LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi: Drejtorët e rinj të Veliajt janë emëruar me telefonatë nga burgu

2024-04-18 13:42:00, Denoncim CNA
Denoncimi: Drejtorët e rinj të Veliajt janë emëruar me
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Një denoncim i fortë është bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilit iu arrestuan drejtorët e bashkisë për aferën me kompaninë “5D”.

Denoncimi u bë nga deputeti Flamur Noka në Kuvend, ku tha se drejtorët e rinj të Veliajt, që zëvendësuan zyrtarët e arrestuar për dosjen “5D” janë emëruar me telefonatë nga burgu.

Ai theksoi se emërimet e tyre iu diktuan kryetarit të bashkisë dhe nuk ka qenë Veliaj ai që i ka zgjedhur, pasi pretendoi se mazhoranca dhe Bashkia e Tiranës funskionojnë si organizata kriminale.

“'5D' është korrupsion i pashembullt. Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi. Parlamenti duhet të ziente. Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje. Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve.

Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre. Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të 5D janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, deklaroi Noka./ CNA

Lajmet e fundit nga