Lëvizin monedhat e huaja, pësojnë rritje të lehtë
Sot, më datë 29 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...

Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare. Ankandi tërhoqi interes mjaft të lartë të investitorëve.
Nga 1.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.26 miliardë lekëve. Falë kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, për një vlerë totale prej 1.72 miliardë lekësh.
Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.
Në muajin mars, Ministria e Financave ka parashikuar edhe një rihapje e ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, për një vlerë prej 1 miliard lekësh.
Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit është në parim një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit. Në vitet e fundit, treguesit e borxhit publik janë përmirësuar, falë ecurisë së mirë të ekonomisë pas pandemisë, forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor dhe një politike fiskale më konservatore, me deficite buxhetore më të ulëta. Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie të shpejtë gjatë viteve në vazhdim dhe në fund të vitit 2023 zbriti në 57.5% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2024 borxhi publik ishte sa 55.45% e PBB-së.
Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit. Në fundin e muajit shtator 2024, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 928 ditë, nga rreth 630 ditë që kishte qenë një dekadë më parë.
Nga ana tjetër, kërkesa mjaft e lartë në ankand tregon se investitorët janë të interesuar për alternativa më afatgjata investimi dhe për të rritur kthimin e portofoleve të tyre.
Këto instrumente janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, obligacionet 20 vjeçare krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në protofole dhe për të rritur kthimet për anëtarët.
Për herë të parë vitin e kaluar, tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare në lekë tërhoqi edhe investitorë institucionalë nga jashtë vendit.
Nga ana tjetër, shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim më afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë./ Revista Monitor
Sot, më datë 29 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimi...
Sot, më datë 28 janar 2025, në tregun valutor, euro blihet...
Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshë...
Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
Edhe pse sezoni i ri i mbjelles së qepës po vjen për ferme...
Sot, më datë 26 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet ...
Përmirësimi i financave personale dhe kujdesi për shëndeti...
Dy kontrata me vlerë kumulative 2.4 miliardë lekë apo 24 m...
Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gja...
Sot, më 24 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënua...
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, i...
Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në l...
Sot, më 23 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë raportuan se përdo...
Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është ...
Sot, më 22 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Bitcoin u rrit në një nivel të ri historik prej 109,588 do...
Njerëzit më të pasur në botë po bëhen gjithnjë e më të pas...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...