Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Eksportet kanë vijuar tendencën e tyre rënëse për të tetin muaj radhazi, duke reflektuar si një rënie të cmimeve të produkteve në bursat ndërkombëtare ashtu dhe pasojat që po jep rënia e euros në të ardhurat e eksportuesve.
Sipas INSTAT, në shtator 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u ulur me -12,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Që nga marsi eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për t'u ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%.
Dy grupet që kanë shënuar tkurrjen më të madhe në shtator janë “minerale lëndë djegëse e energji”, me 27,5% dhe tekstile e këpucë me 9.5%. Në rënie ishin dhe të gjitha grupet e tjera kryesore, me përjashtim të dy grupeve me peshë më të ulët si lëkurë dhe produkte kimike. “Ushqimet pije dhe duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë, shënoi rënien më të thellë të këtij viti, me 13.9%.
Sipas INSTAT, gjatë muajit shtator 2023, në uljen e eksporteve prej -12,8 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -5,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,9 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,7 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,1 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,02 pikë përqindje.
Thellimi i rënies në shtator, ka përkeqësuar ecurinë për gjithë 9-mujorin. Sipas INSTAT, në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me -9,0 % krahasuar me një vit më parë, nga 8.6% që ishte tkurrja për 8-mujorin 2022.
Sipas INSTAT, grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -7,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,9 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,4 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje.
Fasoni nuk ndal rënien
Për të katërtin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në shtator ky grup u tkurr me 9.5%, ndërsa për gjithë 9 mujorin reduktimi arriti në 3.5%.
Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me rënien e ndjeshme të euros që ul të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë. Faktorë të tjerë që kanë ndikuar janë rritja e pagës minimale që ka shtuar kostot e punës, tkurrja e kërkesës nga jashtë sidomos për këpucë (nga ndryshimi i motit, shitësit e pakicës kanë krijuar stoqe të mëdha), kriza ekonomike në Europë që ka ulur kërkesën si dhe zhvendosja e prodhuesve në Indi e vende të tjera të Azisë për shkak të kostove më të ulëta.
Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 106 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.
Së fundmi shoqata e eksportuesve tha se pasojat kanë filluar të ndihen dhe në punësim, teksa kompanitë po detyrohen të shkurtojnë punonjës, pas rënies së të ardhurave.
Mineralet e lëndët djegëse vijojnë rënien
“Mineralet dhe lëndët djegëse” shënuan një rënie të thellë me 27.5% në shtator për të dytin muaj radhazi, pasi u rritën ndjeshëm me 39% në korrik. Ecuria e eksporteve të këtij grupi varet nga energjia si dhe nga numri i anijeve që arrin të dërgojë në një muaj Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend.
Për 9 mujorin, grupi ka shënuar një tkurrje prej 6.8%.
Materialet e ndërtimit dhe metalet frenojnë tkurrjen
Materialet e ndërtimit dhe metalet ngadalësuan ndjeshëm rënien në shtator (-8.6%), pasi ishin tkurrur me ritme të larta dyshifrore përgjatë 8 muajve të këtij viti. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si rënia e çmimeve, por dhe frenimi i kërkesës.
Për 9 mujorin, ky grup u tkurr me 31%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.
Ushqimet, pijet dhe duhani, me rënien më të fortë të këtij viti
“Ushqimet, pijet dhe duhani” janë sektori që kanë pasur ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit. Në korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. Megjithatë në gusht, ky grup shënoi një rënie relativisht të fortë me 9.7% me bazë vjetore, si rrjedhojë e motit të pafavorshëm që ndikoi në reduktimin e prodhimit. Tendenca rënëse u përkeqësua më tej në shtator, me gati 14% tkurrje të produkteve të shitura, që është ecuria më negative e këtij viti.
Gjithsesi për 9-mujorin, ky grup është zgjeruar me 14%, duke pasur ecurinë më të mire nga të gjitha grupet e tjera.
Edhe Industria automotive me rënie, nga kursi
Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive. Por, në prill, edhe ky grup shënoi rënie të eksporteve me 5.9% me bazë vjetore. Megjithatë në maj, grupi iu rikthye rritjes, duke u zgjeruar me 10.5%. por, në qershor grupi shënoi sërish rënie, me 4.8%. Tkurrja vijoi dhe në korrik me -3% dhe u thellua në gusht, në 14.3. Tendenca rënëse vijoi dhe në shtator, ndonëse me ritme më të ngadalësuara prej -1.3%. Sipas përfaqësuesve të kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat që po jep zhvlerësimi i euros në aktivitetin e fabrikave që prodhojnë ose montojnë pjesë këmbimit për industrinë automotive.
Për 9-mujorin grupi është rritur me rreth 5.6.
Ulet deficiti
Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 333 mld lekë, duke u ulur me -9,0 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 650 mld lekë, duke u ulur me -6,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 317 mld lekë, duke u ulur me -3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.
Bien eksportet me italinë, Gjermaninë e Spanjën
Sipas INSTAT, në muajin shtator 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shtator 2022 janë: Italia (1,5 %), Gjermania (48,4 %), Spanja (56,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova (29,4 %), Greqia (13,9 %), Kina (135,6 %), etj.
Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,0 %), Gjermania (31,1 %), SHBA (71,3 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (12,0 %), Greqia (16,8 %), Maqedonia (4,9 %), etj.
Në muajin shtator 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,7 %), Turqia (58,7 %), Greqia (40,1) %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Shtator 2022 janë: Kina (1,8 %), SHBA (100,7 %), Zvicra (129,7 %), etj.
Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,1 %), Turqia (26,1 %), Greqia (25,1 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (27,6 %), Gjermania (3,8 %), SHBA (31,9 %), etj./ Revista Monitor




Sot, më 17 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8...
Inflacioni bazë ra për të shtatin muaj radhazi në shtator ...
Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen...
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i he...
Sot, më 16 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sot, më 15 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Sot, më 14 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Në bursat botërore aktivizohen mekanizma të njohur në rast...
Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Ti...
Mallrat e akcizës, karburantet, kafeja dhe birra shënu...
Sot, më 13 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Forcimi i lekut e ka tkurrur portofolin e kredisë për ekon...
Sot, më 12 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99 lekë ...
Ashtu si popullsia e vendit, numri i familjeve shqiptare p...
Sot, më 11 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme parashiko...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit ...
Sot, më 10 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...