Paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 9 qershor 2025
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Biznesi i kartave të pagesave shënoi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti, si në numrin e tyre, ashtu edhe në volumin e përdorimit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars numri i kartave aktive arriti në 1.54 milionë, në rritje me 2.2% që nga fillimi i vitit.
Rritja është mbështetur në masën dërrmuese nga zgjerimi i vazhdueshëm në segmentin më të madh, atë të kartave të debitit, por edhe tendencat pozitive në numrin e kartave të kreditit dhe pjesërisht edhe të kartave me funksion paraje elektronike.
Numri i kartave të debitit në fund të 3-mujorit 2025 arriti në 1.35 milionë, në rritje me 2.1% që nga fillimi i vitit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave të pagesave.
Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Rritja e numrit të tyre tregon njëkohësisht përmirësim të përfshirjes financiare dhe zgjerim të përdorimit të prdukteve bankare nga publiku.
Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri i ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare nga shqiptarët, por edhe kartave të debitit, si një instrument i lidhur me llogarinë e pagesës.
Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.
Ndërkohë, produkti tjetër konsumator, ai i kartave të kreditit, ka shfaqur një ecuri pozitive.
Në fund të marsit, sektori financiar raportonte më shumë se 117 mijë karta krediti aktive, me një rritje me 3% që nga fillimi i vitit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 3-mujorin 2025, pagesat me kartë në terminalet POS arritën vlerën e 22.8 miliardë lekëve, ose 10% më shumë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.
Veprimet me karta janë në rritje edhe në numër transaksionesh. Për 3 muajt e vitit 2025, klientët e sektorit bankar kanë kryer rreth 5.85 milionë pagesa me kartë, shifër kjo 19% më e lartë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.
Pesha e veprimeve me kartë në terminalet POS për 3-mujorin 2025 përbënte rreth 17% të totalit të veprimeve karta bankare, nga 16% që ishte ky raport për vitin 2024.
Megjithëse veprimet me karta vazhdojnë të dominohen nga tërheqjet cash në ATM, pesha e pagesave elektronike në vitet e fundit është në rritje dhe për 3-mujorin I 2025 ka prekur nivelin më të lartë historik./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se e...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Është e vështirë të ndiesh keqardhje për dikë që mburret m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tre...
Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave persona...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm m...
Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qerami...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Inflacioni në zonën e euros u ul më shumë se sa pritej në ...
Organizata ul parashikimet dhe paralajmëron se SHBA-ja veç...
Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës ...
Mënyra joefektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka ndarë të dhëna lidhur me Treguesit e...
Shqipëria regjistroi një rritje prej 33.3% të net-qëndrime...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...