web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja me armë zjarri e 35-vjeçarit në Pogradec/ Zbardhet ngjarja

2026-06-30 09:13:00, Kronika CNA

Plagosja me armë zjarri e 35-vjeçarit në Pogradec/ Zbardhet

Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogradec, ku u plagos me armë zjarri një 35-vjeçar. Katër autorët e dyshuar të tentativës për vrasjen e 35-vjeçarit B.S., janë identifikuar, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar.

Dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Nga hetimet dyshohet se këta persona, për shkak të konflikteve të mëparshme me 35-vjeçarin kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë. Ndërkohë 35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Zbardhen rrethanat e ngjarjes së djeshme, identifikohen 4 autorët e dyshuar të tentativës për vrasjen me armë zjarri të një 35-vjeçari.

Arrestohen 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët (të katërt me precedent penal për krime kundër personit).

Njëri prej autorëve kryesorë u vu në pranga disa minuta pas ngjarjes, pas ndjekjes së pandërprerë nga Policia.

Sekuestrohen 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, një 35-vjeçar, u identifikuan 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të katërt me precedent penal për krime kundër personit.

2 prej tyre, shtetasit N. A., 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Pogradec, u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerët, shtetasit M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Pogradec, dhe E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas, u shpallën në kërkim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me shtetasin B. S., 35 vjeç, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.

Njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

The procedural materials were referred to the Prosecutor's Office at the First Instance Court of General Jurisdiction in Korça, for further action, for the criminal offenses of "Premeditated Murder", committed in collaboration, remaining in the attempt, and "Unauthorized Possession and Production of Weapons, Explosive Weapons and Ammunition". / CNA





Lajmet e fundit nga