"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 janar 2024
Sot, më 22 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lek...

Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën konfirmoi sinjalet në rritje të yield-eve të titujve afatgjatë të qeverisë, në vijim të një tendence të shfaqur që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kuponi dhe yield-i uniform i pranuar i obligacioneve 10-vjeçare arriti në 6.78%. Yield-i i obligacioneve është në rritje krahasuar me nivelin 6.44% në rihapjen e ankandit të fundit të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në tetor të vitit të kaluar.
Rritja e yield-it megjithatë pjesërisht u ndikua edhe nga vendimi i Ministrisë së Financave për të rritur shumën e planifikuar të emetimit. Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.77 miliardë lekëve.
Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e kërkesave të pranuar në 4.15 miliardë lekë. Në ankandet e obligacioneve, yield-i përcaktohet si uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar. Në këtë mënyrë, pranimi i më shumë kërkesave ndikon edhe në rritjen e yield-it të obligacionit.
Yield-et e instrumenteve afatgjata të borxhit të qeverisë shqiptare kanë dhënë sinjale të një cikli të ri rritjeje veçanërisht pas vjeshtës së vitit të kaluar. Kjo rritje nuk është e krahasueshme me atë që preku tregun në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe që u nxit nga rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Megjithatë, rritja e yield-eve të borxhit afatgjatë në vetvete nënkupton pritshmëri për një lëvizje të mëtejshme në rritje të normave të interesit nga banka qendrore.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e frenoi ndjeshëm rritjen e normave të interesit dhe aplikoi gjithsej vetëm dy rritje, në total me 0.5 pikë përqindje.

Norma bazë prej 3.25% është ndër më të ulëtat në Evropë. Zbutja e Bankës së Shqipërisë u argumentua me efektin amortizues në inflacion që dha forcimi i lekut në kursin e këmbimit, por edhe me tiparet shtrënguese të politikës fiskale.
Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë paralajmëroi se ulja e inflacionit në objektiv, që pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të këtij viti, mund të kërkojë rritje të mëtejshme të normave të interesit. Inflacioni e frenoi rënien në nivelin 3.8% në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në nëntor dhe dhjetor u rrit lehtë deri në 4%.
Rreziqet rreth rritjes së çmimeve ngelen të larta, për shkak të tensioneve gjeopolitike në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme. Ndërkohë, paralelisht ekonomia shqiptare vazhdon të përballet me presione inflacioniste nga tregu i punës, që vitin e kaluar u karakterizua nga nivele të ulëta papunësie dhe rritje dyshifrore e pagave. Në këto kushte, duket e vështirë që cikli rritës i normave të interesit të përfundojë në nivelin aktual, prej 3.25%.
Edhe tregjet duket se kanë një pritshmëri për rritje të mëtejshme të normave, çka në një masë të madhe shpjegon rritjen e yield-eve të obligacioneve.
Instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare në fakt ofrojnë kthime të kënaqshme në raport me riskun dhe shumë investitorë, përfshi ata individualë, u treguan të ndjeshëm ndaj yield-eve të larta të tyre, sidomos me fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023./ Monitor.al
Sot, më 22 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lek...
Shqipëria duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e ...
Deri tani, sasia e stokut të krijuar nga moseksportimi i b...
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë parashikon për viti...
Sot, më 21 janar 2024, dollari amerikan blihet m...
Brand Finance ka listuar kompanitë dhe brandet më të rëndë...
Sot më 20 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 ...
Rritja e stokut të garancive shtetërore që janë dhënë për ...
Sot më 19 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Italia mbetet partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, si ...
Sot më 18 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Inflacioni bazë e mbylli në rënie vitin e kaluar. Sipa...
Sot më 17 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dh...
Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për r...
Bashkia e Vaut të Dejës njoftoi se tashmë ka shpallur ...
Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët ...
Sot më 16 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 ...
Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfi...
Projekti që do të mbështesë sektorin e bujqësisë në ku...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...