A garden cannot survive in a jungle
If the West is not united, it will not be able to comp...

Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit nga shërbimet e sigurisë së një shteti, ekziston edhe ajo që përdor sinjalet, e quajtur Sigint (Inteligjenca e Sinjaleve). Ajo ka të bëjë me të gjithë veprimtarinë që synon mbledhjen pasive të të dhënave nëpërmjet përgjimit dhe analizës së sinjaleve elektromagnetike të çdo lloji.
Ky lloj përgjimi kryehet me lloje të ndryshme mjetesh. Ekzistojnë avionë të projektuar posaçërisht për këtë mision, si RC-135, mjete detare, tokësore dhe padyshim edhe sensorë fiks. Pak vite më parë bëri bujë investigimi i “Der Spiegel”, duke raportuar mbi një aktivitet spiunazhi të kryer në Gjermani nga NSA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, një nga agjencitë e sigurisë amerikane.
Sipas investigimit, agjencia kishte programin e saj të përgjimeve në më shumë se 80 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën. Brenda SHBA-së njihej si “Shërbimi Special i Grumbullimit” dhe shpeshherë funksiononte pa dijeninë e vendit pritës.
Po ashtu, u pretendua se agjencia kishte një aparaturë përgjimi në Berlin (në ambasadën e SHBA), Frankfurt dhe një tjetër në Vjenë, dhe se kishte spiunuar selitë diplomatike të BE-së në Uashington. Hetimi nisi nga Wikileaks dhe përfshiu edhe Italinë. Nga 10 dhjetori 2012 deri më 13 janar 2013, NSA kishte spiunuar 124.8 miliardë thirrje telefonike në mbarë botën, nga të cilat 46 milionë në Itali.
Kaq mjaftoi që forcat e sigurisë publike të rrisnin vigjilencën pranë zyrave diplomatike dhe ambasadës amerikane. NSA dhe CIA do të operonin më pas me 76-80 antena Sigint brenda ambasadave dhe konsullatave të SHBA-së në mbarë botën, nën komandën e një njësie të përbashkët të fshehtë NSA-CIA, i quajtur Shërbimi Special i Koleksionit.
Meqënëse Departamenti Amerikan i Shtetit ka 294 ambasada, konsullata dhe misione diplomatike në organizata të ndryshme ndërkombëtare jashtë vendit, kjo do të thotë se NSA dhe CIA kanë zyra sekrete dëgjimi në më shumë se 25 për qind të këtyre institucioneve diplomatike.
Rasti i ambasadës ruse në Poloni ka qenë së fundmi kryefjalë e medias. Në çatinë e godinës u vu re një kontejner plot me antena, të cilat sipas të gjitha gjasave, përfaqësojnë terminalet e një stacioni dëgjimi Sigint. Kjo pajisje përdoret për të gjurmuar telefonat dhe komunikimet e njerëzve me interes për inteligjencën ruse, siç janë politikanët, të cilët jo gjithmonë përdorin komunikime të koduara, apo për të identifikuar të infiltruarit.
Një aktivitet i tillë ka ndodhur gjithmonë që para Luftës së Dytë Botërore, sa i përket komunikimeve radio me rreze të gjatë (atëherë me kodin Mors), dhe që është zgjeruar paralelisht me përparimin teknologjik deri në pikën që është vendimtar për inteligjencën sa edhe për spiunazhin “njerëzor” (Humint) që nga koha e Luftës së Ftohtë.
Rusët po mirëmbajnë pajisje që mund t’i shërbejnë operacioneve Sigint në të gjithë Bashkimin Evropian. Pajisjet marrëse mund të shihen me sy të lirë në çatitë e ambasadave, konsullatave, përfaqësive tregtare dhe ndërtesave ku punojnë dhe jetojnë në kryeqytetet evropiane diplomatët e Moskës.
Pikërisht ajo që bënë Shtetet e Bashkuara përmes NSA-së dhe CIA-s. Në veçanti, Federata Ruse ka stacione përgjimi në zyrat diplomatike në Spanjë, Hungari, Suedi, Belgjikë, Republikën Çeke, Gjermani, Bullgari, Rumani, Greqi dhe Portugali. Rasti hungarez është veçanërisht interesant.
