Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 23 janar 2025
Sot, më 23 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...

Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht.
Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa u takon vizitorëve në vend. Për 11-mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me një rritje prej 33.2% me bazë vjetore.
Nga 1.5 milionë më shumë turistë që hynë në vend për 11-mujorin, rreth 20% e tyre ishin italianë, duke qenë grupi me rritjen më të madhe në numër. Italianët ishin grupi i dytë më i madh i shtetasve të hyrë në vend për 11-mujorin, me 10% të totalit, pas Kosovës.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo rritje ishte e dukshme edhe gjatë vjeshtës 2024 dhe konkretisht muajit nëntor kur ky grup shënoi 22.7 për qind rritje. Në total në nëntor na vizituan mbi 73 mijë turistë nga vendi fqinj.
Ajo që bie në sy është një tërheqje e dukshme e polakëve gjatë nëntorit 2024 që në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë është me një ulje 20 për qind. Pavarësisht kësaj polakët kanë shënuar një rritje të dukshme si 11-mujor 2024 nivel që u regjistrua në 67.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Turoperatorët konfirmuan se rritja e polakëve gjatë vitit 2024 ishte e menjëhershme dhe agjencitë e huaja kërkuan shtim të kapacitetit në strukturat ku më herët kishin lidhur kontrata garancie. Edhe për vitin 2025 pritshmëria për këtë grup që vjen kryesisht në formë të organizuar në zonën e Golemit është pozitive.
Kosova që mban peshën kryesore të turizmit në vend gjatë nëntorit ka shënuar një tkurrje me 1.9 për qind në raport me vitin paraardhës.
Pritshmëria ishte që kjo zbehje të ishte edhe më e fortë si efekt i liberalizimit të vizave por strukturat hoteliere konfirmuan se në fundjava shqiptarët e Kosovës po i ishin më të pranishëm duke treguar për një rikthim të tyre.
Ndërkohë sa i takon 11-mujorit Kosova ka regjistruar një rritje vetëm me 0.9 për qind në 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Kjo rritje thuajse inekzistente erdhi si efekt i disa faktorëve ku përveç liberalizimit të vizave rol luajti edhe zhvlerësimi i euros si dhe perceptimi se Shqipëria u shtrenjtua sidomos gjatë verës diçka që edhe pse ishte e përkohshme dhe në rajone të caktuara dha efekt negativ në rezervime.
Gjatë vjeshtës gjithashtu vihet re një rritje e vizitorëve nga vende si Franca, Gjermania, Austria por edhe më gjerë nga Europa, një grup vizitorësh ky që është kryesisht i interesuar për turizmin kulturor dhe jo për atë të rërës dhe detit në pikut në sezonin veror.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipërinë në vitin 2024 në total e vizituan 11.7 milionë të huaj me një rritje 15.2 për qind në raport me vitin 2023.
Pritshmëria është që viti 2025 të jetë sërish një vit pozitiv për turizmin si efekt i sinjaleve të para të dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë nënshkruar tashmë volumi i të cilave është deri në 25 për qind më i lartë për grupe të caktuara./ Revista Monitor
Sot, më 23 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë raportuan se përdo...
Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është ...
Sot, më 22 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Bitcoin u rrit në një nivel të ri historik prej 109,588 do...
Njerëzit më të pasur në botë po bëhen gjithnjë e më të pas...
Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për...
Sot, më 21 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ekonomia gjermane ka pasur probleme të mëdha në vitin e ka...
Digat bujqësore në vend pritet të kalojnë në studime fizib...
Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 mil...
Sot, më 20 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 19 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmime...
Sot, më 18 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Gjatë vitit që lamë pas është tejkaluar rekordi i 2023...
Sot, më 17 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e ...
Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi j...
Sot, më 16 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...