Iceland, the island of ice and fire, where 1 in 10 inhabitants has written a book
By Sara Gandolfi "Corriere della Sera" The little lib...

Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar regjimin teokratik të Teheranit. Edhe skuadrat e vdekjes së Ajatollahut po nisin punën për shtypjen e tyre. Rreth një javë nga nisja e këtyre protestave, në pikëpyetje është vetë ekzistenca e diktaturës iraniane.
Prandaj pritet një kundërpërgjigje brutale nga regjimi. Presidenti Biden duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar protestuesit. Protestat e para nisën në fillim të këtij muaji, kur një grua kurdo-iraniane e quajtur Mahsa Amini vdiq gjatë kohës që mbahej në paraburgim nga e ashtuquajtura policia morale e Iranit.
Ajo ishte arrestuar disa ditë më parë, e akuzuar se nuk mbante si duhet hixhabin për të mbuluar kokën dhe trupin. Policia pretendoi se Amini kishte vdekur nga një atak në zemër menjëherë pas arrestimit të saj. Nuk ka nevojë të thuhet që kjo ishte një gënjeshtër e paturpshme.
Dëshmitarët okularë kanë treguar se panë policët duke e rrahur atë brenda furgonin e policisë që në momentin që u arrestua. Tani që protestat janë përhapur në deri në 80 qytete të vendit, zemërimi i madh mbi vrasjen e pakuptimtë të Aminit po bashkohet me pakënaqësitë e kahershme mbi keq-menaxhimin e vendit nga mullahët.
Vitet e fundit, në Iran ka pasur demonstrata mbarëkombëtare. Sidomos ato të vitit 2019, kur njerëzit dolën në rrugë për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të karburantit. Gjatë asaj vale demonstratash, forcat iraniane të sigurisë vranë shumë njerëz të pafajshëm.
Vlerësimet më konservatore flasin për qindra të vdekur, por ka arsye të besohet se mund të jenë vrarë deri në 3.000 njerëz. Dhuna e ditëve të fundit nuk ka arritur ende nivelet e vitit 2019. Presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte në Nju Jork javën e kaluar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe me sa duket, donte të ruante një fasadë të rendit të brendshëm.
Por gjatë disa ditëve të fundit, autoritetet iraniane kanë vrarë disa protestues. Disa grupime të të drejtave të njeriut, thonë se deri tani numri i të vdekurve është të paktën 31. Disa raporte tregojnë se forcat e sigurisë po përdorin armë automatike kundër demonstruesve.
Gjatë gjithë kohës, ata po e kufizojnë qasjen e qytetarëve tek interneti dhe mediat sociale,me shpresën e parandalimit të përshkallëzimit të revoltës. Pra goditja ndaj protestuesve sapo ka nisur. Në një shtysë në dukje të koordinuar, disa agjenci të sigurisë së brendshme, përfshirë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, lëshuan javën e kaluar disa deklarata që i dënonin protestat.
Garda i quajti ata si pjesë e një rebelimi të mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli. Ndërsa administrata Bajden ka vendosur disa sanksione ndaj policisë së moralit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, nuk ka pasur një përgjigje shumë më të gjerë të Uashingtonit.
Teherani do ta fajësojë gjithmonë Amerikën për vështirësitë e vetë-imponuara. Prandaj frenimi i ndihmës amerikane për opozitën do të ishte një marrëzi. Lëvizja e duhur e SHBA-së në mbështetje të lëvizjes iraniane të protestës, fillon me ndihmën për të garantuar qasjen tek interneti, teksa pas kësaj censure regjimi dëshiron të fshehë nga bota goditjen që po planifikon ndaj lëvizjes.
Mëngjesin e të premtes, administrata Bajden lejoi kompanitë amerikane të internetit që t’u ofrojnë protestuesve teknologjinë jetike të komunikimit. Kjo mund të lejojë ofrimin e shërbimit të Internetit satelitor Starlink të Ilon Mask, të cilin ai tani është zotuar ta aktivizojë në Iran.
Përveç kësaj, një listë e re sanksionesh që synojnë zyrtarë të ndryshëm të sigurisë, duhet të pasojë listën fillestare që zyrtarët amerikanë shpallën javën e kaluar. Në të duhet të përfshihet vetë Khamenei, që deri tani dhe në mënyrë të pashpjegueshme, nuk është sanksionuar ende.
Mbi të gjitha, Bajden duhet të sinjalizojë një shkëputje të qartë nga politikën e uljes së tensioneve me Teherani, që ka përdorur administrata e tij për shkak të bisedimeve të saj të vazhdueshme me Iranin për programin e tij bërthamor.
Fakti që Raisi dhe shoqëruesit e tij morën viza për të ardhur në Nju Jork pas vrasjes së Aminit, është skandaloz. Ai është një vrasës, duke pasur parasysh rolin e tij kryesor në gjykatat e Teheranit të vitit 1988 që urdhëruan ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë, dhe punën e tij në drejtimin e gjyqësorit të Iranit kohët e fundit.
Pa përmendur fushatën e vazhdueshme terroriste që synon vrasjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Për të qëndruar në krah të qytetarëve iranianë, Bajden duhet ta bëjë të qartë se ai nuk do të negociojë me kasapët përgjegjës për gjakderdhje, dhe se ai e kupton se vrasja e Aminit u krye nga një teokraci brutale që kërcënon njerëzit e saj por edhe gjithë botën.
Iranianët trima që marshojnë nëpër rrugë dhe sheshe për të kundërshtuar diktaturën e vendit të tyre nuk meritojnë më pak sesa këtë përkrahje të fortë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
By Sara Gandolfi "Corriere della Sera" The little lib...
A team of researchers from Meta - the Californian comp...
In the mountainous and high altitude areas of the Unit...
The fear and panic over cannabis in the US started in the ...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Anyone who goes to the seashore has an unreasonable fear t...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
The most valuable thing we have as humans is our life and ...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
The death of Queen Elizabeth II, and the end of the longes...
Today it has become a trend, even among Christians, that c...
In that moment, when Swan smelled the aroma of freshly bak...
A jellyfish that could practically live forever (as lo...
By Marc Wittmann "Psychology Today" When Britain's Qu...
By Alexander J. Motyl "The Hill" Vladimir Putin is he...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
The Russian army is rapidly retreating along the front in ...
The bitter news of the death of Queen Elizabeth II also ma...
The European Commissioner for the Economy, Paolo Xhent...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...