Për cilën NATO kemi nevojë?/ Katër të ardhme të mundshme për aleancën transatlantikes
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...

Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamend, apo jo? E zeza bart nuanca trishtimi, dëshpërimi dhe zymtësi. Funeralet janë një periudhë e mbajtjes së zisë, dhe jo një kohë për të veshur një fustan portokalli të sapo-blerë, ndërsa bëni selfi për Instagram pranë një arkivoli.
Ashtu si shumë tradita të thjeshta, edhe veshja e zezë në një funeral ka një histori të gjatë përtej sensit të përbashkët apo shijeve kulturore. E megjithatë, një numër i madh kulturash anembanë botës, kanë të njëjtën traditë të veshjes së rrobave të zeza, ose të paktën të errëta gjatë funeraleve.
Por a ka në fakt diçka të qenësishme apo instinktive në veshjen e rrobave të zeza gjatë momentit të përcjelljes për në banesën e fundit të një njeriut që ka vdekur? A ka kjo traditë mbarë-botërore një origjinë të vetme historike?
A ndikojnë këtu efektet e globalizimit dhe monokultura jonë e përbashkët, mbarëbotërore, konsumatore? Përgjigja e shkurtër është po. Janë që të gjitha ato. Por ndërkohë e dimë se zakonet në lidhje me veshjen e zezë në funerale datojnë të paktën që në kohën e Perandorisë Romake, dhe u bënë shumë më popullore gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria në Britaninë e Madhe.
Tradita e zisë në Perandorinë Romake
Le të jemi të qartë për një gjë: Praktikat e funeralit janë shumë të vjetra, pra para se ne të shpiknim tekstilet, peliçet apo çfarëdo gjëje tjetër që njerëzit mbanin veshur në periudhën kur jetonin vetëm me gjueti. Deri më sot mendohet se kanë vdekur mbi 100 miliardë njerëz.
Pra shumë funerale dhe pikëllim. Është e pamundur të thuhet saktësisht se kur filloi ky zakon specifik i veshjes me një nuancë. Gjithsesi dihet se në Romën e Lashtë, e zeza ishte një veshje standarde për funeralet. Togat ishin një formë e zakonshme veshjesh që nga fillimet e Republikës së Romës, në vitet 753 Para Erës Sonë, deri në vitin 200 të Erë Sonë.
Njerëzit mbanin lloje shumë specifike veshjesh në varësi të gradës, punës dhe ngjarjeve të caktuara. “Toga pura” standarde ishte prej leshi të pa ngjyrosur dhe mund të vishej nga kushdo. “Toga praetexta” ishte e kuqërremtë në vjollcë dhe vishej nga njerëzit e thjeshtë dhe nëpunësit civilë.
“Toga candida” mbahej nga njerëzit që konkurronin për poste. Ato fërkoheshin me shkumës për t’i bërë të dukeshin super të bardha. Po “Toga Pulla”? Ato ishin toga të errëta dhe që mbaheshin në funerale. Këto nuk ishin norma shoqërore që mund të zbatoheshin sipas qejfit.
Burrështetasi i famshëm romak dhe mjeshtri i oratorisë Ciceroni (103-43 Para Erës Sonë) na jep një përshkrim të shkurtër mbi seriozitetin e etikës romake të veshjeve. Ai kritikoi në një rast dikë për mungesë respekti dhe vëmendjeje të mjaftueshme, duke veshur një “Toga Pulla” në një banket pas funeralit dhe jo gjatë funeralit.
Një precedent mbretëror
Falë kodit të rreptë të veshjes që ekzistonte në Romën e Lashtë, ne kemi një precedent historik për veshjen e zezë nëpër funerale. Por ishte vetë mbretëresha britanike Viktoria, monarkia e çuditshme, me një mendje të pavarur, okultiste, dhe që përdorte drogëra të ndryshme, ajo që ishte përgjegjëse për përhapjen universale të ngjyrës së zezë në funerale.
Edhe pse pati ulje-ngritjet e veta sa i përket popullaritetit, ajo pati një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e saj, e njohur si “Gjyshja e Evropës”, për shkak të 42 nipërve
të saj që kishin lindur dhe ishin pjesë e familjeve të ndryshme mbretërore evropiane.
Mbretëresha Viktoria u martua në moshën 20 vjeçare me kushëririn e saj, Princin Albert.
Sipas të gjitha dëshmive ajo ishte krejtësisht e marrosur pas tij dhe ishte ajo që i kërkoi të martohej me të, dhe jo anasjelltas. Ajo shkroi në ditarin e saj: “Ai është shumë i pashëm. Flokët e tij kanë pothuajse të njëjtën ngjyrë si të miat. Sytë e tij janë të mëdhenj dhe blu. Ai ka një hundë të bukur dhe një gojë shumë të ëmbël me dhëmbë të imët”.
Ata qëndruar të martuar për më shumë se 20 vjet, dhe kur Alberti vdiq në 1861, Viktoria ishte shumë zemërthyer. Ajo u pikëllua aq shumë sa që nuk veshi asgjë tjetër veç të zezës për pjesën tjetër të jetës. Fisnikët e kohës bënë çmos për ta imituar prijësen e tyre. Që nga ajo kohë ky zakon u përhap në mbarë botën.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
The most valuable thing we have as humans is our life and ...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
The death of Queen Elizabeth II, and the end of the longes...
Today it has become a trend, even among Christians, that c...
In that moment, when Swan smelled the aroma of freshly bak...
A jellyfish that could practically live forever (as lo...
By Marc Wittmann "Psychology Today" When Britain's Qu...
By Alexander J. Motyl "The Hill" Vladimir Putin is he...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
The Russian army is rapidly retreating along the front in ...
The bitter news of the death of Queen Elizabeth II also ma...
The European Commissioner for the Economy, Paolo Xhent...
In early October 1993, I was walking through the streets o...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe Sindroma Turet, kanë ...
The best thing about the former China-Soviet split was tha...
Imagine such a scene: It is a hot summer day in July. ...
The Molotov cocktail has been a staple of many aspects...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
When Elizabeth II ascended the throne in 1952, the sun nev...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...