Rriten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor, 26 janar 2024
Sot më 26 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 ...

Skema e pensioneve në fshat, e cila vuante nga një raport i ulët kontribuues-përfitues, po shkon drejt balancimit.
Sipas të dhënave Zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, numri i pensionistëve ruralë arriti në 88,8 mijë në mes të vitit 2023 dhe nga ana tjetër numri i kontribuuesve nga sektori bujqësor arriti mbi 81 mijë persona në të njëjtën periudhë. Teksa në mes të vitit 2022 ishin 62,504 kontribuues dhe nga ana tjetër ishin mbi 91 mijë përfitues ruralë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2023 në zonat rurale të vendit numri i pensioneve të pleqërisë ishte 88,8 mijë me një rënie rreth 35 për qind në krahasim me vitin 2013.
Në të kundërt pensionistet në zonat urbane të vendit kanë ardhur në rritje. Të dhënat zyrtare tregojnë se në mes të vitit 2023 në zonat urbane ishin 491 mijë pensionistë me një rritje 57% në krahasim me vitin 2013.
Për shkak të zhvillimeve demografike, ku bumi i lindjeve pas luftës së dytë botërore po mbush moshën e pensionit, të moshuarit duhet të ishin në rritje edhe në fshat. Por zonat rurale të vendit përgjatë viteve të tranzicionit janë zhvendosur në emigracion ose drejt qyteteve. Shumica e forcës së punës në fshat është e vetëpunësuar në bujqësi pa pagesë. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë paguar sigurime shoqërore dhe rrezikojnë varfërinë ekstreme.
Sakaq qeveria është duke rishikuar skemën e pensioneve me qëllim që të gjendet një qasje, e cila të sheshojë diferencat e indeksimit vjetor të pensioneve.
Ndryshimet janë në fazën e konsultimit me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar dhe po marrin në konsideratë zhvillimet demografike dhe efektet që do të krijojnë në ecurinë e numrit të kontribuuesve dhe përfituesve në vijim.
Synohet një formulë që të mundësojë rritjen e pensioneve të ulëta me një vlerë më të madhe se të atyre më të larta. Aktualisht indeksimi aplikohet në përqindje të inflacionit të pensionisteve. Këtë vit u aplikua 8.6%, por e përkthyer në vlerë përfitimi është shumë i vogël për pensionet e ulëta se ato të larta. P.sh. një pensionist në fshat që paguhet 10,000 lekë në muaj, mori rritje në tetor 2023 vetëm 860 lekë, ndërsa një pensionist që paguhet me 30 mijë lekë në muaj, përfitoi një shtesë 2,560 lekë, ose tri herë më të lartë.
Një tjetër ndërhyrje kë të bëjë me vendosjen e limiteve për përfitimet në skemat suplementare, pasi rritja e tyre me ritmet aktuale parashikohet të rëndojë më shumë skemën në afat të gjatë./Monitor
Sot më 26 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.3 ...
Banka Qendrore Europiane (ECB) i mbajti të pandryshuara no...
Administrata Tatimore u ka dërguar një letër të person...
Sot, më 25 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.9 lek...
Ministra Ekonomisë rikthehet me funksionet e 2017, duke me...
Sot, më 24 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95.1 lek...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Shqipëria po rezulton një nga vendet me ecurinë më të ...
Sot, më 23 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lek...
Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën ...
Sot, më 22 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lek...
Shqipëria duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e ...
Deri tani, sasia e stokut të krijuar nga moseksportimi i b...
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë parashikon për viti...
Sot, më 21 janar 2024, dollari amerikan blihet m...
Brand Finance ka listuar kompanitë dhe brandet më të rëndë...
Sot më 20 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 ...
Rritja e stokut të garancive shtetërore që janë dhënë për ...
Sot më 19 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 le...
Italia mbetet partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, si ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...