E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Projektbuxheti 2024 vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike, të cilat arrijnë në rreth 736 miliardë lekë, duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjes sociale, si edhe duke vijuar në të njëjtën kohë me konsolidimin fiskal, tha sot para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministri Ervin Mete.
Dy nga risitë janë rritja e kostove për sistemin e drejtësisë nga 13 miliardë lekë më 2016 në 26,2 miliardë lekë (250 mln euro) më 2024.
Mete tha se të ardhurat buxhetore në raport me PBB për periudhën 2024-2026 parashikohen të jenë mesatarisht 27.8% e PBB-së. Kjo rritje bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.
Sipas tij, projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.
Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë.
Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33.4% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, bonusin e bebes, etj, tha Ministri i Financave.
2016-2024, dyfishohen fondet për drejtësinë
Mete tha se, projektbuxheti i vitit 2024 parashikon rreth 26.2 miliardë lekë për drejtësinë, ose 13.5 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit 2016. Edhe krahasuar me vitin 2023, buxheti i parashikuar për sektorin e Drejtësisë rritet në mënyrë të konsiderueshme, me 4.2 miliardë lekë më shumë. Këto shifra reflektojnë mbështetjen financiare për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi, ku përfshihen institucionet e Vettingut, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimin e institucioneve të sistemit të akuzës dhe sistemit gjyqësor, të inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si edhe reformimin e institucioneve të tjera të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.
Në mënyrë të vazhdueshme janë mbështetur edhe kërkesat e institucioneve të drejtësisë për rialokime fondesh, të cilat janë përdorur për optimizimin e kushteve të punës, si edhe për sistemet e teknologjisë së informacionit.
Në një vështrim më të detajuar të projektbuxhetit për këtë sektor, rezulton se:
Shpenzimet e personelit për punonjësit e sistemit të drejtësisë parashikohen të jenë 16 miliardë lekë, ose 9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2016. Rritja e ndjeshme e fondit ndër vite reflekton jo vetëm rritjen e numrit të burimeve njerëzore, por edhe rritjen e pagave për punonjësit e këtyre institucioneve.
Për vitin 2024, shpenzimet e personelit për të gjitha institucione e sistemit të drejtësisë janë rritur me 3.1 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2023. Kjo rritje i dedikohet efektit financiar të reformës së pagave të nisur në vitin 2023. Nga ky fond 1.4 miliardë lekë janë akorduar vetëm për magjistratët.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes në vitin 2024 parashikohen në masën 8 miliardë lekë, ose dy herë më shumë sesa në vitin 2016. Këto shpenzime kanë adresuar nevojat e të gjitha institucioneve për të siguruar realizimin optimal të veprimtarisë funksionale të tyre.
Shpenzimet për investime në vitin 2024 parashikohen rreth 2.3 miliardë lekë.
Projekte të reja investimesh publike që financohen në projektbuxhetin 2024 janë:
Për SPAK mbështeten me 550 milionë lekë projektet e reja infrastrukturore dhe pajisjet teknologjike, të cilat parashikohen të implementohen në vitet 2024-2025;
Implementimi dhe Përmirësimi i sistemit të regjistrit elektronik noterial, me vlerë rreth 234 milionë lekë;
Investime për përmirësimin e infrastrukturës në mjekësinë ligjore dhe laboratorin e toksikologjisë;
Financime për përmirësimin e infrastrukturës së Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë Tiranë;
Rikonstruksioni i Gjykatës Kushtetuese, me vlerë 20 milionë lekë;
Arkiva Digjitale për Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
Ndërkohë që vijon mbështetja buxhetore për ndërtimin e institucionit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve me 632 milionë lekë për vitin 2024.
Referuar parashikimeve buxhetore për institucionet e tjera të pavarura kushtetuese, jemi përpjekur të akomodojmë pjesën më të madhe të kërkesave, duke siguruar fillimisht financimin e plotë të reformës së pagave dhe më tej nevojave shtesë të paraqitura gjatë diskutimeve për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026./ Revista Monitor
Leku e ka nisur javën me forcim të mëtejshëm në kursin e k...
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori du...
Sot, më 6 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Prodhimi i ullirit këtë vit shënon rënie në Shqipëri dhe k...
Sot, më 5 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Shqipëria ka arritur gjatë këtij viti kreshtën më të lartë...
Sot, më 4 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rë...
Sot, më 3 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lek...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka qen...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore...
Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë do të marrë së p...
Sot, më 2 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur s...
Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.25% normën bazë të i...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë n...
Në vitin 2024, në buxhetin e shtetit pritet të arkëtohen 6...
Sot, më 1 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 lek...
Qeveria ka publikuar projekt-buxhetin për vitin 2024. ...
Borxhi i huaj i nënshkruar i patërhequr arriti mbi 1 milia...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...