LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja jep lajmin/ Do ia japim pensionistëve bonusin e fundvitit

2022-10-05 21:19:00, Ekonomi CNA
Ministrja jep lajmin/ Do ia japim pensionistëve bonusin e fundvitit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë pensionistët, teksa festat e fundvitit po afron.

Ibrahimaj tha në Report Tv se pavarësisht krizës ekonomike për shkak të çmimeve, Qeveria do t’i japë si çdo fundvit bonus pensionistëve.

“Që në hartimin e projekt buxhetit deklaruam që bonusi i pensionistëve do jetë aty si zë buxhetor. Përveç indeksimeve do japim edhe bonusin, siç është traditë ndër vite”, theksoi ministrja./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga