Pse mëngjerashët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimet mendore
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...

Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen, atëherë ju rekomandojmë të zgjidhni të zgjidhni mjekësinë, dhe konkretisht disiplinën e ORL, që merret me problemet e dëgjimit.
Një studim i ri i publikuar në revistën “BMJ Global Health”, tregon se mbi 1 miliard njerëz, aktualisht të moshës 12-34 vjeç, mund të jenë të rrezikuar nga humbja e dëgjimit.
Studimi i udhëhequr nga Loren Dilard nga Universiteti Mjekësor i Karolinës së Jugut dhe konsulente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zbuloi se rreth 0.67-1.35 miliardë adoleshentë dhe të rinj në të gjithë botën janë të ekspozuar rregullisht ndaj praktikave të pasigurta për dëgjimin.
Studimi analizoi sjelljen e rrezikshme, duke monitoruar përdorimin e kufjeve dhe pjesëmarrjen në klube, bare dhe koncerte. Studiuesit vëzhguan 33 studime të publikuara midis viteve 2000- 2021, që përfshinin një total prej më shumë se 19.000 njerëzish gjatë 2 dekadave të fundit.
Dhe zbuloi se të rinjtë dëgjojnë rregullisht muzikë në nivele të larta zhurmash, dhe arriti në përfundimin se ishte “urgjente” promovimi i praktikave më të sigurta të dëgjimit. “Dëmtimi nga dëgjimi i pasigurt mund të përkeqësohet gjatë jetës, dhe ekspozimi ndaj zhurmës në fillimet e jetës mund t’i bëjë individët më të prekshëm ndaj humbjes së dëgjimit të lidhura me moshën”- thanë studiuesit në studimin e tyre.
“Një rregull i përafërt, është se nëse jeni duke përdorur kufje, hiqini ato dhe mbajini larg në gjatësinë e krahut. Dhe nëse mund ta dëgjoni ende muzikën qartë në gjatësinë e krahut, atëherë ajo është shumë e lartë”- thotë Sem Kout, ekspert i dëgjimit në Universitetin e Mançesterit.
Qelizat ndijore dhe strukturat në vesh, mund të lodhen nga ekspozimi ndaj zërit me volum shumë të lartë. Dhe nëse ky volum lihet i pakontrolluar për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë dëme të përhershme, si shurdhimi i plotë apo tringëllima në veshë.
“Ndryshimet e përkohshme të pragut, dhe humbja e fshehtë e dëgjimit ka të ngjarë të shërbejnë si parashikues për humbjen e përhershme e të pakthyeshme të dëgjimit”- thanë studiuesit.
Për një periudhë prej 40 orësh në javë, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë ekspozimin ndaj zhurmave me jo më shumë se 85 decibel. Studimi zbuloi se nëse dëgjoni muzikë me zë të lartë në kufje për vetëm 2.15 orë në ditë, atëherë jeni të ekspozuar ndaj ekuivalentit të 92 decibel.
Ja cilat janë për referencë disa nivele të zërit:reshjet e shiut 50 decibel; një bar i zhurmshëm: 70 decibel; muzikë me zë të lartë në altoparlantë 80 decibel; zhurma në një stadium futbolli 115 decibel; bubullimat 120 decibel; dhe krisma e pushkës së gjahut 140 decibel.
Sipas studimit, niveli mesatar i volumit me të cilin dëgjojnë muzikën njerëzit në kufjet ose altoparlantët e tyre varion nga 104 në 112 decibel, dhe niveli mesatar i volumit për një sallë koncerti është 105 decibel.
Studimet kanë zbuluar se fëmijët me humbje të dëgjimit, priren të hasin më shumë vështirësi në shkollë, dhe e kanë shumë problem të qëndrojnë të motivuar dhe të fokusuar në mësime. Sipas CDC amerikane, të rriturit që përjetojnë humbje të dëgjimit kanë më shumë gjasa të përjetojnë përkeqësim të shëndetit mendor, të ardhura më të ulëta, depresion, dëmtim të aftësive njohëse dhe probleme të zemrës.
Studimi mbështet mbi një studim të viteve 2011-2012 nga CDC, i cili zbuloi se humbja e dëgjimit nga ekspozimi ndaj zhurmës së lartë ishte shumë i përhapur në Shtetet e Bashkuara, duke prekur midis 10-40 milionë të rritur nën moshën 70 vjeç. CDC e përshkroi atë si një “problem shëndetësor të rëndësishëm, edhe pse shpesh të panjohur nga masa”.
Për të reduktuar rrezikun e humbjes së dëgjimit në një koncert apo vende ku luhet muzikeme zë të lartë, ekspertët rekomandojnë të qëndroni më larg burimit të zhurmës, dhe të bëni pushime të shpeshta. Po ashtu ekzistojnë kufje speciale që mund të përdorni nëpër koncerte dhe ambiente me zë të lartë, të cilat i bëjnë gjërat rreth jush më të qeta pa ndikuar në cilësinë e zërit.
“Dëgjimi juaj nuk do të kthehet pasi ta keni humbur atë, ndaj do të keni humbje të dëgjimit për pjesën tjetër të jetës tuaj. Ajo do të ketë një ndikim në cilësinë e jetës suaj për pjesën tjetër të jetës”- thotë Kout, duke paralajmëruar se studimet e kanë lidhur humbjen e dëgjimit me depresionin, humbjen e mjeteve të jetesës, dhe madje edhe rrezikun e demencës.
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
I've always had a map obsession. My childhood was spent st...
This century's worst-case climate scenario is not global w...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Although new technology and advanced research have made th...
Some people worry that technology is too present in ou...
November always comes wet in Tirana. And with it the Book ...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
The island nation of Cyprus has been divided for more than...
The Shtermer family's survival story was unknown for many ...
The term "oligarch" has become very common since the begin...
People undergo plastic surgery for a variety of reasons. R...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
One of the most famous kisses in history is not between an...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
One winter morning in 1892, seemingly a day like any o...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
On November 15, the world's population is expected to exce...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...