web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga vetëvrasja e Olsi Ibros/ Dyshohet se piu fostoksinë para se hidhej nga pallati

2024-07-20 12:43:00, Aktualitet CNA
Detaje nga vetëvrasja e Olsi Ibros/ Dyshohet se piu fostoksinë para se
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku Olsi Ibro, i akuzuar për mashtrimet me mikrokreditë, i dha fund jetës së tij, duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim. 

Dyshohet se 45-vjeçari ka pirë helm dhe më pas për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë që i ka shkaktuar vetëhelmimi, është ngjitur në pallatin në ndërtim për t’u vetëhedhur dhe për t’i dhënë fund jetës.

Kamerat e sigurisë kanë pikasur 45-vjeçarin të vetëm brenda në makinën e tij të parkuar para pallatit ku u vetëhodh. Nga pamjet që ka grupi hetimor, Ibro ka qëndruar për një kohë të gjatë i vetëm brenda në makinë, nga ku dyshohet se aty mund të ketë konsumuar edhe helmin.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar nëse 45-vjeçari është vetëhelmuar para se të hidhej nga pallati në ndërtim.

Kush ishte Olsi Ibro?

Olsi Ibro ishte në kërkim për skemën e mashtrimit me mikrokreditë, ku kanë rënë viktima qytetarët shqiptarë. Ai është bashkëshorti i Elda Ibros, e cila rezulton si administratore dhe aksionere 100% e "Micro Credit Albania", një prej shoqërive mikrofinanciare të përfshira në skemën e mashtrimit.

Elda Ibro ndodhet në "arrest shtëpie", pasi akuzohet se u ka zhvatur miliona euro shqiptarëve.

MCA është themeluar në maj të vitit 2014. Ajo operoi në tregun e blerjes dhe ekzekutimit të kredive me probleme nga institucione të tjera bankare dhe jobankare.

Olsi Ibro nga ana tjetër ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se "Micro Credit Albania" ndërvepronte me institucionin jobankar "Final", me ADCA dhe me disa zyra përmbarimore.

Ata i bënin presion, përndiqnin debitorët e familjarët e tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme dhe u sekuestronin atyre pasuritë në kundërshtim me ligjin.

Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principal të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Në këtë mënyrë, ata zhvatën 10-ra miliona euro nga shqiptarët./ CNA





Lajmet e fundit nga