug të Serbisë, “nuk duan” të takohen me të.

“Nuk ka njeri në këtë shtet që mund të më bindë mua, pasi jam në krye të këtij ministrie, se të drejtat e njeriut të bashkëkombësve të mi janë shkelur. Ata nuk duan të bashkëpunojnë. Që kur jam ministër, pesë herë i kam ftuar për një takim. Nuk kanë ardhur”, tha Berisha më 5 shkurt për televizionin proqeveritar, Pink.

Zgjedhja e Berishës si ministër në Qeverinë e Serbisë u kritikua nga përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare.

Përfaqësuesit e pakicës shqiptare, ndër të tjera, vlerësuan se ai “nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të instrumentalizuar në shërbim të interesave të politikës serbe”.

Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës – term që përdoret për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në jug të Serbisë – shpesh ankohen për praktikat diskriminuese të autoriteteve në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës shpesh u bëjnë jehonë këtyre akuzave.

Anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan votuan më 21 janar për një projektligj, përmes së cilit i kërkohet sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatisë një raport të plotë mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Projektligji parashikon shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme, duke përfshirë: pasivizimin e adresave, kufizime në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminim në fushën e arsimit – përfshirë mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe – dhe çështje të tjera.

Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Berisha tha se në Serbi ka 63.000 adresa të pasivizuara dhe se “nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarët”.

Duke folur për problemin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, ai përmendi se në Ministrinë e Arsimit e Serbisë ka 68 tekste në gjuhën shqipe, por se “komuniteti shqiptare nuk ka dhënë miratimin për to”, ndërsa për tekstet që ata propozojnë, Berisha pretendoi se ato janë në kundërshtim me proceset mësimore në Serbi.

Shqiptarët në jug të Serbisë ankohen për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, gjë për të cilën Qeveria e Kosovës i mbështet përmes ndihmës financiare.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60.000 shqiptarë, që përbëjnë pakicën e katërt më të madhe kombëtare në shtet.

Representatives of the Presevo Valley and the state of Serbia have reached three agreements, in 2001, 2007 and 2013, which provide for the protection of the rights and integration of the Albanian minority, but these agreements have not been implemented.

The integration of Albanians into state institutions is part of Serbia's obligations within the framework of negotiations for membership in the European Union.

However, it is believed that the lack of investment and ongoing obstacles have contributed to the departure of around 20,000 Albanians from the Presheva Valley, mainly towards Kosovo./REL





Lajmet e fundit nga