Businessman Artur Shehu breaks his silence: I am a long-time land owner in Zvërnec, I don't know the investors at all
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...
Albanian businessman Artur Shehu spoke on the Opinion show...

Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit. Selçuk Bajraktar shfaqet përballë një grumbulli rrënojash në mesin e zonës ku ndodhi fatkeqësia natyrore. Ai duket i lodhur dhe i trishtuar. Më shumë se 50.000 njerëz vdiqën dhe qindra mijëra humbën shtëpitë e tyre.
Në videon që Bajraktar poston në Twitter, premton të ndërtojë 1000 shtëpi të reja dhe 2000 kontejnerë strehimi për viktimat. Ai nuk është një punonjës i ekipeve të emergjencave civile.
Madje nuk është as anëtar i qeverisë turke. Ai është bashkëpronar i kompanisë turke të mbrojtjes “Baykar”. Ai dhe vëllai i tij, Haluk, janë bërë të famshëm në mbarë botën si ndërtues dronësh. Avionët e telekomanduar të kompanisë së tij u bënë edhe më të famshëm gjatë luftës në Ukrainë, pasi e ndihmuan ushtrinë ukrainase të zmbrapste pushtimin rus në fillim të konfliktit.
Madje një ushtar ukrainas u kushtoi atyre një këngë. Ndërsa kopshti zoologjik i Kievit pagëzoi një majmun të vogël me emrin e këtij droni. Fjalimi i tij para publikut turk pas tërmeteve, nuk ishte i rastësishëm. Selçuk Bajraktar është i martuar me Symeje Erdogan, vajzën më të vogël të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Prandaj që nga ajo dalje shumë njerëz në Turqi kanë nisur të besojnë se ai mund të jetë pasuesi i vjehrrit të tij si udhëheqësi i ardhshëm i vendit. Pas 20 vjetësh në pushtet, kjo është hera e parë që Erdogan duhet të frikësohet seriozisht se mund të mos fitojë një mandat tjetër në zgjedhjet e 14 majit.
Kandidati i opozitës Kemal Kiliçdaroglu kryeson aktualisht në shumicën e sondazheve. Por cilido qoftë rezultati, Erdogan ka njoftuar tashmë se kjo do të jetë hera e fundit që ai kandidon. Analistët besojnë se ai po kërkon një pasardhës, të cilit mund t’ia dorëzojë frenat e pushtetit. Fëmijët e tij nuk kanë asnjë shans real për të marrë detyrën për arsye të ndryshme, dhe Berat Albajrak, bashkëshorti i vajzës së tij të madhe Ezra, dështoi në postin e tij si Ministër i Financave.
Kjo është arsyeja pse vëmendja po drejtohet gjithnjë e më shumë tek Bajraktar, emri i të cilit është shfaqur gjithnjë e më shumë në debatin për një pasardhës të Erdoganit. Kur u pyet për këtë gjë në një emision televiziv, Bayraktar i hodhi poshtë spekulimet si “thashetheme”.
Edhe nëse Erdogan humb zgjedhjet e afërta, suksesi i Bajraktar me dronin e tij e ka bërë atë aq popullor në Turqi saqë asnjë qeveri nuk do të jetë në gjendje ta injorojë atë dhe kompaninë e tij. Ndikimi i tij në politikën turke ka gjasa vetëm që të rritet. Kompania “Baykar” u bë eksportuesja më e madh e armëve në Turqi në vitin 2021, me shitje vjetore prej 664 milionë dollarësh.
Ajo është rritur më tej si rezultat i luftës në Ukrainë. Vitin e kaluar, “Baykar” u shiti 18 vendeve dronë dhe teknologji të tjera me vlerë 1.18 miliardë dollarë. Ushtarët i kanë përdorur dronët “Bayraktar TB2” në fushat e betejës në Libi, si dhe në Nagorno-Karabakh dhe Etiopi. Selia e “Baykar” në periferi të Stambollit ngjan më shumë me një kampus universitar sesa me një fabrikë armësh. Punonjësit, kryesisht të rinj, punojnë veshur me xhinse dhe bluza. Një grup luan herë pas here volejboll në fushën sportive të vetë kompanisë.
Selçuk Bajraktar e ka dekoruar zyrën e tij në katin e fundit të një ndërtese preje xhami dhe betoni. Ai është 43 vjeç dhe nuk duket ndryshe nga një yll kinemaje. Babai i tij, Ozdemir, e themeloi kompaninë në vitet 1980 si furnizues i industrisë së makinave. Nëna e tij, Canan, ishte një ekonomiste dhe shkencëtare kompjuterike.
Bajraktar thotë se fëmijë ishte i magjepsur nga çdo gjë që kishte të bënte me teknologjinë, sidomos me aeroplanët. “Për mua është një mënyrë jetese”- thotë ai. Më vonë ai shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi inxhinieri në Pensilvani në Institutin e Teknologjisë në Massachusett.
