
Historiani Kostandin Luçi ka sulmuar mbrëmjen e sotme me drejtorin e Arkivave, Ardit Bidon, të cilin e quan zar të Foti Cicit. Për këtë të fundit, historiani ka ngritur akuza shpeshherë se bën propagandë anti të Krishterë Orthodokse dhe anti KOASH (Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare).
Luçi thotë se Ardit Bido me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demon kanë shpallur se Autoqefalia u mor në vitin 1922, kur shpallja faktike e Autoqefalisë ndodhi në 12 Prill të vitit 1937.
Duke përgënjeshtruar veprimin e Bashkisë së Beratit dhe drejtorit të Arkivave, ai hedh një sërë akush ndaj këtij të fundit.
Sipas tij, Ardit Bido është ndjekësi i zellshëm i Foti Cicit, që po shkatërron Arkivat dhe po shpif në mënyrë të ulët ndaj KOASH.
Shkrimi i plotë i Kostandin Luçi:
Edhe drejtor, edhe zar i Foti Cicit.
Në një anë kryetari i Bashkisë së Beratit së bashku me drejtorin e Arkivave, Ardit Bidon, shpallin me të madhe se Autoqefalia u mor në vitin 1922, kur Tomosi dhe shpallja faktike e Autoqefalisë ndodhi në 12 Prill të vitit 1937. Në anën tjetër, dihet botërisht se kush është Ardit Bido dhe se çfarë përfaqëson ai së bashku me librin e tij të stisur, me një qëllim të vetëm, që është hedhja baltë ndaj KOASH. Përsëri në Berat, bashkia dhe me disa burokratë të tjerë organizuan një takim (pa asnjë klerik) dhe vendosën një pllakatë përkujtimore, për Kongresin e Beratit (1922), kongres i cili ishte një hap drejt Autoqefalisë, por jo që Autoqefalia u shpall në këtë kongres.

Problemi qëndron se shumë nuk e dinë rolin e Ardit Bidos në krye të Arkivave dhe shumë të tjerë e duartrokasin rolin e tij, pa ditur asgjë se cili është roli i tij i vërtetë dhe kujt i shërben. Por problemi qëndron se Ardit Bido është një person, i cili thotë që jam Orthodoks dhe në anën tjetër sulmon Kishën Orthodokse Shqiptare në një mënyrë ose në një tjetër.
Është e qartë si dita me diell dhe e dinë të gjithë që Ardit Bido është një ndjekës i zellshëm i Foti Cicit dhe sigurisht që ai e furnizon atë me gënjeshtra dhe shpifje nga më të ulëtat. Nuk mund ta imagjinoj dot se në duart e kujt kanë rënë arkivat e Kishës Orthodokse, që sot janë duke u përdhosur nga vetë ky institucion, i cili ka për detyrë t’i ruajë dhe jo t’i shkatërrojë ato.
Zotëria në fjalë duhet të dijë dhe duhet të ketë parasysh që është drejtor i një institucioni dhe kostumi që ka veshur nuk duhet t’i rrijë ngushtë dhe të përdorë gjuhën e një personi dhe të flasë ç’të dojë ndaj KOASH. Ai nuk mund të jetë drejtor dhe të flasë dhe të shpifë në mënyrë të ulët ndaj KOASH, sepse disa gjëra janë të qarta si drita dhe zotëria në fjalë këtë duhet ta kuptojë shumë mirë.
Është për të ardhur keq sesi një drejtori, ndër më të rëndësishmit në vend, i cili ka si detyrë që të ruajë arkivat dhe dokumentat e këtij shteti, ai i përdor duke i deformuar dhe duke vazhduar në rrugën e tij drejt shpifjes dhe shantazheve ndaj KOASH. Kjo nuk është hera e parë që zotëria në fjalë dhe disa të tjerë ndjekin këtë procedurë dhe këtë rrugë. Më falni, por si mundet një njeri, i cili përfaqëson një institucion shtetëror si Arkivat Kombetarë të sillet në këtë mënyrë kaq harbute dhe të gënjejë kaq hapur.
Sa për dijeni, njohja e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare nuk daton në 12 Shtator të vitit 1922, por në 12 Prill të vitit 1937, kohë kur mori dhe Tomosin e Autoqefalisë nga patriarku i atëhershëm i Kostandinopojes, që ishte de fakto dhe shpallja e Autoqefalisë, ku dhe Tomosi iu dorëzua imzot Kristofor Kisit, duke e caktuar si Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sigurisht që edhe Kongresi i Beratit ka rëndësinë e tij historike dhe askush nuk është duke e mohuar rolin dhe rëndësinë e tij, si një përpjekje drejt Autoqefalisë, e cila u fitua në 12 Prill të vitit 1937./ B.A. - CNA.al
Former New York City FBI counterintelligence director Char...
Kuvendi ka rrëzuar seancën e sotme parlamentare kandid...
Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh këtë të enjte ...
The authorities were immediately put into action after...
The Russian flag and the plaque that indicated the emb...
The "Digital Nomads" Festival took place in Tirana, a ...
The head of the Socialist Parliamentary Group, Taulant Bal...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka prezan...
Tirana offers a not at all pleasant view in terms of s...
The Deputy Prime Minister Belinda Balluku has responded to...
Qeveria dhe vetë ministrja e Infrasktrukturës dhe Ener...
DP deputy Luciano Boçi has spoken about Russian lobbying i...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, in the...
A fight between two young men happened recently in the are...
Valter Mollaj together with his cousin Edlir Mollaj and thei...
The former leader of the Freedom Party, Monika Kryemad...
The State Police has escorted an 81-year-old woman from Na...
The General Secretary of the Socialist Party, Damian Gjikn...
Deputy Grida Duma, in addition to lectures on life or ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Romanian President Nicos Dan announced that he is nominati...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...