"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 shkurt 2024
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.8 ...

Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit shënoi rritje vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2023 kompanitë e sigurimit të jo-jetës raportonin 10,621 dëme pezull, me një rritje prej 23.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, në vlerë dëmet pezull paraqiten në nivel më të ulët krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave nga AMF, në fund të vitit të kaluar vlera e dëmeve pezull arriti në 6.3 miliardë lekë, 4.1% më pak krahasuar me një vit më parë.
Dëmet pezull përfshijnë rastet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore. Normalisht, kompanitë e sigurimeve kanë gjithmonë një numër të caktuar dëmesh pezull në çdo kohë për shkak të kohës së nevojshme për trajtimin e tyre apo edhe për shkak të zhvendosjes së çështjeve në gjykata, në rastet kur klienti nuk është dakord me masën e dëmit të vlerësuar nga kompania e sigurimit. Megjithatë, vitin e kaluar praktikat e dëmeve pezull janë rritur.
Pjesërisht rritja e numrit të dëmeve pezull mund të shpjegohet me shtimin e dëmeve apo ngjarjeve të sigurimit të ndodhura në total. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit të jo-jetës raportuan 58,686 dëme të paguara, në rritje me 5.35% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, nëse shohim raportin mes dëmeve pezull në raport me dëmet totale të raportuara (dëme të paguara plus dëme pezull), ky raport është rritur në 15.3%, nga 13.4% që kishte qenë një vit më parë.

Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” që u miratua në vitin 2021 parashikon që afati për trajtimin e dëmeve ndaj personave nga kompania e sigurimit do të jetë 90 ditë, ndërsa afati i dëmtimeve në pronë do të jetë 30 ditë. Megjithatë, për dëmet në vlerë të vogël, deri në 100 mijë lekë është përcaktuar një afat më i shkurtër, prej 14 ditësh.
Më tej, shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit. Në rast të mosrespektimit të afatit të përcaktuar në këtë nen, palës së dëmtuar i lind e drejta e përfitimit të interesit të pagueshëm për çdo ditë vonesë në shlyerjen e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit.
Pavarësisht se ligji i ri është përpjekur të ulë afatet e trajtimit të çështjeve me vlerë të vogël, sërish numri i dëmeve pezull në sigurime dhe pjesa e tyre në raport me totalin paraqitet në rritje./ Monitor.al
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.8 ...
Qeveria shqiptare do të zhvillojë në muajin shkurt ankandi...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.6 ...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 95.6 ...
Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë në vitet në vijim q...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) duket se po ...
Sot, më 2 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.8 lek...
Qendra spitalore "Nënë Tereza" (QSUT) përballon rreth 42 p...
Rezerva valutore vijoi rritjen vitin e kaluar dhe arriti n...
Qeveria shqiptare mund të rikthejë aplikimin e tatimit mbi...
Sot, më 1 shkurt 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lek...
Tregu financiar nuk po arrin arritur t’i përgjigjet plotës...
Sot, më 31 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4...
Bashkia e Durrësit synon të ndërtojë një park urban që ka ...
Për të përfituar pension të plotë pleqërie në vitin 20...
Sot, më 30 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.6 lek...
Rritja e pagave në ekonominë e Shqipërisë dy vitet e f...
Sot, më 29 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.4 lek...
Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri ...
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...