Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Zambia është sot shembulli tipik për një zhvillim të ri shumë shqetësues midis vendeve në zhvillim të ngarkuar me borxhe. Këtë fakt e pranoi pak ditë më parë Ministri i Financave i këtij vendi, Situmbeko Musokotuane, që deklaroi se ka bërë gjithçka që ka mundur për të ristrukturuar rreth 17 miliardë dollarë të borxhit të jashtëm, një e treta e të cilit i detyrohet Kinës.
Zyrtarët e Thesarit në SHBA kanë ndërhyrë, duke kërkuar një marrëveshje të pranueshme për të gjithë kreditorët, teksa e kanë bërë të qartë se dështimi për të arritur një marrëveshje deri më tani i atribuohet Pekinit, që ka bërë disa kërkesa befasuese. Ai kërkon që në thelb taksapaguesit perëndimorë të subvencionojnë kreditë e këqija të dhëna nga shteti kinez.
Dëshpërimi i Zambias është i kuptueshëm. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Xhener Jellen, tha gjatë një vizite të fundit në këtë vend se qeveria amerikane po bënte çdo përpjekje për t'u rikthyer në rrugën e duhur, por se tejkalimi i borxhit po krijon një problem serioz. Vendi ka nevojë për lehtësim të borxhit dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.
Por ai nuk është i vetmi. Sepse ekziston një problem më i përgjithshëm i borxheve që i detyrohen Kinës nga një mori vendesh me të ardhura të ulëta si pjesë e programit të saj “One Belt One Road” (OBOR). Në epokën e superciklit të mallrave, modeli kinez u tregua shumë problematik.
Në vendet me të ardhura të ulëta, Kina zakonisht ka synuar të investojë duke kërkuar asete ose mallra si në rastin e Ganës ose Zambias, apo kontrollin e porteve me rëndësi si në rastin e Pakistanit apo Sri Lankës. Por atyre u mungonin burimet financiare për të zhvilluar këto asete.
Kina kishte paratë në formën e një sasi të madhe rezervash valutore, zotëronte teknologjinë dhe njohuritë e duhura për të përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës dhe çuar produktet e tregut në zhvillim në tregun e saj të brendshëm. Ishte prioriteti strategjik i Kinës qasja ndaj mallrave kryesore dhe porteve dhe infrastrukturës kryesore, si një kusht për t’ia dorëzuar ato industrisë së saj.
Për pasojë, shumë vende me të ardhura të ulëta morën hua miliarda dollarë nga bankat kineze dhe ndërmarrjet shtetërore me shpresën se do të zhvilloheshin shumë shpejt. Të dhënat janë marramendëse. Sipas një raporti të vitit 2020, Kina ka dhënë hua 1.5 trilionë dollarë për 150 vende të botës, duke u bërë kreditori më i madh zyrtar në botë.
Normat e interesit për këto kredi, përcaktoheshin shpesh me norma komerciale dhe jo koncesionare. Por supozohet se investimi do të rriste ndjeshëm rritjen ekomomike duke e bërë të lehtë ripagimin e borxhit në të ardhmen. Në fakt nuk ka ndodhur kështu.
Edhe para krizës së trefishtë të COVID-19, luftës në Ukrainë dhe tani rritjes së normës globale të interesit si kundërpërgjigje ndaj inflacionit të lartë, supozimet e rritjes rezultuan të ishin më shumë optimiste sesa duhej. Problemet e përhershme në shumë prej këtyre vendeve - korrupsioni, barrierat tregtare, trazirat politike dhe ato sociale - nuk morën zgjidhje.
Ndoshta problemet i thelloi edhe mungesa e shumë kushteve të lidhura me kreditë e dhëna nga Kina. Shumë vende përfituese të kredive OBOR u zhytën në borxhe të paqëndrueshme dhe me një rritje të kufizuar. Problemet u theksuan ndoshta nga kushtet shpesh të vështira të qasjes në treg.
Në shumë raste Kina negocionte kushte preferenciale të qasjes tregtare në tregjet e vendeve me të ardhura të ulëta, të cilat me raste i shkatërruan industritë vendase, duke e dëmtuar aftësinë e tyre për të fituar të ardhura nga këmbimi valutor për të shlyer kreditë. Një rast i tillë është industria e këpucëve në Pakistan, ku sot ky vend është i mbushur me importe të lira këpucësh kineze.
Prandaj tani vende si Surinami, Çadi, Gana, Zambia dhe Sri Lanka (dhe potencialisht Pakistani) janë të dështuara dhe po përpiqen të punojnë me kreditorët, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për t’i vendosur borxhet e tyre në një bazë më të qëndrueshme.
Në vitin 2020, këtë problem e njohu edhe G20, që ra dakord me të ashtuquajturin Kuadër të Përbashkët në trajtimin e shqetësimit të borxhit në vendet me të ardhura të ulëta. Kjo kërkon pjesëmarrjen e gjerë të kreditorëve, me një ndarje të drejtë të barrës, por rast pas rasti.
Gjuha e përdorur është e paqartë, por qëllimi ishte i qartë: të detyrojë kreditorët e rinj si Kina dhe India të bashkohen me kreditorët tradicionalë të Klubit të Parisit dhe Londrës.
Megjithatë, Kina duket se po vonohet në këtë aspekt. Kinezët kanë nxitur jo pak zemërim duke kërkuar kushte preferenciale në bisedimet për ristrukturimin e borxhit. Për shembull në rastin e Sri Lankës, ata po ofrojnë vetëm një ngrirje 2-vjeçare të pagesës së borxheve, ndërsa pesha e kreditorëve të tjerë (përfshirë Hungarinë, Arabinë Saudite dhe Indinë) sugjeron se kërkohet diçka më thelbësore. Tani mesazhi është së Kina është në fakt një vend i varfër, në zhvillim (megjithëse me mbi 2 trilionë dollarë rezerva valutore) dhe nuk ka mundësi të ofrojë lehtësim bujar.
Shënim: Timothy Ash, bashkëpunëtor në think-tankun britanik “Chatham House” në programin e tij për Rusinë dhe Euroazinë.
Sot më 27 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.7 lek...
Vlera e valutës së Iranit ka rënë në nivele rekorde ku...
Sot më 26 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lek...
Gazetari Klodian Tomorri, për refuzimin e padisë nga Gjyk...
Sot më 25 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lekë dh...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar ditën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në...
Pas 8 vjetësh, dje në media ka qarkulluar lajmi se një ban...
Monedhat e huaja janë më të zhvlerësuara se kurrë në këmbi...
Sot më 23 shkurt, dollari amerikan blihet me 107.8 lekë dh...
Euro sot këmbehet me 114 lekë. Për herë të parë euro zhvle...
Franga zvicerane vijon të këmbehet më lart se euro dhe dol...
Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa ësh...
Dollari amerikan blihet me 107.7 lekë dhe shitet me 10...
Monedhat e huaja kanë “ngrirë”, në këmbim me lekun shq...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të ka...
Dollari amerikan ka shënuar rënie në tregun valutor. Euro...
Sot me 17 shkurt, dollari amerikan blihet me 108 lekë dhe ...
Administrata Tatimore ka dhënë alarmin se individë të cakt...
Sot me 16 shkurt, dollari amerikan blihet me 107.6 lek...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...