Shqiptarët paguan nga xhepi 141 mln lekë për produkte farmaceutike në 2023-shin/ Financuan 55% të konsumit
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (...

Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot.
Në të njëjtën periudhë popullsia në moshë pune (25-64) parashikohet të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070. Në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se gjeneratat e ardhshme të pensionistëve shqiptarë rrezikojnë varfërinë për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë.
Informaliteti në tregun e punës sot do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. Fondi vë në dukje se në qershor 2022, 1.7 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuonin tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind nuk ishin as kontributorë dhe as pensionistë dhe rreth 4 për qind ishin pensionistë.
Ndër të vetëpunësuarit, një numër i vogël po kontribuon në skemën rurale, ndërsa të vetëpunësuarit e tjerë kontribuojnë në sigurime (rreth 10 për qind e totalit të kontribuuesve në skemën e pensioneve). Shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve shton rrezikun për pensione të pjesshme ose sociale në të ardhmen.
Gjithashtu tregu i punës vuan nga nënraportimi i pagave reale duke u bërë shkak për shmangie të kontributeve dhe me vonë mungesën e të ardhurave në pleqëri.

Në krahun tjetër shpenzimet për pensione janë nën presion pasi skema publike e sigurimeve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit. Raporti i përfituesve të pensionit mbi popullsinë 65+ është një nga më të mëdhenjtë në rajon. Kjo përqindje e lartë është nxitur nga rregullat e mëparshme për pensionet e pleqërisë (mosha më e ulët e pensionit, pensioni i parakohshëm i përgjithshëm dhe profesional dhe punësimi i plotë nën regjimin komunist para viteve 1990).
Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rrit gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jokontributdhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale.
Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht 37.5 vjet dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).
FMN vë në dukje se kur shumë punonjës janë në informalitet, një periudhë e gjatë kontributesh mund të veprojë si dekurajues për të kontribuar në skemën e pensioneve./ Monitor.al
Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (...
Rreth 180 shoqata dhe dhoma biznesi që lobojnë ndaj po...
Bashkia e Tiranës nënshkroi këtë të dielë një memorandum m...
Në sektorin call center vijon tkurrja e numrit të të punës...
Sot, më 28 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3...
Shqipëria u vizitua në 2023-n nga mbi 10 milionë të hu...
Sot më 27 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...
Skema e pensioneve në fshat, e cila vuante nga një rap...
Sot më 26 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 ...
Banka Qendrore Europiane (ECB) i mbajti të pandryshuara no...
Administrata Tatimore u ka dërguar një letër të person...
Sot, më 25 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.9 lek...
Ministra Ekonomisë rikthehet me funksionet e 2017, duke me...
Sot, më 24 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.1 lek...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të ...
Sot, më 23 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën ...
Sot, më 22 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lek...
Shqipëria duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...