Shifrat e larta “bllokojnë” blerjet/ Çmimet e apartamenteve, drejt rënies
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori du...

Leku e ka nisur javën me forcim të mëtejshëm në kursin e këmbimit me Euron dhe Dollarin Amerikan.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 104.99 lekë, në rënie me 0.12 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Euro ka zbritur në nivelin më të ulët që prej datës 15 gusht.
Edhe Dollari Amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme, me më shumë se një Lek krahasuar me të premten e javës së kaluar. Një dollar amerikan këmbehej sot me 97.71 Lekë, në vlerën më të ulët që prej datës 22 gusht.
Leku po shfaq një tendencë të re dhe graduale mbiçmimi duke filluar nga java e fundit e muajit tetor, sidomos në kursin e këmbimit me Euron.
Rritja e normës bazë të interesit të mërkurën e kaluar nga Banka e Shqipërisë duket t’i ketë dhënë një shtysë edhe më të fortë forcimit të Lekut. Ekspertët në përgjithësi janë skeptikë lidhur me efektin e normave të interesit në ecurinë e kursit të këmbimit të Lekut ndaj Euros.
Megjithatë, rritja e normës bazë pas pothuajse tetë muajsh përfaqëson një hap të mëtejshëm të uljes së stimulit monetar dhe normalizimit gradual të politikës monetare drejt një norme neutrale interesi. Në teori, ngushtimi i hendekut të normave të interesit mes Euros dhe Lekut mund të ketë një lloj ndikimi në forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase.
Nga ana tjetër, edhe pse Banka e Shqipërisë për herë të parë këtë vit ka mbajtur norma interesi ndjeshëm më të ulëta se Banka Qendrore Europiane, Leku është forcuar ndjeshëm ndaj Euros dhe ka arritur madje nivelet më të ulëta historike.
Kursi i këmbimit mes Euros dhe lekut është kryesisht rezultat i raporteve të brendshme të kërkesës dhe ofertës në tregun financiar. Oferta e Euros këtë vit ka qenë më e lartë, falë rritjes së flukseve hyrëse në Bilancin e Pagesave. Ndikimin kryesor vlerësohet se e kanë pasur turizmi, eksportet e tjera të shërbimeve dhe investimet e huaja direkte.
Ndërkohë, oferta e Lekut ka qenë në rënie, për shkak të ngadalësimit të kreditimit të ekonomisë dhe politikës fiskale shtrënguese të qeverisë, me një suficit buxhetor shumë të lartë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, ndërkohë që depozitat në Lekë ngelen praktikisht në stanjacion, depozitat në Euro në fund të shtatorit ishin në rritje vjetore me 16.5%.
Leku i fortë bën më të lira (për çmim të njëjtë në valutë) importet e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka pasur një rol në vlerat relativisht më të ulëta të inflacionit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të Europës. Gjithashtu, Leku i fortë ndihmon subjektet me të ardhura në lekë dhe detyrime në Euro të ulin barrën e borxhit në bilancet e tyre.
Por, nga forcimi i Lekut humbasin subjektet me të ardhura në valutë dhe shpenzime në monedhën vendase, që nga eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve e deri tek përfituesi e remitancave./ Revista Monitor
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, sektori du...
Sot, më 6 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Prodhimi i ullirit këtë vit shënon rënie në Shqipëri dhe k...
Sot, më 5 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.5 lek...
Shqipëria ka arritur gjatë këtij viti kreshtën më të lartë...
Sot, më 4 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rë...
Sot, më 3 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lek...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka qen...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore...
Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë do të marrë së p...
Sot, më 2 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur s...
Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.25% normën bazë të i...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë n...
Në vitin 2024, në buxhetin e shtetit pritet të arkëtohen 6...
Sot, më 1 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 lek...
Qeveria ka publikuar projekt-buxhetin për vitin 2024. ...
Borxhi i huaj i nënshkruar i patërhequr arriti mbi 1 milia...
Buxheti i pushtetit vendor është përkeqësuar ndjeshëm ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...