web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Integrimi/ Balla-opozitës: Luteni që Shqipëria të dështojë

2026-05-12 12:22:00, Aktualitet CNA

Integrimi/ Balla-opozitës: Luteni që Shqipëria të

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në Komisionin e Jashtëm ku u diskutua për procesin e integrimit Europian, ftoi opozitën të votojë pro reformave që i shërbejnë këtij procesi.

Balla gjithashtu kritikoi deputët e opozitës se nuk i lexojnë ligjet që ju vihen para në çdo seancë plenare dhe në çdo mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.

Ndërkohë më tej vijoi duke thënë se opozita lutet që Shqipëria të dështojë në këtë proces.

“Dëgjova me vëmendje disa kolegë të opozitës këtu që kritikonin ministren se pse nuk është vënë në dispozicion lista e ligjeve që synojnë përafrimin, çdo deputet e ka listën e ligjeve para. Kur ajo ndodhet në faqen e Kuvendit, edhe për ata që nuk e dinë, si ata që kanë vite, ku kryetari njofton se çfarë ligjesh kanë ardhur në Kuvend, prandaj dëgjo e ku ti, se disa nga ju e kanë mendjen ta marrin fjalën atje për të rrokanisur kokat e të tjerëve, dëgjo se çfarë ligjesh kanë ardhur në Kuvend, aty ke edhe ato që kanë ardhur për përafrimin, të paktën që kur është firmosur kjo praktikë, kjo është praktikë që nga viti 2006.

Por ajo tjetra është më e pafalshme, kur marrin pjesë në Konferencën e Kryetarëve, që e dinë fare mirë, se e kanë përpara, u vihet në tavolinë, u vihet tabela e ligjeve, madje ka edhe aderim. Madje ka dhe aderim në marrëveshje e konventa ku thuhet se përmes kësaj bëhet siç e kishim edhe më datë 7 maj në një prej tyre. E kam thënë edhe në Kuvend, ja ku është referenca e ligjeve ku është bërë kërkuar përafrim legjislacioni. Gjejeni veten dhe thoni bujrum, jepe një votë, po them po jap një votë, po e vë një tullë. Thuaj po jap edhe unë një dorë, e të thoni që kam kontribuar edhe unë në anëtarësimin e BE-së, ju dashamirësit apo dashnorët e Bashkimit Evropian.

Ndaj i referohem vlerësimeve që vijnë nga kryekomisionerja Marta Kos. Ajo thotë se Shqipëria është shembulli më i mirë transformues. Mali i Zi i ka nisur bisedimet në qershor të vitit 2012, edhe atij që i shërben ti, që është deputet i atij që ishte atëherë, i atij që i mban çantën, e vlerëson procesin. Por edhe presidenca daneze e vlerëson progresin shumë mbresëlënës. Ata e vlerësojnë procesin e integrimit të mire. Ka nga ata që thonë e luten që Shqipëria të dështojë. Shqipëria duhet të jetë dhe do jetë anëtare e BE-së”, u shpreh Balla. 





Lajmet e fundit nga