web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla: Reforma që bëri PS ka çuar të majtë dhe të djathtë para drejtësisë

2026-05-04 18:03:00, Aktualitet CNA

Balla: Reforma që bëri PS ka çuar të majtë dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kritikuar qëndrimet e opozitës kundrejt Reformës në Drejtësi.

Balla u shpreh se suksesi më i madh i kësaj reforme është se ka persona nga e majta dhe e djathta që sot po përballen me drejtësinë.

“Ju kam dëgjuar të sulmoni Reformën në Drejtësi dhe e bëni dy herë në muaj para SPAK dhe GJKKO-së. Reforma në Drejtësi është një sukses, dhe arritja më e madhe është se ka të majtë dhe të djathtë që sot përballen me drejtësinë. Me drejtësinë po përballen të gjithë. Reforma përfaqëson një nga transformimet më të rëndësishme insitucionale. Prokurorët dhe gjyqtarët bëjnë një punë që jua kemi besuar ne. Ka përfunduar koha kur këtu zgjidhenin prokurorët dhe gjyqtarët. Javën e kaluar isha në SPAK dhe do doja që një nga personat të ishte aty. Respektimi i rregullave dhe ligjit duhet të jetë standard për gjithë”, tha ai.

Balla replikoi me deputetin demokrat, Belind Këlliçi për raportimin e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të cilin tha se po bën një punë të shkëlqyer me procesin e integrimit dhe drejtimin e institucionit që drejton. Ndërkohë lidhur me deklaratat se raporti i IBAR ka dështuar, Balla u shpreh se ky raport ende nuk është shqyrtuar.

“Ministrat duhet të kuptojnë se Kuvendi është pushteti ku je i detyruar të paraqitesh sa herë të nevojitet dhe të raportosh për gjithçka bën. Ministri ynë, Ferit Hoxha është një prej ambasadorëve më të mirë që ka pasur Shqipëria në 35 vjet. Ka punuar me dy qeveritë. Ferit Hoxha po bën një punë të shkëlqyer. Edhe sulmet e natyrës personale pa pasur asnjë lidhje ne nuk merremi. E vërteta është që përgjigjen ta dha ministri. Keni dy muaj që bërtisni jo IBAR ka dështuar apo rrëzuar ndërkohë ende nuk është shqyrtuar nga Këshilli.  Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë dy anëtarët me të reja të BE-së. Shqipëria sot është pas 12 vitesh, kur Serbia hapi negociatat në 2014, në i hapim 10 vite më pas dhe sot e kemi lënë Serbinë mbrapa. Këtë nuk duhet ta mohojë askush sa kohë e kemi Shqipërinë, atdheun tonë të përbashkët", tha Balla. /CNA





Lajmet e fundit nga