
Lobimi rus u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas raportimeve të "BBC"-së, "AFP"-së dhe "Zërit të Amerikës" se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte paguar nga rusët e Vladimir Putinit me 500 mijë dollarë.
Për këtë çështje, publikuan një investigim të detajuar për revistën “Mother Jones” gazetarët Dan Friedman, David Corn dhe Hannah Levintova.
Mbrëmjen e sotme Friedman ka folur sërish për lobimin rust ë Bashës, ku ka treguar se si lindi ideja për ta investiguar këtë çështje lobimi.
“Atë kohë ne po shikonim regjistrimet për disa lobime të ndryshme. Ishim të interesuar për influencat ruse në politikën amerikane. E kështu pamë disa kompani lobimi të regjistruara për të përfaqësuar subjekte të huaja në SHBA. Një prej tyre ishte kompania e Nick Muzin. Ai ishte i registuar si lobist në Departamentin e Drejtësisë, jo vetëm për Partinë Demokratike në Shqipëri por edhe për disa kompani si Biniata Trade. Kur ne e pamë këtë nisëm të punojmë për të kuptuar se çfarë ishte Biniata Trade dhe përse ai e kishte regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë këtë për qëllime lobimi. Është diçka normale e punës tonë duke parë raportimet e kompanive të lobimit e kështu nisëm të investigojmë për këtë kompani guack”, u shpreh ai për Top Channel.
Gazetari ka zbuluar se investigimi i ka marrë më parë se një muaj kohë, pasi çështja ka qenë e thjeshtë.
“Ishte rreth një muaj. Mbase diçka më pak, e më pas ne bëmë disa ndjekje të mëtejshme të kësaj çështje për më shumë se një vit. Do të thoja se aspekti më i rëndësishëm ishte se nuk u përballëm me një çështje të komplikuar por fare të thjeshtë. Pra dikush që nuk ishte nga Partia Demokratike në Shqipëri pagoi 500.000 dollarë tek një lobist në SHBA për t’i ndihmuar ata, pra PD në Shqipëri në pasjen e eksesit të presidenti Trump dhe Republikanët në Kongres”, rrëfeu Friedman.
PD më mënyrë konstante e ka mohuar se nuk ishin ata që paguan 500.000 dollarë për këtë kompani lobuese, por gazetari deklaroi se raportimet më të fundit të SHBA iu shtojnë dyshimet.
“Kjo ishte pyetja e madhe. Ajo që ne zbuluam ishte se ishte pikërisht kjo kompani guaskë offshore pagoi paratë dhe kishte lidhje të shumta me Rusinë. Ishte ngritur si kompani nga një person në Odesa në Ukrainë por lidhje të shumëfishta me persona rus. Kjo ngriti dyshime se paratë kalonin përmes kanaleve ruse për të influencuar PD në Shqipëri. Raportimet më të fundit inteligjentë të SHBA, nënvizojnë ato dyshime. Është diçka pozitive që mbështet idenë se këto para erdhën nga Rusia për të influencuar në politikën shqiptare dhe natyrisht edhe shumë vende të tjera në botë”, tha ai./ B.A. – CNA.al
Monika Kryemadhi has denied the charge brought to SPAK...
Gazetari Agim Xhafka ka rrëfyer një histori, duke marr...
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme ...
Former New York City FBI counterintelligence director Char...
Kuvendi ka rrëzuar seancën e sotme parlamentare kandid...
Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh këtë të enjte ...
The authorities were immediately put into action after...
The Russian flag and the plaque that indicated the emb...
The "Digital Nomads" Festival took place in Tirana, a ...
The head of the Socialist Parliamentary Group, Taulant Bal...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka prezan...
Tirana offers a not at all pleasant view in terms of s...
The Deputy Prime Minister Belinda Balluku has responded to...
Qeveria dhe vetë ministrja e Infrasktrukturës dhe Ener...
DP deputy Luciano Boçi has spoken about Russian lobbying i...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, in the...
A fight between two young men happened recently in the are...
Valter Mollaj together with his cousin Edlir Mollaj and thei...
The former leader of the Freedom Party, Monika Kryemad...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...