Four killed in a knife attack in the US
Four people, including a teenage girl, were killed and at ...

Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, propagandë dhe taktika të tjera për të ndikuar në opinionin publik në Gjermani është real dhe është në rritje, thotë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. "Rreziqet kanë arritur një nivel të ri", tha Nancy Faeser për gazetën "Süddeutsche Zeitung".
Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur Gjermania përgatitet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor dhe për zgjedhjet në tri lande të Gjermanisë në shtator. Ekziston shqetësimi në rritje se Moska do të përpiqet të fitojë mbështetje për partitë proruse si Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gjermania ka qenë prej kohësh një objektiv i operacioneve të ndikimit rus. Që nga fillimi i pushtimit të përgjithshëm të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, shumë prej këtyre operacioneve kanë synuar minimin e mbështetjes për Ukrainën. "Tani bëhet fjalë për të treguar vendosmërinë dhe forcën përballë kësaj dhe ekspozimin se si vepron pala tjetër”, tha Rüdiger von Fritsch, një ish-ambasador gjerman në Moskë dhe ish-zëvendëspresident i BND, shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane.
Çfarë është lufta hibride?
Termi "luftë hibride" përshkruan një strategji komplekse që kombinon mjetet ushtarake me metoda jokonvencionale, duke filluar nga rritja e presionit ekonomik deri te përhapja e propagandës. Nuk është një fenomen i ri. Për shekuj me radhë, vendet kanë përdorur mjete joushtarake për të ndikuar në opinionin publik jashtë vendit.
Por gjatë dy dekadave të fundit, rritja e internetit dhe rrjeteve sociale u ka dhënë atyre një arsenal krejtësisht të ri armësh në internet: në ato që njihen si operacione "hack-and-leak", hakerët fitojnë akses në informacione të ndjeshme ose konfidenciale dhe më pas e lëshojnë atë në mënyrë strategjike për publikun. Sulmet kibernetike mund të përdoren gjithashtu për të rrëzuar infrastrukturën kritike të një vendi, duke përfshirë makinat dhe softuerin e përdorur në zgjedhje. Në të njëjtën kohë, platformat e mediave sociale përdoren për të përhapur informacione të fabrikuara ose të gabuara. "Bota digjitale është një ëndërr e realizuar për shërbimet e inteligjencës”, tha von Fritsch për DW.
Si funksionon kjo luftë?
Lufta hibride shpesh përshkruhet si një formë e "luftës hije" që zhvillohet jashtë syve të publikut dhe nuk shpallet kurrë zyrtarisht. "Koncepti i luftës hibride është se në fillim nuk e vëreni se po ndodh," tha për DW, Leslie Schübel, një eksperte për Rusinë në Fondacionin Körber me qendër në Hamburg.
Në janar, qeveria gjermane tha se kishte zbuluar një fushatë të koordinuar disinformimi rus në platformën "X", dikur "Twitter". Gjatë kësaj fushate janë shpërndarë më shumë se një milion mesazhe përmes profileve të rreme, duke nxitur histori të rreme ose mashtruese, të tilla si ajo, se ndihma për Ukrainën e shkatërruar nga lufta po neglizhonte nevojat e qytetarëve të Gjermanisë.
Duke përhapur mesazhe të tilla në një numër të madh platformash "online", Rusia dëshiron të realizojë synimet e saj dhe të nxisë një ndjenjë legjitimiteti rus. Qëllimi, thonë ekspertët, është thellimi i përçarjeve në rrjetet sociale, nxitja e zemërimit dhe mbjellja e mosbesimit në proceset demokratike dhe mediat. "Për Rusinë, përhapja e dyshimit është tashmë një sukses," thotë Schübel.
Efektet e fushatës
Ndërsa shumica e formave të luftës hibride mbeten në hije, disa operacione bëhen publike qëllimisht. Në fillim të marsit, kreu i televizionit shtetëror rus "RT" publikoi një bisedë konfidenciale midis zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë. Afera turpëroi ushtrinë gjermane dhe shkaktoi bujë diplomatike. "Por kjo çështje i shërben edhe Putin-it," thotë Maria Sannikova-Franck, e cila drejton programin e Rusisë në qendrën e mendimit të Berlinit, Zentrum Liberale Moderne.
Në një bisedë të përgjuar mes oficerëve gjermanë, zyrtarët mund të dëgjoheshin duke diskutuar skenarë të mundshëm të një lufte në Ukrainë. Pas publikimit të bisedës, media ruse pretendoi se kaseta zbuloi se ushtria gjermane kishte diskutuar plane të rëndësishme dhe specifike për të sulmuar territorin rus.
"Imazhi që ai (Putin-i) dëshiron të krijojë është se Gjermania dhe Perëndimi kërcënojnë Rusinë dhe se ai e ka zbuluar me sukses këtë kërcënim”, tha Sannikova-Franck për DW. "Ajo largoi me sukses edhe vëmendjen nga vdekja dhe varrimi i liderit opozitar Alexei Navalny," thotë Sannikova-Franck.
Navalny, i cili ishte një nga kundërshtarët më të hapur të Putin-it në Rusi, vdiq në mes të shkurtit në moshën 47-vjeçare në një burg. Ai u varros më 1 mars, në të njëjtën ditë kur u publikua biseda e përgjuar e oficerëve gjermanë.
Si të luftoni kundër luftës hibride
Përballimi i luftës hibride kërkon një qasje të shumanshme, bien dakord ekspertët. Vendet duhet të sigurojnë që infrastruktura e tyre kritike, përfshirë teknologjinë e votimit, të jetë e mbrojtur në mënyrë adekuate kundër sulmeve kibernetike. Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e informimit të qytetarëve për taktikat e dezinformimit dhe se si çdo informacion që ata hasin në internet mund të dizajnohet qëllimisht për t'i mashtruar dhe manipuluar ata.
"Është e rëndësishme të zbulohen mekanizmat e kësaj propagande – si funksionon, si ndikon te ne, si ndikon në opinion”, thotë Sannikova-Franck./DW
Four people, including a teenage girl, were killed and at ...
Former US senator and Democratic Party vice presidential c...
Russia may have used a new type of bomb during airstrikes ...
Russia announced on Wednesday that it had halted Ukrainian...
Latvia has declared "non grata" (person undesirable) an em...
The US Secretary of State, Antony Blinken, will discuss su...
Russian forces have shelled the eastern Ukrainian city of ...
US President Joe Biden has placed women's reproductive hea...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, said o...
Turkey is preparing to launch a large-scale operation ...
Senior administration officials of President Joe Biden are...
Safety inspectors are analyzing the black box of the freig...
Kosovo has successfully passed the first step for the memb...
The largest opposition entity in Kosovo, the Democratic Pa...
The death toll from the March 22 attack on a concert hall ...
Friday marks one year since the American journalist, w...
Rreth 30 raketa u lëshuan nga Libani drejt veriut të Izrae...
The European Parliament (EP) and the Council of the Europe...
The top law enforcement agency in the fight against or...
North Korea's state-run TV channel has censored a BBC gard...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Two people are reported to have lost their lives in a seri...
A serious accident has occurred on the Tirana-Durrës highw...
Two employees of the "Jordan Misja" Penitentiary Instituti...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Albania will be affected this Tuesday by relatively stable w...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
Europe is facing an unprecedented crisis due to heat waves...
Italian authorities have arrested four people suspected of...
The twin earthquakes that struck Venezuela last Wednesday ...
A self-imposed exile in the United States has been sentenc...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
Dairy prices in our country have become so expensive in th...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sol...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...