Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 6 qershor 2025
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Është e vështirë të ndiesh keqardhje për dikë që mburret me kufjet Sony që bleu për 460 paund (600 dollarë). Është gjithashtu e vështirë të shqetësohesh për financat e një njeriu që fle mbi një dyshek Tempur Elite, të blerë për 1700 paund.
Është thuajse e panatyrshme të ndiesh dhembshuri për një 30-vjeçar që poston një foto të llogarisë së tij bankare me 100,180,79 paund, të shoqëruar me mbishkrimin: “Charlie Munger tha shprehjen e famshme: ‘100 mijë paundët e parë janë më të vështirët’.
Epo ja që unë ia dola, Charlie”.
Këta shembuj vijnë nga media sociale Reddit, ku është krijuar forumi “High Earner, Not Rich Yet” ose shkurt “Henry”. Në këtë forum në internet janë mbledhur britanikët me të ardhura vjetore gjashtëshifrore, të cilët njëkohësisht mburren për pasurinë dhe ankohen për problemet e tyre.
“Henry” është shtëpia e natyrshme e një britaniku të ngarkuar me taksa dhe të lënë mënjanë nga politikanët. Henri i gjorë ka më tepër probleme nga sa mendoni.
Si fillim, taksat që duhet të paguajë Henri, janë të dhimbshme. Në përgjithësi, grumbullimi i taksave në Britani ka arritur nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore. Njerëzit me të ardhura mesatare nuk ndëshkohen aq keq me taksa.
Njerëzit e shtresës së mesme tatohen lehtë. Kjo falë kompensimeve bujare të pataksuara, shkurtimeve të sigurimit kombëtar të punonjësve dhe një norme bazë tatimi mbi të ardhurat që është në nivelin më të ulët në epokën moderne.
Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Henrin. Ai nuk përfiton nga përjashtimi tatimor për të ardhurat, që arrin deri në cakun 100,000 paund.
Kur përfshihen sigurimet kombëtare dhe shlyerja e huasë studentore, të cilat veprojnë si një taksë, një Henri tipik mund të përballet me një normë tatimore prej 71%. Këto nuk janë nivelet e viteve 1960, kur The Beatles ankoheshin “1 për ty, 19 për mua”, por gjithsesi është një tatim i lartë.
Henri gjithashtu nuk ka të drejtën e përfitimeve që gëzojnë të tjerët. Konservatorët paraqitën ndihma bujare pa pagesë për kujdesin e fëmijëve, të cilat kapin vlerën dhjetëra mijëra paund. Megjithatë, një Henri tipik, është i përjashtuar nga kjo ndihmë.
Po t’i marrim parasysh të gjitha këto, një “Henri” tipik që jeton në Londër me dy fëmijë nën moshën pesë vjeç do t’i leverdiste më tepër të fitonte 99,999 paund sesa 149,000 paund.
Ekspertët e taksave shpesh duhet të shpjegojnë se normat e taksave sigurojnë që të mos ketë humbje gjigante kur të ardhurat kalojnë një prag të caktuar. Por në Angli, po të fitosh qoftë edhe një paund më shumë se 100,000 £ në vit mund të të kushtojë me mijëra paund.
Asnjë parti nuk duket e interesuar për ta rregulluar këtë problem. Henri nuk përfillet nga politikanët, të cilët mendojnë se puna e tyre nuk është të kujdesen për të pasurit.
Henri është dëbuar nga ajo që duhet të jetë shtëpia e tij e natyrshme: Partia Konservatore. Një Henri tipik është një punonjës i ri me një profesion të mirë në Londër, puna e të cilit krijon vlerë të lartë ekonomike. Dhe pikërisht këtë lloj votuesi, tani Partia Konservatore çuditërisht e përbuz.
Edhe Liberal Demokratët, të cilët sot mbizotërojnë në jugun e pasur të Anglisë, nuk duan t’ia dinë për Henrin. Ata heshtin për barrët tatimore të punonjësve më të paguar në Britani.
As partia e skajit të djathtë “Reform UK”, që sfidon laburistët dhe konservatorët, nuk mundëson ndonjë gjë të madhe për Henrin.
Në zgjedhjet e fundit, Reform UK ishte më pak popullore mes familjeve që fitonin mbi 70,000 £, dhe më popullore mes atyre që fitonin më pak se 30,000 £. Ajo nuk është ende një parti për njerëzit që shpenzojnë 250 paund në vit për kartën American Express që mundëson më shumë kilometra ajrore.
