“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Gazetari Klodian Tomorri, për refuzimin e padisë nga Gjykata Administrative, të biznesmenit Pëllumb Salillari për katet pa leje të pallatit në zonën e Liqenit të Thatë, ku kërkohej shfuqizimi tërësisht i vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit për konfiskim të objektit dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë, sqaroi vendimin e gjykatës.
Nga studio e "MCN Economy", Tomorri deklaroi se në objektin në fjalë për konfliktin Salillari-qeveri kemi të bëjmë me konfiskim total të objektit, jo vetëm të kateve pa leje, duke u konfiskuar i gjithë objekti.
Ai shtoi se në vitin 2020, mazhoranca ka ndërruar ligjin për menaxhimin e territorit dhe në të thuhet se nëse një subjekt ndërtues, në një objekt leja e ndërtimit shkelet mbi 10% të sipërfaqes dhe ka shtesë si të kateve dhe volumit anësor, objekti konfiskohet i gjithi, ndërsa për rastet e tjera kemi pasur konfiskim të kateve pa leje.
“Aty flitet për një objekt që vlen mesatarisht 20-30 milionë euro me vlerë tregu. Në lojë janë shumë para, nuk është vetëm shtesa pa leje, por bëhet fjalë për gjithë objektin.
Dje gjykata rrëzoi kërkesën e Salillarit për sigurimin e padisë, që të pezullohej procedura deri në gjykimin në themel të çështjes.
Ajo që kemi sot të sigurtë dhe të qartë nga zhvillimet e deritanishme është se mes qeverisë, Kryeministrit Rama dhe biznesmenit Salillari, një nga përfituesit më të mëdhenj të kontratave publike, kemi një konflikt apo situatë të agravuar.
Me sa duket qeveria është e bindur të vazhdojë deri në fund me konfiskimin e objektit, nëse dhe gjykata do ta konfirmojë atë që thotë qeveria, bëhet fjalë për një goditje të fortë.
Ne dimë nga praktika se ligji në Shqipëri zbatohet në mënyrë selektive kur do qeveria. Ka biznese ku ligji zbatohet i rregullt, ka të tjera, ku ligji zbatohet siç duhet.
Kemi një përplasje të fortë se janë shumë para në lojë, dëm që shkon në 30 milionë euro. Kjo nuk është më konflikt apo përplasje e thjeshtë, por përplasje ku ka shumë para.
Fakti që qeveria po vazhdon në drejtimin e saj dhe biznesmeni në drejtimin e tij, tregon që ka një përplasje shumë të fortë.
Mbas vendimit për bllokimin në fillim, pati marrë nja dy kontrata në KESH dhe tek ARRSH, këto janë dy të fundit.
Jemi në një situatë ku gjykata e ka parë të padrejtë kërkesën e kompanisë për pezullim padie.
Shumë shpejt do të jetë gjykimi i çështjes në themel që do të japë vendimin përfundimtar, por kam përshtypjen se qeveria do të vazhdojë përpara me konfiskimin e objektit dhe përdorimin për qëllimin që ka.
Nëse qeveria konfiskon ndërtime në shkelje të lejes në mënyrë substanciale nuk e shoh si aspekt negativ, se vende të tjera janë shumë më të ashpra.
Ajo që duhet të shohim dhe këmbëngulim është që ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë dhe jo me një standard për një subjekt dhe me një standard tjetër për një biznes tjetër.
Se kemi parë edhe objekte të ndryshme që legalizohen në tejkalim të lejes. Të gjithë duhet të luajnë sipas të njëjtave rregullave.
Shteti duhet të jetë më i ashpër ndaj ndërtimeve pa leje. Pjesa tjetër negative është e dhënies së lejeve, se këta i shkruajnë vetë katet që duan.
Shtesat ndodhin pasi këta e japin lejen sa duan, por pasi u shiten këto kate, shtojnë dhe ca kate pa leje”, shprehet Tomorri.
Lidhur me procesin, Tomorri tha se nuk sheh ndonjë kosto shqetësuese për buxhetin, por se është kostoja e një procesi gjyqësor që paguhet nga qytetarët.
Ai sqaroi se në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjyq ku përfitimi që pretendon shteti është 30 milionë euro dhe se ky do të jetë proces gjyqësor që do marrë formë të prerë në Apel.
“Nëse do kalojë në pronësi publike për strehim social apo për institucione publike apo do jetë kompania që do ruajë të drejtën të ruajë pronësinë e objektit.
Kompania pretendon se ne nuk jemi në kushte që të na merret i gjithë objekti, nuk kundërshton që ka shkelje. Pastaj do vendosë gjykata.
Ky është rasti i parë i përballjes mes shtetit me ndërtuesin, ose si rasti i parë ku qeveria thotë se unë e kam seriozisht me ndërtimet pa leje dhe kushdo që shkel do përballet me këtë ndëshkim.
Tani duhet të shohim a do jetë metri i njëjtë për të gjithë”, ka thënë më tej ai.
Sipas tij, për ndërtimet pa leje Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë dënimin me 8 vite burg, por se problemi është që "metri" të jetë i njëjtë për të gjithë./CNA.al
Sot më 25 shkurt, dollari amerikan blihet me 108.6 lekë dh...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka paralajmëruar ditën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në...
Pas 8 vjetësh, dje në media ka qarkulluar lajmi se një ban...
Monedhat e huaja janë më të zhvlerësuara se kurrë në këmbi...
Sot më 23 shkurt, dollari amerikan blihet me 107.8 lekë dh...
Euro sot këmbehet me 114 lekë. Për herë të parë euro zhvle...
Franga zvicerane vijon të këmbehet më lart se euro dhe dol...
Ekonomia ruse është tkurrur vitin e kaluar më pak sesa ësh...
Dollari amerikan blihet me 107.7 lekë dhe shitet me 10...
Monedhat e huaja kanë “ngrirë”, në këmbim me lekun shq...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të ka...
Dollari amerikan ka shënuar rënie në tregun valutor. Euro...
Sot me 17 shkurt, dollari amerikan blihet me 108 lekë dhe ...
Administrata Tatimore ka dhënë alarmin se individë të cakt...
Sot me 16 shkurt, dollari amerikan blihet me 107.6 lek...
Në mbledhjen e fundit, Bordi i Transparencës ka vendosur q...
Monedhat e huaja nuk kanë ndonjë ndryshim në këmbim me një...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, çmimet e naftës janë r...
Dollari amerikan sërish ka shënuar rënie, duke u këmbyer m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...