Rusët kanë instaluar antena në çatitë e qendrës së tyre kulturore, të selisë tregtare si dhe të ambasadës së tyre në Budapest. Kundërzbulimi hungarez është aq i mirë informuar për situatën, saqë pretendon se është një aktivitet rutinë. Sipas ish-oficerëve të kundërzbulimit të Budapestit, për shumë vite rusët kanë qenë në gjendje të monitoronin aktivitetin e valëve të radios brenda një rrezeje prej rreth 30 kilometrash nga ambasada.
Të paktën që nga mesi i viteve 2010, inteligjenca ruse ka përdorur pajisje celulare për mbikëqyrjen elektronike të objektivave kryesore. Shërbimet perëndimore të sigurisë e dinë se duhet të tregohen të kujdesshme ndaj autobusëve të vegjël ose furgonëve diplomatikë, pasi rusët i përdorin këto automjete për përgjimin Sigint.
Nga pikëpamja ligjore, ky aktivitet nuk ndalohet shprehimisht. Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike thotë se “dhomat e misionit diplomatik, nuk do të përdoren në mënyrë të papajtueshme me funksionet e misionit, si ato të përmendura në këtë Konventë, tek rregullat e tjera të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare ose në marrëveshje të veçanta në fuqi ndërmjet shtetit dërgues dhe shtetit pritës”.
Duke qenë se këto nuk janë veprime aktive, por vetëm mjete përgjimi pasive, të cilat nuk cënojnë sovranitetin e shtetit pritës dhe nuk e kërcënojnë atë, ato nuk hyjnë në kufijtë e Konventës së Vjenës, dhe nuk gjejnë hapësirë as në Konventën e Gjenevës, e cila merret vetëm me trajtimin e spiunëve të kohës së luftës.
Në kuadrin e spiunazhit në distancë nëpërmjet sistemeve të vëzhgimit, duhet të vazhdojnë të zbatohen rregullat e mosndërhyrjes, barazisë sovrane dhe pavarësisë politike të garantuara nga Konventa e Vjenës. Prandaj për sa kohë që sistemet nuk krijojnë shqetësime, ato nuk i ndryshojnë sinjalet në mënyrë që të shkaktojnë dëme, dhe as nuk përdoren për propagandë ose shantazh. Dhe nuk ka asnjë kufi ligjor për ndalimin e praktikave të tilla, përveç masës së dëbimit të “spiunëve të dyshuar”, që janë pjesë e trupit diplomatik të vendit pritës./ Përshtatur nga CNA.al
If the West is not united, it will not be able to comp...
There is something powerful about the last words a man...
Two months and two days. November 29, 1948-January 31,...
President Joe Biden's public statements about the War ...
During the 2018 presidential election campaign in Turk...
In each of its forms - from anthropomorphic robots to teac...
According to one estimate, the dollar is part of 88 percen...
As our planet's climate is getting hotter and hotter, the ...
Last week, Russia claimed control of the city of Bakhm...
No one seems to know how the United States would react...
"A domestic spy, possibly recruited by the Russians, i...
At the beginning of 2022, Jens Stoltenberg, Secretary ...
Easter is one of the most important holidays in the Ch...
Mafia organizations are increasingly infiltrating European...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
According to the World Happiness Survey, Finland has b...
Nothing better illustrates the growing importance in w...
Enlargement policy is back at the top of the EU's geop...
If it is to remain the world's leading power, the Unit...
The global level of democracy has returned to where it...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved a theft case, which occurred at ...
Two people, suspected of being the perpetrators of a murde...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Two people have been arrested in Kurbin after they were ca...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
The Council of the European Union today gave final approva...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
The death toll from devastating earthquakes in Venezuela h...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...
The latest data from the Statistical Institute for 2025 sh...
From Iceland to North Macedonia, consumer prices vary dram...
The Albanian government's forecasts for public investments...