Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025
Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme (INSTAT).
Në vitin 2024 janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogramë ushqim me një vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ushqim, pije duhan” kushtoi 120.8 lekë në vitin 2024 nga 129.8 lekë në vitin 2023 me një rënie rreth 7 për qind. Në raport me vitin 2022 çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka rënë mesatarisht me 17%.
Në anën tjetër në vitin 2024 inflacioni i grupit ushqim, pije, duhan, shënoi rritje me 2.7 %. Importet janë përbërësi kryesor i inflacionit, pasi Shqipëria e ka të bazuar konsumin në import. Ushqimet e importuara ishte 2.7 herë më të larta se eksportet në vitin 2024.
Rënia e çmimeve të importit në grupet ushqimore vitin e kaluar është favorizuar nga dy faktorë themelorë. I pari është kursi i këmbimit. Forcimi i lekut ndaj euros i ka bërë importet më të lira, duke rritur në këtë mënyrë fitimet e importuesve.
Së dyti çmimet e ushqimeve në tregjet ndërkombëtare kanë vijuar uljen edhe vitin e kaluar pas krizës që pësuan me nisjen e luftës në Ukrainë.
Mirëpo tregu vendas me pakicë nuk po tregohet elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke mos përcjellë uljen e çmimeve dhe fitimet nga kursi i këmbimit. Importuesit dhe distributorët e ushqimeve kanë pohuar se po përballen me rritjen e kostove të brendshme për shkak të mungesës së fuqisë punëtore që i ka detyruar të rrisin pagat.
Një importues në kushtet e konfidencialitetit tha se nga momenti i porosive deri të pagesat e mallrave ka pasur rritje të të ardhurave me më shumë se 5-6 për qind nga nënçmimi i euros. Por ndërkohë Shqipëria përballet me çmime të larta sidomos në produktet ushqimore, pavarësisht se ndryshe nga Rajoni është favorizuar në zhvillimet e kursit të këmbimit.
Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92-të për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”, një databazë globale që mat kostot e jetesës kudo në botë. Indeksi i kostove të jetesës llogaritet si përqindje e kostos së Nju Jorkut.
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, në 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork.
Kostoja e ushqimeve ka një peshë të lartë në koston e jetesës në Tiranë, pasi ndryshe nga vendet e e tjera të Europës, shqiptarët çojnë më shumë se 43% të të ardhurave mujore për blerjen e ushqimeve.
Teksa Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Rajon mesatarisht (30% më të ulëta) me të dhëna zyrtare, nga ana tjetër ka çmime më të larta të produkteve ushqimore.
Në anën tjetër, Shqipëria ka më të lirë indeksin e qirasë. Shpenzimet e një banori në Tiranë janë sa 13.6% e një qytetari në Nju Jork./ Revista Monitor
Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Guvernatori i Bankës Kombëtare, Gent Sejko ka theksuar sot...
Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës m...
Sot, më datë 5 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat p...
Sot, më datë 4 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 3 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e...
Tranzicioni demografik i Shqipërisë, me nivel të lartë emi...
Sot, më datë 31 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbe...
Sot, më datë 30 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëhe...
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë t...
Sot, më datë 29 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimi...
Sot, më datë 28 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshë...
Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...