Shpërfillja e Henrit ka rreziqe politike. Sepse vendi ka më shumë Henri se sa pandehin politikanët. Në tërësi, rreth 1.8 milionë njerëz në Britani fitojnë më shumë se 100,000 paund në vit. Sipas Institutit për Studime Fiskale, kur të afrohen zgjedhjet e ardhshme, numri i tyre do të arrijë në rreth 2.2 milionë.
Në zgjedhjet e fundit, rreth 2 milionë votues të Partisë Konservatore ndërruan anë dhe votuan për partinë Reform UK. Kjo ishte e mjaftueshme për të nxitur bisedat për revolucion politik.
Duke qenë se askush nuk do t’ia dijë për Henrin, ai ka filluar të kujdeset për veten. TikTok është i mbushur me këshilltarë financiarë që japin këshilla për përballimin e taksave për njerëzit që fitojnë mbi 100,000 paund në vit.
Tema se si mund të kualifikohesh për kujdesin falas të fëmijëve është aq e përfolur në forumin “Henry” në Reddit, sa që disa përdorues duan që ajo të ndalohet.
Këto këshilla dhe mësime tashmë po përhapen. Rreth 10,000 njerëz më shumë sesa pritej u regjistruan sikur fitonin midis 99,000 dhe 99,999 paund, në vitin 2022, sipas drejtorit Arun Advani, në Qendrën për Analizën e Tatimeve.
Njerëzit bëjnë manovra financiare për të qenë nën pragun financiar të Henrit, me qëllim për të shmangur taksat. Në fund të fundit, njerëzit si Henri përbëjnë rreth 5% të taksapaguesve, por gati gjysmën e së gjithë shumës që vjen nga tatimi mbi të ardhurat.
Britania mund të jetë e dëshpëruar për rritje ekonomike, por ajo ka krijuar një sistem taksash që i nxit njerëzit si Henri që të mos përpiqen shumë nga ana profesionale, sepse nuk kanë arsye për të fituar më tepër, kur ajo shumë do të taksohet. Pse të mos provoni një javë katërditore pune?
Goditja e drejtpërdrejtë financiare është e vogël dhe përfitimet, si kujdesi falas për fëmijët, janë të mëdha. Por pasojat janë të shëmtuara. Shoqata Mjekësore Britanike, e cila ka edhe versionin e saj, Doktor Henrin, argumenton se ngërçet e taksave do t’i nxisin anëtarët e saj të punojnë më pak.
Një avokat që e lë punën herët nuk është shqetësim, por kur një kirurg punon katër ditë në javë, kjo do të thotë se një gjyshe do të presë më shumë kohë për të zëvendësuar ijën.
Nuk ka gjasa që ky të jetë një problem afatshkurtër. Çfarë ndodh nëse Henri lodhet nga java katërditore e punës? Do të dalë në pension më herët. Britanikët mund të grumbullojnë 60,000 paund pa taksa në pensionin e tyre çdo vit, për të ulur të ardhurat e tatueshme dhe për të shmangur normat e larta tatimore.
Nëse britanikët e pasur detyrohen të kursejnë së tepërmi në të tridhjetat, ata mund të përfitojnë nga një pension i majmë në të pesëdhjetat. Në vitin 2050, shumë Henri tipikë të sotëm, do të kenë braktisur tregun e punës dhe do të kenë dale para kohe në pension.
Është një jetë e padrejtë, Henri!
Nëse politikanët nuk kanë ndër mend të luftojnë për Henrin, qoftë për interes politik ose për hir të ekonomisë, ndoshta ata duhet të marrin parasysh interesin vetjak. Parlamentarët kanë përfituar nga një rritje e majme pagash në dekadën e fundit.
Një anëtar Parlamenti do të fitojë rreth 94,000 duke filluar nga prilli, dhe kjo shumë pritet të rritet në mbi 100,000 paund në vit. Dhoma e Komunëve do të bëhet një shtëpi plot me njerëz si Henri. Ndoshta, atëherë politikanët do ta rregullojnë këtë problem./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tre...
Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave persona...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm m...
Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qerami...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Inflacioni në zonën e euros u ul më shumë se sa pritej në ...
Organizata ul parashikimet dhe paralajmëron se SHBA-ja veç...
Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës ...
Mënyra joefektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzi...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Banka e Shqipërisë ka ndarë të dhëna lidhur me Treguesit e...
Shqipëria regjistroi një rritje prej 33.3% të net-qëndrime...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim pë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë...
Rrugët turistike në zonën e Velipojës do t’i nënshtrohen n...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...