U rikthye në Turqi në vitin 2007 dhe ndihmoi në krijimin e divizionit të dronëve në kompaninë “Baykar”. Suksesi erdhi 7 vjet më vonë, kur kompania e pajisi ushtrinë turke me dronë në luftën kundër Partisë të Punëtorëve Kurdë (PKK). Bajraktar i pëlqen të mburret se shkoi në vijën e frontit në malet e Turqisë juglindore për të parë në veprime dronin, dhe për ta përmirësuar më tej atë.
Droni “Bayraktar TB2” ka një gjatësi krahësh 12 metra, një helikë dhe tre rrota. Ai është i armatosur me deri 4 bomba ose raketa të drejtuara me lazer. Ai nuk mund të fluturojë aq larg sa modelet amerikane apo izraelite, dhe nuk mund të mbajë të njëjtat ngarkesa të rënda.
Por kushton vetëm 5 milionë dollarë, rreth 1/6 më lirë se droni amerikan “Reaper”. Kjo e bën atë shumë tërheqës për fuqitë ushtarake të vogla dhe të mesme. Në Libi, dronët “Bayraktar TB2” e ndihmuan qeverinë zyrtare në Tripoli të shtypte një kryengritje të kryekomandantit Khalifa Haftar.
Në Nagorno-Karabakh, ata luajtën një rol vendimtar në fitoren e Azerbajxhanit ndaj Armenisë, pas së cilës autokrati Ilham Alijev festoi duke paraqitur pamjet e sulmeve me dron në ekranet video në kryeqytetin Baku. Ukrainasit i përdorën kryesisht në muajt e parë të luftës, përpara se mbrojtja ajrore ruse të përshtaste strategjinë e saj mbrojtëse kundër tyre.
Bie në sy fakti që dronët u shiten kryesisht vendeve që janë afër qeverisë së Erdoganit. Në intervistën me ne, Selçuk Bayraktar kundërshton çdo kritikë ndaj programit të dronëve. Ai argumenton se dronët janë më të saktë se armët e tjera. Atij i pëlqen të prezantohet në publik si një njeri i teknologjisë.
Megjithatë, ai ka formuar me kujdes imazhin e tij që nga martesa me Symeje Erdogan në vitin 2016. Ai poston rregullisht bekime islame në Instagram dhe Twitter, ku ka rreth 2.5 milionë ndjekës në secilën platformë. Po ashtu ofron mbështetje në fushën e arsimit. Dhe ndërsa presidenti Erdogan po ndjek një diplomaci të moderuar midis Kievit dhe Moskës, Bajraktar ka qëndruar qartë në anën e Ukrainës.
“Ne kemi një detyrim moral që të ndihmojnë Ukrainën”- thotë ai. Më pas ai citon një thënie të Benxhamin Frenklin: “Njerëzit që duan të shkëmbejnë lirinë e tyre me sigurinë e përkohshme, nuk e meritojnë asnjërën, dhe në fund do t’i humbin që të dyja”. Por ai i shmanget komenteve mbi aktualitetin politik.
I pyetur për ambiciet e tij politike, Bajraktar thotë vetëm se përgjegjësia e tij kryesore për momentin është drejtimi i kompanisë së tij. Sigurisht ai e ka parë sesi kunati i tij Berat Albajrak u konsumua shumë shpejt gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në qeveri. Bajraktar ka shumë karta në dorë që mund ta ndihmojnë të ketë sukses në politikën turke.
Për shembull, babai i tij Ozdemir ishte një i besuar i ish-kryeministrit islamist Neçmetin Erbakan dhe prototipi i dronit “Bayraktar TB2” iu kushtua Erbakanit. Nëpërmjet martesës së tij me Symeje, Bajraktar ka qasje në qarqet turke të pushtetit. Po ashtu ka një karrierë të suksesshme në sektorin privat.
Disa analistë në Turqi tashmë po e krahasojnë atë me sipërmarrësin Elon Musk. Për momentin, Erdogan është i zënë me sigurimin e rizgjedhjes së tij në detyrë. Ndërkohë Bajraktar është shumë i ri në moshë, ai ka luksin të presë në krah derisa t’i vijë radha./ Përshtatur nga CNA.al
Thousands of Ukrainian soldiers are preparing to go in...
In December 1949, 2 months after the founding of the P...
President Vladimir Putin has boasted about the strengt...
A fake army at war? Yes, there was and was the 23rd divisi...
“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Baj...
In July, NATO allies will gather in Vilnius for their seco...
The European Union's soft power approach to problem so...
Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit...
If the West is not united, it will not be able to comp...
There is something powerful about the last words a man...
Two months and two days. November 29, 1948-January 31,...
President Joe Biden's public statements about the War ...
During the 2018 presidential election campaign in Turk...
In each of its forms - from anthropomorphic robots to teac...
According to one estimate, the dollar is part of 88 percen...
As our planet's climate is getting hotter and hotter, the ...
Last week, Russia claimed control of the city of Bakhm...
No one seems to know how the United States would react...
"A domestic spy, possibly recruited by the Russians, i...
At the beginning of 2022, Jens Stoltenberg, Secretary ...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...